Vendimet e Komisionit te Disiplines 3 Mars 2009
Vendimet e Komisionit te Disiplines te marra me daten 3 Mars, 2009
Tirane, me 03.03.2009
VENDIM
1. Zv.trainieri i KF Apolonia Maksim Tegu, drejtuesit Endri Puka dhe Dhimiter Papuciu per hyrje ne fushen e lojes pa lejen e arbitrit dhe per gjeste e veprime e deklarata fyese ndaj arbitrave e zyrtareve te FSHF-se ne baze te neneve 25/3,24/31 /45 te KDS, denohet respektivisht:
a) zv.trainieri Maksim Tegu me 1 (nje) ndeshje pezullim e 30.000 leke gjobe.
b) drejtuesi I klubit Endri Puka me 100.000 leke gjobe.
c) zyrtari I klubit Dhimiter Papuciu me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 50.000 leke gjobe.
2. Lojtari I KF “Dajti” Renato Sula per goditje te kundershtarit ne baze te nenit 26/1.b te KDS denohet 5 (pese) ndeshje pezullim dhe 50.000 leke gjobe.
3. Zyrtari I KF “Skenderbeut” Gentian Lici, per ofendim te zyrtareve te FSHF-se, ne baze te nenit 24/45 te KDS denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe.
4. Lojtari I KF “Burreli” Besnik Beqiri, per ofendim te publikut ne baze te nenit 26/7 te KDS denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe.
5. Lojtari I KF “Sopoti” Elton Bastriu, per goditje te kundershtarit ne baze te nenit 26/1.b te KDS denohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim dhe 100.000 leke gjobe.
6. Lojtari I KF “Beslidhja” Ergys Mallota, per goditje te kundershtarit, tentantive goditje e ofendim te arbitrit, ne baze te nenit 26/1.b e 7 te KDS denohet me 7 (shtate) ndeshje pezullim dhe 100.000 leke gjobe.
7. Ekipet “U-17” e “U-19” te KF "Gramozi” per mosparaqitje te vazhdueshme ne kampionatet respektive ne baze te nenit 23/3b perjashtohen nga aktiviteti dhe ndeshja me ekipet “U-17” e “U-19” te Naftetarit I humbet me rezultatin 2:0, ndersa ndeshjet e planifikuara per tu zhvilluar u jepen ekipeve respektive me rezultatin 2:0.
8. Trainieri I KF “Lushnja” Ilir Gjyla per deklarim ne intervista ne televizion qe kane cenuar personalitetin e arbitrave e ne shkelje te etikes sportive ne baze te nenit 24/31 te KDS denohet me 50.000 leke gjobe.
9. Anetari I stafit KF Shkumbini Arianit Ballhysa per hyrje ne fushen e lojes pa lejen e arbitrit, per tentative goditje e ofendim te arbitrit ne baze te nenit 25/5 te KDS denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim dhe 50.000 leke gjobe.
10. Lojtaret e KF Shkumbini Roland Dervishi e Arlind Nora per ofendim te arbitrit ne baze te nenit 26/7 te KDS denohen me nga 1 (nje) ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe secili.
11. Lojtaret e KF “Butrinti” Edison Merjo, Viktor Lushaj,Simon Batha,Anteo Gurma e Dhiogjen Muca per goditje te arbitrave me pasoja per shendetin ne baze te neneve 4/6,13/2,22/3/4 e 26/5 te KDS denohen secili me 6 (gjashte) vjet pezullim nga te gjitha aktivitet dhe me nga 200.000 leke gjobe.
12. KF “Butrinti” e KF “Terbuni” per trazirat e ndodhura per ndeshjet respktive, si rezultat I mosmarrjes se masave te mjaftueshme organizative e te sigurise qe kane sjelle invadimin e fushave dhe me ushtrim dhune ndaj arbitrave me pasoja ndaj shendetit te tyre ne baze te neneve 4/6/8, 13/2, 22/3/4/13, 24/1.d/2/21/22/23 te KDS denohen respektivisht:
a) perjashtim nga aktiviteti futbollistik.
b) pezullohen nga pjesmarrja nga te gjitha aktivitetet futbollistike per 2 (dy) vjet, per dy sezonet futbollistike pasardhese.
c) me ulje nje kategori me poshte.
d) me gjobe 500.000 leke secili klub.
13. Ne zbatim te denimit te dhene per KF “Butrinti” e KF “Terbuni” ne baze te parashikimeve te nenit 24/4 te KDS, meqenese keto skuadra kane zhvilluar ne me shume se 50% te ndeshjeve piket e ndeshjeve te zhvilluara mbeten sic kane qene ndersa per ndeshjet ne vazhdim sipas kalendarit piket do t’ju jepen skuadrave qe kane ndeshjet sipas kalendarit me rezultatin 2:0.
Ben perjashtim ndeshja midis KF “Butrinti” me KF “Memaliaj” e cila, meqenese me invadimin dhe dhunen e ushtruar eshte nderprere perpara kohe dhe ne baze te nenit 24/21 te KDS I jepet KF “Memaliaj” me rezultatin 2:0.
Kunder vendimit mund te behet ankim ne Komisionin e Apelit brenda 5 (pese) diteve
Kryetar Anetar Anetar
Eno Bushi Ilir Lame Saimir Dauti
Zbardhi nga origjinali: Marjus Sulejmani

