TIRANA-FLAMURTARI 1-2
Ekipi vlonjat fiton Kupen e Shqiperise
TIRANA-FLAMURTARI 1-2
Shënues: Dabulla 42’/ Mema 65’, Zeqiri 92’
Finalja e Kupës së Shqipërisë. Edicioni i 57-të
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës,
E mërkurë, 6 maj 2009, ora 16:00
TIRANA: Nallbani; Dabulla, Osmani (46’ Muzaka), Pezo, Abraham, Agolli, Devolli, Patushi (78’ Sefa), Muka (kap.), Xhafa, Memelli. Trajner: Agustin Kola
FLAMURTARI: Moçka; Begaj, Paniç (kap.), Veliu, Kuqi, Strati (54’ Shehaj), Beqiri, Zeqiri, Alvizh (70’ Brajkoviç), Çaushaj, Mema. Trajner: Eqerem Memushi
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj, Ergin Doda, Denis Rexha. Gjyqtar i katërt: Sokol Rexhaj
1’- Topin e parë e luajti Flamurtari, skuadra që e ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë. Finalja e 11-të që luhet prej skuadrës vlonjate, nga këto 8 të humbura.
4’– Portieri veteran i Tiranës, Blendi Nallbani, reagoi mirë pas një silure të braziliano-kroatit Robert Alvizh nga goditja standarde, duke e devijuar atë në goditje këndi.
14’- Ilirjan Çaushaj u shfaq i vetëm përballë Nallbanit, mesfushori i Flamurtarit hezitoi, e më pas pasoi për Devis Memën, por sulmuesi korçar i vlonjatëve, nuk ndodhej në vendin e duhur. Flamurtari shpërdoroi një mundësi të mirë shënimi.
15’– Devi Muka i shpëtoi bukur mbulimit të Begës në të anën e djathtë të sulmit bardheblu, harkoi në zonë për Memellin, ky i fundit goditi me kokë, në qëndër të portës, por portieri i Shpresave të Shqipërisë, Shpëtim Moçka, reagoi në mënyrë perfekte.
32’- Çaushaj është edhe protagonisti i gjysëmorëshit të parë të takimit. Mesfushori i Flamurtarit shënjestroi shpesh nga larg portën e Nallbanit, por disa nga goditjet e tij ishin jashtë kuadratit dhe të parrezikshme.
33’- Mesfushori bardheblu Saimir Patushi goditi nga rreth 22 metra me të majtën, por Moçka në stërzgjatjen e tij në krahun e djathtë i mohoi golin Tiranës, duke grushtuar topin.
36’- Çaushaj lëshoi një korridor të bukur për Alvizh, braziliano-kroati i ndodhur në të majtë të zonës së rreptësisë, nuk goditi, por preferoi të pasonte, ndërhyri Dabulla, duke e devijuar në goditje këndi.
42’ – Dabulla çoi shifrat në 1-0. Kapiteni Devi Muka ekzekutoi një goditje të lirë në afërsi të këndit të flamurit, harkimi ishte i lartë në zonë, dhe aty mbrojtësi 29-vjeçar Rezart Dabulla kërceu fuqishëm mbi Çaushajn, duke shënuar me kokë golin për Tiranën.
54’- Çaushaj dha një top për zëvendësuesin Ardit Shehaj, ky i fundit goditi bukur nga rreth 20 metra, por Nallbani reagoi mirë. Ngacmimi i parë i Flamurtarit në pjesën e dytë.
65’ - Zeqiri i shpëtoi mbulimit të Dabullës, më pas shmangu edhe ndërhyrjen e Abrahamit, Nallbani doli nga porta, lojtari i Flamurtarit i dhuroi pasin e artë sulmuesit Devis Mema, dhe ky i fundit i lirë para kuadratatit të portës, bëri punën më të lehtë, duke shënuar golin e barazimit. 1-1. Portreti i presidentit vlonjat Shpëtim Gjika shprehu gëzim të jashtëzakonshëm në tribunën “VIP”.
92’- Hair Zeqiri galopoi drejt zonës bardheblu, duke mposhtur Nallbanin me topin e kaluar mes kemëbve, e vulosur përfundimisht rezultatin 2-1 e fitimin për herë të tretë të Kupës së Shqipërisë nga ana e Flamurtarit.

- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni
- Dita e trete e grumbullimit te ekipit kombetar

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente