Newsletter
Email:
Poll: Ekipi Kombetar
Sa pike do te marre kombetarja ne dy ndeshjet e rradhes?
Gjithsej ne faqe: 12
Vizitor: 12
Antare: 0
Hyrje | Komunikata | Komisioni i Disiplines | KOMISIONI I DISIPLINES

KOMISIONI I DISIPLINES

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Trainieri I ekipit te KF Partizani Hasan Lika per gjeste fyese gjobitet me 30.000 leke

 

 

 

 

 

 

KOMISIONI I DISIPLINES

 


I mbajtur sot me date 03.09.2008 ne Komisionin e Disiplines te FSHF-se per shqyrtimin e problemeve ankimore te paraqitura nga aktiviteti futbollistik I zhvilluar, dhe problemet ankimore te paraqitura.

Komisioni I Disiplines se FSHF-se pasi I analizoi ne teresi dhe ne vecanti problemet e mesiperme dhe ne materialet e paraqitura nga Sektori I Garave te FSHF-se arriti ne perfundim dhe

Vendosi

1. Pranimin pjeserisht te kerkeses se KF Burreli per detyrimin e lojtarit Kastriot Rama te shlyeje shumen prej 20.000 leke te reja ndaj KF Burrelit.

2. Trainieri I ekipit te KF Partizani Hasan Lika per gjeste fyese ne baze te nenit 25/5 te K.D.S gjobitet me 30.000 leke gjobe ndersa zv.trainieri I KF Partizanit Dashamir Gezdari per fyerje te arbitrit pezullohet 2 (dy) ndeshje nga aktiviteti futbollistik.

3. Mospranimin e ankimimit te kerkeses se KF Vllaznia ne lidhje me lojtarin Sasha Delain pasi eshte e pabazuar ne nenin 44 te Rregullores se Veprimtarise se
Futbollit te FSHF-se si dhe nenit 14 te Statutit te lojtarit ku parashikohet se kontratat perfundojne me mbarimin e sezonit futbollistik pavaresisht dates se perfundimit te shprehur ne kontrate si dhe gjobat e lojtareve nuk mund te jene me te medha sesa vlera e pages mujore.

4. Lojtaret:

1) Dritan Xhixha i K.F Dajti

2) Elton Lika i K.F Skenderbeu

per goditje me grusht ndaj njeri-tjetrit ne baze te nenit 26/1,b te K.D.S pezullohen secili me 5 (pese) ndeshje.

5. K.F Pogradeci per hedhje te sendeve te forta ne fushe ne baze te nenit 24/16 te K.D.S gjobitet me 100.000 leke.

6. Lojtari I K.F Elbasanit Skerdi Pejzade per fyerje te arbitrave dhe zyrtareve te FSHF-se ne baze te nenit 26/7 te K.D.S pezullohet 2 (dy) ndeshje nga aktiviteti futbollistik dhe gjobitet me 30.000 leke

Kunder vendimit lejohet ankimim Brenda 5 (pese) diteve ne Komisionin e Apelit.

 

Kryetar                                    Sekretar                                   Anetar

 

Eno Bushi                                 Ramazan Ragami                      Saimir Dauti

 

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play