- Mishel Platini uron Presidentin e FSHF per rizgjedhjen
- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni

english

Download attachment >>
Komente (1 publikuar):
Kjo tregon jo vetem njeanshemeri por edhe tendece te theksuar per te ndeshkuar gjoja "provincialet" a thua se se me kete vendim do te Zgjidhni perfundimisht problemin e dhunes neper fushat e futbollit. Pavaresisht nga profesioni im, une jam nje ndjekes i vemendshem i futbollit kombetar dhe nderkombetar. Po te shohim ngjarjet e se Shtunes nuk ndyshojne me ato te superoires te ndodhura pak jave me pare, por sigurisht Zoterinjte Bushi,Lame dhe Dauti e kane te veshtire te japim gjykim "te drejte" per te "medhenjte" ashtu sikur per te "vegjelit"
Me kete fryme Ju po ndeshkoni futbollin dhe jo dhunen.
Qytete si Saranda dhe Puka vertet nuk kane tradite ne futboll por jane shembull i mikepritejes dhe kultures ne te gjithe Shqiperine dhe ti ndeshkosh ne ekstrem do te thote se Ju ose jeni te papergjegjshem ose keni marre detyren e veshtire te zhvillimit te futbollit shqiptar per ta derguar ate ne "Afrike Jugut 2010".
Une mendoj qe te ndodhe kjo e fundit duhet qe futbolli te masivohet ne te gjithe vendin dhe jo te personalizohet se perndryshe ne kombetare do te kemi vetem Kosovare.
Çeshtja shtrohet ndryshe, mendoj une.
-E para duhet te parandalohen ngjarje te tilla.
-E dyta duhet qe FSHF te ndjeke me mire situaten nga afer.
-E treta trupa e albitrave te jete profesionale dhe sa me larg konfrontimeve si ndermjet Lojtareve ashtu dhe me ato.
-E katerta FSHF ne bashkepunim me Mediat te organizoje punen qe edhe te gjitha ndeshjet e kategorise se pare te regjistrohen.
-E fundit FSHF-ja ne bashkepunim me klubet duhet te organizoje takime per mbarevajtjen e kampionatit siç ben me superioren.
Duke e perfunduar denoj pa mase dhunen e cfaredo lloji qofte ajo.
Shpresoj se te gjithe sebashku do te kontribuojme ne parandalimin e dhunes ne menyre qe futbolli vertet te masivizohet edhe aty ku nuk ekziston e jo me te ndalohet ne Puke dhe ne Sarande.
Pali.
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente