Federata Shqiptare e Futbollit: Vendimet e sotme të Komitetit Ekzekutiv Vendimet e sotme të Komitetit Ekzekutiv ================================================================================ federata on 21 August, 2008 07:30:00 Ja vendimet e sotme të Komitetit Ekzekutiv: Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur sot më datë 21. 08.2008, mori këto vendime: *U miratua lista e arbitrave, aisistentëve të tyre, vëzhguesve dhe delegatëve të ndeshjeve për edicionin e ri 2008-2009. *U miratua shtesa e fondit për pagesat e arbitrave, aisistentëve të tyre dhe vëzhguesve. *U miratua lidhja e kontratës me stadiumin “Qemal Stafa”, për marrjen me qera, për ndeshjet përfaqësueses shqiptare si edhe investimi që FSHF do të bëjë në këtë stadium. *U miratuan disa ndryshime në Rregulloren e Statusit dhe Transfertës së Lojtarit. *U miratua mbështetja financiare për rinovimin e fushës së stadiumit “Niko Dovana” të qytetit të Durësit. *U morr vendim për të marrë parasysh kërkesën e klubit të Albetrolit, për faljen e futbollistëve: Elton Halili, Altjon Llanaj, Eduard Isufi dhe Sajmir Rexha. *U morr vendim për të marrë parasysh kërkesën e futbollistit Bledar Devolli, për falje të dënimit.