PËR SPORTIN Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI : KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është: -
-
- Përcaktimi i kompetencave të autoriteteve qendrore e vendore në fushën e sporteve.
- Përcaktimi i bazave të përgjithshme dhe ligjore të organizimit dhe zhvillimit të sportit.
- Sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave të shtetasve, që merren me edukim fizik dhe sport, në përputhje me Kartën Europiane të Sportit dhe me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë.
- Përcaktimi i marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet organizatave sportive dhe shtetit e institucioneve të pushtetit vendor.
- Të shërbejë si mbështetje ligjore, financiare dhe organizative, për funksionimin e institucioneve dhe të organizatave sportive, publike e private.
Neni 2 Objekti Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të funksionimit dhe të organizimit të sportit në Republikën e Shqipërisë. Neni 3 Përkufizime Në kuptim të këtij ligji: - “Sport” është tërësia e veprimeve psiko-fizike, që synojnë zhvillimin e ushtruesve, argëtimin, edukimin, ruajtjen dhe forcimin e shëndetit, përmirësimin e mirëqenies së gjithanshme të tyre dhe arritjen e suksesit në garat sportive.
- “Veprimtari sportive” është procesi i fitimit, mbajtjes dhe përmbushjes së mjeshtërive, kërkesave dhe kompetencës në sport.
- “Garë sportive” është veprimtaria, e cila zhvillohet për përcaktimin e sportistëve dhe të skuadrave më të mira, në përputhje me kërkesat ligjore, me rregullat e procedurës së konkurrimit, të vendosura nga federatat sportive dhe të rregulloreve të vendosura nga organizatorët e garave.
- “Sportist” është individi, ushtrues i një sporti në forma të ndryshme, i anëtarësuar në një organizatë sportive.
5. “Specialist i sportit” është një punonjës i sportit, i cili ka fituar një diplomë edukimi të sportit apo një certifikatë të përputhshme ose diplomë të kualifikimit profesional të edukimit të sportit ose certifikatë të përputhshme kualifikimi profesional. - “Organizata sportive” janë Komiteti Olimpik Shqiptar, federatat, klubet sportive dhe shoqatat, të cilat zhvillojnë veprimtari sportive.
- “Federatë sportive” është person juridik privat, që krijohet në formën e shoqatës, anëtarë të së cilës janë shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe klubet sportive, që ushtrojnë veprimtari në një sport të caktuar.
- “Shoqatë sportive” është person juridik privat, që krijohet nga anëtarët, që ushtrojnë veprimtari në një sport të caktuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas dispozitave të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi.
- “Shoqëri sportive” është një person juridik privat, që krijohet dhe funksionon në formën e shoqërisë tregtare, që ushtron veprimtari sportive me qëllime fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin tregtar në fuqi.
- “Klub sportiv” është person juridik, që ushtron veprimtari sportive në një sport të caktuar.
- “Objekt sportiv” është send i paluajtshëm, i ndërtuar në përputhje me kushtet e nevojshme për zhvillimin e një apo disa sporteve, në bazë të rregullave teknike, të miratuara nga federata kombëtare e sportit përkatës.
- “Dopingu në sport” nënkupton administrimin nga sportistët ose përdorimin prej tyre të klasifikimeve farmakologjike të agjentëve doping.
- “Sporti për të gjithë” përfaqëson një kompleks veprimtarish për praktikimin e lirë të ushtrimeve fizike, në një mjedis tërësisht të sigurt, të organizuar ose të pavarur, në mënyrë individuale ose në grup.
14. “Fair play” nënkupton lojën e ndershme dhe korrekte. Neni 4 Parimet bazë të funksionimit të sportit në Republikën e Shqipërisë Parimet bazë të sportit janë: a) parimi i barazisë, si një e drejtë e çdo shtetasi për t’u marrë me sport; b) parimi i lojës së ndershme dhe korrekte, i udhëhequr nga idealet olimpike dhe parimet e etikës sportive; c) parimi i sigurisë, që ka të bëjë me ushtrimin e veprimtarive sportive në një mjedis të sigurt. Neni 5 - Të ushtruarit e sportit është një e drejtë e të gjithë shtetasve në Republikën e Shqipërisë. Askush nuk mund të privohet nga kjo e drejtë pa shkak të mbështetur në ligj.
- Nuk përbëjnë shkelje të së drejtës për të ushtruar sportin rastet, kur kufizimet për pjesëmarrjen në veprimtaritë sportive, përcaktohen në rregulloret e organizimit të tyre.
- Ndalohet diskriminimi në veprimtaritë sportive për shkaqe, si bindjet politike a fetare, raca, etnia, gjuha, gjinia, gjendja ekonomike ose shoqërore.
Neni 6 -
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rendit Publik dhe njësitë e qeverisjes vendore ngarkohen për të krijuar kushtet e nevojshme që nxënësit, studentët, efektivat e policisë
- dhe të Forcave të Armatosura të zhvillojnë veprimtari fizike dhe sportive, individuale dhe/ose të organizuara.
- Sporti është pjesë përbërëse e programit të edukimit të nxënësve dhe studentëve në institucionet arsimore publike dhe jopublike.
- Institucionet arsimore publike ose private në të gjitha nivelet nxisin dhe financojnë krijimin e organizatave sportive të nxënësve dhe/ose studentëve.
KREU II SHTETI DHE SPORTI Neni 7 1. Sporti në Republikën e Shqipërisë është një veprimtari publike. - Shteti nxit sportin për të gjithë dhe mbështet pjesëmarrjen e shtetasve në sport, nëpërmjet krijimit të kushteve ligjore, financiare dhe të infrastrukturës sportive.
- Shteti nxit dhe mbështet përfshirjen në veprimtari sportive të personave me aftësi të kufizuar, si dhe ndihmon nëpërmjet sportit integrimin e tyre në jetën shoqërore.
- Shteti mbështet organizatat sportive dhe subjektet sponsorizuese të veprimtarive sportive, nëpërmjet krijimit të lehtësive fiskale.
- Ndihmat në materiale dhe pajisje sportive, për organizatat sportive shqiptare, të cilat vijnë nga institucionet sportive ndërkombëtare, në kuadër të bashkëpunimit, përjashtohen nga detyrimet doganore.
- Procedurat e përjashtimit dhe listat e materialeve e të pajisjeve sportive miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 8 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve harton dhe zbaton politikën shtetërore në fushën e sportit, plotëson dhe përmirëson kuadrin ligjor të sportit, administron fondet buxhetore për sportin dhe kontrollon përdorimin e tyre nga organizatat sportive, bashkëpunon me to për zhvillimin e sportit në Republikën e Shqipërisë, duke respektuar pavarësinë e funksionimit të tyre, administron objektet sportive publike, që ka në juridiksion dhe financon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mjediseve sportive.
- Njësia administrative e pushtetit vendor harton dhe garanton politikat vendore në fushën e sportit dhe strategjitë përkatëse për zhvillimin e tij, krijon institucionin përgjegjës për sportin, menaxhon objektet sportive, që ka në pronësi, ndërton objekte të reja, sipas nevojës, mbështet zhvillimin dhe veprimtarinë e organizatave sportive, që zhvillojnë veprimtari në territoret e tyre.
KREU III KËSHILLI KOMBËTAR I SPORTIT Neni 9 - Pranë Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve funksionon Këshilli Kombëtar i Sportit.
- Këshilli Kombëtar i Sportit është një organ këshillimor, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave të shtetit për sportin.
- Përbërja strukturore dhe shpërblimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Sportit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përcakton anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sportit dhe miraton përbërjen dhe Rregulloren e Organizimit dhe të Funksionimit të Këshillit Kombëtar të Sportit.
Neni 10 Organizatat sportive janë: a) Komiteti Olimpik Shqiptar; b) federatat sportive; c) shoqatat sportive; ç) shoqëritë sportive; d) klubet sportive. Neni 11 Komiteti Olimpik Shqiptar -
- Komiteti Olimpik Shqiptar është person juridik, që themelohet dhe funksionon si shoqatë sportive dhe që e ushtron veprimtarinë në mbështetje të legjislacionit shqiptar në fuqi, të Kartës Olimpike dhe në përputhje me statutin e tij, të miratuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
- 2. Lëvizja olimpike drejtohet dhe bashkërendohet nga Komiteti Olimpik Shqiptar.
- Shteti njeh vetëm Komitetin Olimpik Shqiptar dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të marrë atributet e këtij Komiteti.
Neni 12 Komiteti Olimpik Shqiptar bashkërendon fondet e veta me ato të pushtetit qendror e vendor në zbatim të programeve, si më poshtë: a) programi i edukimit olimpik; b) programi rinor i lëvizjes olimpike; c) programi i zhvillimit rajonal të lëvizjes olimpike; ç) programi i përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve më të mirë të vendit në Lojërat Olimpike dhe në garat e tjera olimpike, ndërkombëtare dhe rajonale. Neni 13 - Në Komitetin Olimpik Shqiptar aderojnë federatat shqiptare dhe organizata të tjera sportive, të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në statutin e këtij Komiteti.
- Vendimet dhe veprimtaritë e Komitetit Olimpik Shqiptar i njoftohen Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Neni 14 Federatat sportive - Federatat sportive pas titullit të përkatësisë, duhet të shënojnë emërtimin “Shqiptare” në titullin e tyre.
- Të drejtën për të përfituar emërtimin “Federatë shqiptare” e një sporti të caktuar e gëzon ajo organizatë sportive, e cila krijohet me nismën e shumicës së thjeshtë të organizatave sportive të atij sporti, që kanë pranuar emërtimin dhe statutin e federatës së miratuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pas miratimit të statutit, ky grupim kërkon regjistrimin e federatës përkatëse në gjykatën kompetente.
- Federatat shqiptare gëzojnë të drejtën për t’u anëtarësuar në organizata të tjera sportive të nivelit më të lartë, brenda dhe jashtë vendit.
- Vendimet dhe veprimtaritë sportive të federatave sportive shqiptare i njoftohen Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Neni 15 1. Shteti i delegon të drejtën e organizimit dhe të zhvillimit të veprimtarive sportive, kombëtare e ndërkombëtare, vetëm një federate sportive, në një sport të caktuar. 2. Emërtimi “Federatë shqiptare” e një sporti i hiqet një organizate sportive kur: a) veprimtaria e saj nuk zhvillohet në përputhje me qëllimet dhe objektivat e përcaktuar në statut; b) asambleja e përgjithshme e saj merr vendime antikushtetuese dhe të jashtëligjshme; c) pushon së funksionuari, si rezultat i shpërbërjes së saj. 3. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve revokon urdhrin për emërtimin “Federatë shqiptare” dhe kërkon në gjykatën kompetente shpërndarjen e saj. Neni 16 - Federatat shqiptare financohen nga shteti, nga fondet e dhëna në formë granti, të parashikuara në Buxhetin e Shtetit dhe nga burime të tjera.
- Delegimi i fondeve buxhetore, sipas përparësive, bëhet me propozimin e federatave dhe me miratimin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në mbështetje të ligjit, mbikëqyr dhe kontrollon administrimin e grantit të dhënë federatës shqiptare, si edhe veprimtarinë e saj me karakter publik.
- Federata shqiptare e një sporti të caktuar, krahas detyrave statutore, ka edhe këto detyra: a) organizon kampionatin kombëtar dhe kupën e Shqipërisë dhe shpall “ekipin Kampion Kombëtar” dhe “ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë” në sportin përkatës; b) përdor simbolet e federatës ose autorizon përdorimin e tyre nga anëtarë të tjerë, për
çdo qëllim; c) përfaqëson Republikën e Shqipërisë në federatat ndërkombëtare sportive; ç) organizon ekipin kombëtar dhe merr pjesë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare ose autorizon pjesëmarrjen e anëtarëve të saj në këto veprimtari; d) organizon në Republikën e Shqipërisë veprimtari sportive ndërkombëtare dhe jep leje për organizimin e tyre nga anëtarët e saj; dh) përfaqëson atë sport në organizatat sportive kombëtare. 5. Asnjë person juridik, privat ose publik, nuk mund të marrë asnjë nga kompetencat ekskluzive të federatës, vetëm nëse ato i janë dhënë zyrtarisht prej saj. Neni 17 Shoqatat sportive - Shoqatat sportive kanë për qëllim pjesëmarrjen në veprimtari sportive ose zhvillimin e tyre, në përputhje me këtë ligj dhe me legjislacionin shqiptar në fuqi.
- Mënyra e krijimit, forma e organizimit dhe e funksionimit dhe objekti i veprimtarisë së shoqatave sportive mbështeten në ligjet nr.7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” dhe nr.8789, datë 7.5.2001 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”.
3. Shoqatat sportive kombëtare nuk mund të zhvillojnë veprimtari sportive ose të marrin pjesë në to pa u regjistruar si anëtare në federatën shqiptare të sportit përkatës. 4. Shoqatat sportive përfitojnë financime edhe nga organet e pushtetit qendror ose vendor, në zbatim të dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi, nëpërmjet granteve dhe nga burime të tjera. Neni 18 Shoqëritë sportive - Shoqëritë sportive kanë për qëllim pjesëmarrjen në veprimtari sportive ose zhvillimin e tyre, në përputhje me këtë ligj dhe me legjislacionin shqiptar në fuqi.
- Mënyra e krijimit, forma e organizimit dhe e funksionimit, si dhe objekti i veprimtarisë së shoqërive sportive mbështeten në legjislacionin për shoqëritë tregtare.
- Shoqëritë sportive nuk mund të zhvillojnë veprimtari sportive ose të marrin pjesë në to, pa u regjistruar si anëtare në federatën shqiptare të sportit që ushtrojnë.
- Shoqëritë sportive përfitojnë financime edhe nga organet e pushtetit qendror ose vendor, në zbatim të dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi, nëpërmjet granteve dhe nga burime të tjera.
Neni 19 Klubet sportive - Klubet sportive organizohen dhe funksionojnë si shoqëri anonime, sipas dispozitave të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”.
- Transformimi i klubeve sportive në shoqëri anonime miratohet nga Ministria e Ekonomisë, me kërkesë të organit të pushtetit qendror ose vendor, në varësi të të cilit është klubi sportiv. Ky transformim bëhet brenda një afati prej dy vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
- Klubi sportiv i transformuar në shoqëri anonime gëzon të drejtën e përparësisë së përdorimit të objekteve sportive të institucionit publik, në bazë të një marrëveshjeje të lidhur ndërmjet tyre.
Neni 20 Në shoqëritë tregtare, me objekt ushtrimin e veprimtarisë sportive në një sport të caktuar, pjesa e kapitalit shtetëror ose paketa e aksioneve të zotëruara nga shteti mund të privatizohen nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në ligjin nr.7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të ndryshuar. KREU V DREJTËSIA SPORTIVE Neni 21 Shqyrtimi administrativ - Federatat sportive krijojnë organet e gjykimit disiplinor, sipas procedurave të përcaktuara në statutin e tyre.
- Organet e gjykimit disiplinor të federatave shqyrtojnë dhe vendosin masa ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve në garat sportive, që kryejnë shkelje disiplinore a teknike, në kundërshtim me rregulloren e veprimtarisë dhe/ose atë të disiplinës.
Neni 22 Çdo anëtar ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës kompetente, në rast se vendimet e organeve drejtuese të federatës bien në kundërshtim me ligjin dhe me statutin e saj. Federatat bien dakord që, për zgjidhjen e këtyre konflikteve, përpara se t’i drejtohen gjykatës kompetente, me marrëveshje ndërmjet tyre, të ngrenë organe arbitrazhi, në zbatim të Kodit të Procedurës Civile. KREU VI SPORTISTI DHE SPECIALISTI NË SPORT Neni 23 - Sportisti ka të drejtë ta zgjedhë vetë shoqatën sportive, shoqërinë sportive, klubin sportiv ku dëshiron të anëtarësohet, në varësi të sportit që ushtron dhe ta ndryshojë atë në përputhje me statutet e tyre.
- Pjesëmarrja në këto organizata bëhet sipas procedurave të përcaktuara në statut dhe në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës. Sportisti është i detyruar të zbatojë të gjitha detyrimet, që rrjedhin nga kontrata e punës.
- Transferimi i sportistit nga një klub sportiv në një tjetër, brenda ose jashtë vendit, bëhet në përputhje me rregulloret e veprimtarive sportive, të miratuara nga federata shqiptare e atij sporti dhe nga ato ndërkombëtare.
Neni 24 - Klubi sportiv detyrohet të punësojë vetëm specialistë të licencuar nga federata shqiptare e sportit përkatës.
- Funksionet e specialistit sportiv mund t’i kryejë vetëm individi, i cili gëzon licencën profesionale, të lëshuar nga federata shqiptare e atij sporti. Klubet sportive, kur aktivizojnë specialistë të palicencuar, dënohen sipas sanksioneve të përcaktuara në rregulloret e veprimtarisë sportive.
Neni 25 - Sportisti duhet të respektojë rregullat e federatës përkatëse kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, parimet etike të sportit dhe të lojës së ndershme, lojën e ndershme, kushtet e Konventës së Antidopingut dhe rregulloret e veprimtarisë.
- Specialisti i sportit drejton veprimtaritë sportive dhe i përcakton ato, duke pasur parasysh ngarkesën fizike, për një përdorim racional të sportit, për forcimin dhe ruajtjen e shëndetit dhe arritjen e një mjeshtërie të lartë.
KREU VII SPORTI I NIVELIT TË LARTË Neni 26 - Federata shqiptare e një sporti të caktuar i propozon Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të shpërblejë me mjete financiare ose me mjete të tjera personat, të cilët arrijnë rezultate të cilësisë së lartë sportive.
- Kriteret për përcaktimin e nivelit të lartë sportiv dhe mënyrat e shpërblimit të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 27 1. Objektet sportive janë publike ose private. -
- Objektet sportive publike janë në pronësi të pushtetit qendror ose atij vendor, sipas juridiksionit të tyre. Ata janë përgjegjës për mirëmbajtjen, rikonstruksionin dhe për ndërtimin e objekteve të reja.
- 3. Objektet sportive private janë në pronësi të personave juridikë privatë.
- Objektet sportive ngrihen dhe mirëmbahen për krijimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarive sportive. Objektet sportive në pronësi publike përdoren për të ofruar shërbime të nevojshme për sportin për të gjithë.
Neni 28 - Objektet sportive për zhvillimin e veprimtarive sportive zyrtare ndërtohen në përputhje me standardet dhe kushtet teknike, të miratuara nga federatat ndërkombëtare të sportit përkatës.
- Administratorët dhe shfrytëzuesit e mjediseve sportive garantojnë rregullat teknike të sigurisë dhe ato higjieno-shëndetësore për shfrytëzimin dhe frekuentimin e rregullt e normal të mjediseve sportive.
Neni 29 Organet shtetërore ose organizatat sportive, që i kanë në pronësi a përdorim këto objekte, duhet të bëjnë një herë në vit verifikimin paraprak të kushteve të përcaktuara në nenin 28 të këtij ligji. Neni 30 1. E drejta e shfrytëzimit të mjedisit sportiv i takon administratorit të tij. - E drejta e shfrytëzimit të veprimtarisë së garës, që zhvillohet në mjedisin sportiv, i përket organizatorit të kësaj veprimtarie.
- Marrëdhëniet ndërmjet pronarit ose administratorit dhe organizatorëve të veprimtarisë ose shfrytëzuesit të objektit sportiv, për qëllim të veprimtarisë sportive, rregullohen nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale.
- Zotëruesi i së drejtës së shfrytëzimit të një veprimtarie a gare sportive nuk mund t’u vërë sportistëve, pjesëmarrës në këtë veprimtari a garë sportive, asnjë detyrim që cenon lirinë e tyre, qoftë atë të të shprehurit apo çdo lloj lirie tjetër individuale.
Neni 31 - Ndryshimi i statusit të objekteve sportive, në varësi të pushtetit qëndror a vendor, bëhet në përputhje me ligjin nr.7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”.
- Objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.
KREU IX E DREJTA E TRANSMETIMIT Organizatorët e veprimtarive sportive janë pronarë të së drejtës së transmetimit të kësaj veprimtarie. Ata mund ta shesin këtë të drejtë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me konkurrim publik, në përputhje me rregullat e përcaktuara në statutet e tyre. Neni 33 - E drejta e transmetimit radioteleviziv të veprimtarive sportive të ekipeve kombëtare të Republikës së Shqipërisë, në rrugë ajrore, tokësore ose me çdo lloj mënyre tjetër transmetimi, rregullohet sipas nenit 77 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Transmetimi i informacionit nga operatorët e tjerë radiotelevizivë bëhet në përputhje me ligjin nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
KREU X REKLAMAT DHE SPONSORIZIMET Neni 34 Organizatorët e veprimtarive sportive gëzojnë të drejtën të përdorin sipërfaqet e dukshme të mjedisive sportive, ku zhvillojnë veprimtarinë ose garën sportive, për reklamën e shoqërive të ndryshme tregtare, në bazë të marrëveshjeve kontraktuese me to. Neni 35 - Klubet sportive ose sportistët, për sportet individuale, në përputhje edhe me rregulloret e federatave përkatëse të sportit, kanë të drejtë të vendosin në uniformat që përdorin gjatë zhvillimit të veprimtarisë sportive emrin e shoqërisë sponsorizuese, të shoqërisë sportive ose klubit sportiv, gjithmonë në përputhje me kushtet e përcaktuara në kontratën dypalëshe të sponsorizimit ndërmjet klubit, federatës së sportit ose sportistëve dhe sponsorizuesit. Kontratat hartohen sipas standardeve dhe rregulloreve ndërkombëtare.
- Madhësia dhe forma e mbishkrimeve të jenë në përputhje me normat e rregullores së federatës përkatëse sportive dhe me aktet ligjore në fuqi.
KREU XI BURIMET FINANCIARE Neni 36 1. Fondet e Buxhetit të Shtetit për sportin përcaktohen në Buxhetin vjetor të Shtetit. 2. Në fondet financiare për sportin përfshihen edhe burimet e pushtetit vendor, të organizatave sportive, të Fondit Kombëtar të Zhvillimit të Sportit, si dhe financimet e dhëna nga federatat ndërkombëtare sportive ose nga ndonjë burim tjetër i ligjshëm. Neni 37 Fondi Kombëtar i Zhvillimit të Sportit Pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve krijohet Fondi Kombëtar i Zhvillimit të Sportit nga të ardhurat, që sigurohen nga llotaritë sportive, sipas ligjit nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”. Përdorimi i Fondit Kombëtar të Zhvillimit të Sportit bëhet me urdhër të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sipas udhëzimit të nxjerrë prej tij në zbatim të këtij ligji. KREU XII VEPRIMTARITË KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE Neni 38 Organizimi i një gare sportive - Organizues të një gare sportive janë organizatat sportive ose institucionet e pushtetit qendror apo vendor.
- Organizuesi i garës sportive duhet të njoftojë pushtetin vendor dhe organet e rendit në territorin administrativ ku do të zhvillohet kjo garë.
Neni 39 Pjesëmarrja në garat sportive ndërkombëtare - Sportistët dhe ekipet, që përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë në garat sportive ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimet e federatave përkatëse sportive, përdorin simbolin kombëtar.
- Federatat sportive shqiptare përkatëse, ekipet dhe sportistët përfaqësues të organizatave sportive ndërkombëtare organizojnë pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në garat sportive ndërkombëtare. Ato vënë në dijeni rregullisht Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për ecurinë e këtyre garave dhe parashikimet për to.
Neni 40 Organizimi i lojërave olimpike rajonale, garat finale botërore dhe kampionatet europiane dhe botërore - Lojërat olimpike dhe veprimtaritë me karakter olimpik organizohen nga Komiteti Olimpik Shqiptar.
- Garat finale botërore dhe kampionati europian e ai botëror në Republikën e Shqipërisë organizohen nga federatat sportive, me mbështetjen e strukturave përgjegjëse të sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
- Organizimi i lojërave olimpike, i garave finale botërore dhe i kampionatit europian e atij botëror duhet të plotësojnë kërkesat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe të federatave sportive ndërkombëtare.
KREU XIII KONTROLLI MJEKËSOR DHE ANTIDOPINGU Neni 41 - Në procesin stërvitor dhe në veprimtaritë sportive është i ndaluar përdorimi i substancave doping.
- Lista e substancave doping të ndaluara në Republikën e Shqipërisë është e njëjtë me ato të miratuara nga Agjencia Botërore e Antidopingut.
- Çdo përdorim i dopingut dhe nxitja për përdorimin e tij dënohen sipas normave ndërkombëtare, të pranuara nga federatat përkatëse.
- Veprimtarinë kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë e drejton Komisioni Kombëtar Antidoping, i cili është një strukturë këshillimore e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pranë Qendrës Kërkimore Shkencore të Sportit. Komisioni Kombëtar Antidoping është në varësi të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
- Përbërja, funksionimi, të drejtat dhe detyrat e këtij Komisioni përcaktohen me urdhër të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
- Komisioni Kombëtar Antidoping i rekomandon Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve marrjen e masave të parashikuara ndaj personave, që përdorin ose nxisin përdorimin e dopingut.
- Federatat shqiptare të sportit pranojnë autoritetin e Komisionit Kombëtar Antidoping për kontrollin e sportistëve, anëtarë të tyre dhe dënimin e përdoruesve të dopingut. Ky detyrim përcaktohet në statutin e federatës.
- Komisioni Kombëtar Antidoping dhe të gjitha organizatat sportive janë të detyruara të respektojnë antidopingun, të përcaktuar në dispozitat e Konventës Europiane Antidoping të vitit 1989, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.9242, datë 17.6.2004.
Neni 43 - Asnjë sportist nuk mund të anëtarësohet në një federatë dhe të marrë pjesë në veprimtarinë sportive të organizuar prej saj pa paraqitur vërtetimin mjekësor, që e lejon atë të ushtrojë sportin që ka zgjedhur. Sportistët e anëtarësuar pajisen me kartelë mjekësore vetjake.
- Kontrolli mjekësor i sportistëve bëhet nga mjekë të specializuar, të paktën një herë në vit. Sporte të veçanta, për natyrën e veçantë të tyre, parashikojnë në rregulloret e funksionimit kontrolle mjekësore më të shpeshta.
- Me urdhër të përbashkët të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrit të Shëndetësisë përcaktohen kriteret dhe procedurat e kontrollit mjekësor sportiv.
- Organizuesit e veprimtarisë sportive mbajnë përgjegjësi administrative ose penale për aktivizimin e sportistëve pa kartelë mjekësore në garat sportive.
Neni 44 - Organizatat sportive janë përgjegjëse për sigurimin shëndetësor të sportistëve, që marrin pjesë në veprimtaritë e tyre sportive.
- Sigurimi shëndetësor i sportistëve përballon të gjitha shpenzimet për mjekimin e dëmtimeve, që mund t’u ndodhin sportistëve gjatë veprimtarisë së tyre sportive.
- Organizata sportive, që lejon pjesëmarrjen e sportistëve të pasiguruar nga ana shëndetësore, detyrohet të paguajë të gjitha shpenzimet për rehabilitimin e sportistit në rast dëmtimi në veprimtarinë sportive, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
KREU XIV KUALIFIKIMI DHE KËRKIMI SHKENCOR Neni 45 Shteti mbështet dhe financon kërkimin dhe kualifikimin shkencor në sport. Kualifikimi dhe kërkimi në sport realizohen nga institucionet shkencore të specializuara dhe nga çdo organizatë sportive. 1. Qendra Kërkimore e Sportit është institucioni shkencor, në varësi të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Objekti kryesor i veprimtarisë së këtij institucioni është: a) realizimi i studimeve dhe i analizave shkencore në sport; b) kualifikimi i trajnerëve dhe i punonjësve shkencorë; c) kontrolli dhe vlerësimi i sportistëve cilësorë. 2. Mënyra e funksionimit të këtij institucioni përcaktohet në statutin e tij, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU XV DHUNA NË SPORT Neni 47 Gjatë veprimtarive sportive të të gjitha niveleve ose gjatë transmetimit të tyre në publik ose në mjedise ku ato zhvillohen ndalohet provokimi ose përpjekja për provokim me karater politik, shoqëror, racial, fetar a gjinor, që synon nxitjen e urrejtjes e të dhunës ndaj pjesëmarrësve në veprimtarinë sportive ose/dhe ndaj spektatorëve. Neni 48 - Ndalohet mbajtja dhe përdorimi në objektet sportive, gjatë zhvillimit të veprimtarive, i fishekzjarreve dhe i armëve të të gjitha llojeve, si dhe përdorimi dhe tregtimi i pijeve alkoolike.
- Personi, që merr pjesë në veprimtari sportive në cilësinë e gjyqtarit, është i paprekshëm. Ai është përfaqësues i federatës shqiptare të një sporti të caktuar.
Neni 49 - Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjedise sportive të hapura për spektatorët është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit.
- Rregullat për zbatimin e kësaj dispozite, në këshillim me organizatat sportive, përcaktohen me urdhër të përbashkët të Ministrit të Rendit Publik dhe të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në zbatim të nenit 58 të ligjit nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”.
Neni 50 - Veprimtarinë kundër dhunës e drejton Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport, një strukturë me karakter këshillimor pranë Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Përbërja e funksionimi i këtij Komisioni dhe mënyra e shpërblimit të anëtarëve të tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport i rekomandon Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve marrjen e masave të parashikuara kundër personave, që përdorin ose nxisin përdorimin e dhunës.
- Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport dhe të gjitha organizatat sportive, në veprimtarinë kundër dhunës në Shqipëri, respektojnë dispozitat e Konventës Europiane Kundër Dhunës në Sport, ku ka aderuar Republika e Shqipërisë.
KREU XVI KUNDËRVAJTJE ADMINISTRATIVE - Shkelja e dispozitave detyruese të këtij ligji përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga inspektorët e ngarkuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
- Shkelja e pikës 3 të nenit 5 përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
- Shkelja e pikës 2 të nenit 19 përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 1 000 000 lekë.
- Shkelja e nenit 48 përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 50 000 lekë.
KREU XVII DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 52 Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, në zbatim të nenit 7 pika 6, nenit 9 pika 3, nenit 26 pika 2, nenit 46 pika 2 dhe nenit 50 pika 2, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, brenda një viti nga hyrja në fuqi e tij. Neni 53 Ligji nr.8114, datë 28.3.1996 “Për sportin”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, si dhe çdo akt tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen. Neni 54 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.4566, datë 6.5.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Alfred Moisiu Nr. 9376, datë 21.4.2005 PËR SPORTIN Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 eKushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Neni 2 Objekti Neni 3 Përkufizime Fletorja Zyrtare: Viti 2005, Nr 36 , Faqe 1322 , Data e aprovimit 21-04-2005, Data e botimit 27-05-2005; Statusi: |