Komisioni i Disiplines
Futbollisti Cvete Deliovski eshte lejuar te aktivizohet me K.F Shkumbinin pasi eshte lejuar me mirekuptim nga K.F Apolonia.
KOMISIONI I DISIPLINES
I mbajtur sot me date 24.09.2008 ne Komisionin e Disiplines te FSHF-se. Me materialet e paraqitura nga Sektori I Garave te FSHF-se Komisioni u ndal me problemet e ndodhura te aktivitetit futbollistik ku pasi I analizoi problemet ne teresi dhe ne vecanti arriti ne perfundim dhe
Vendosi
1. Futbollisti Cvete Deliovski eshte lejuar te aktivizohet me K.F Shkumbinin pasi eshte lejuar me mirekuptim nga K.F Apolonia.
2. Nuk pranohet kerkesa e futbollistit Nevian Cani, ai mbetet ne kontrate me K.F Vllaznine.
3. Trainieri I KF Burreli Vladimir Gjoni per ofendim te arbitrit pezullohet 2 (dy) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.
4. Zyrtari I KF Vllaznia Kujtim Shaba per proteste te vazhdueshme ndaj arbitrit pezullohet 2 (dy) ndeshje nga aktiviteti futbollistik dhe gjobitet me 30.000 leke ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.
5. Futbollistet:
a) Djibril Cissokho – i KF Lushnja
b) Marenglen Kapaj – i KF Bylis
c) Gersi Arberi – i KF Lushnja
per loje te ashper por pa krijuar pasoja per shendetin gjobiten me 5000 leke secili, ne baze te nenit 26/8 te K.D.S
6. Per ndeshjen ndermjet Shkumbinit e Beses do te shqyrtohet ne javen e ardhshme pas materialeve qe do te sjellin ne Komisionin e Disiplines Inspektoret e Disiplines se FSHF-se.
7. Reklamimi I bere nga KF Bilisht Sport per ndeshjen ndaj Turbines nuk ka baza reklamimi.
8. Futbollisti I KF Egnatia Edison Memolla per ushtrim dhune ndaj kundershtarit pezullohet 5 (pese) ndeshje nga aktivitetit futbollistik ne baze te neni 26/1,b te K.D.S.
9. KF Korabi e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 ndaj ekipit te KF Adriatiku per mos paraqitje te dokumentacioneve te ndeshjes. Ne rast perseritje te mosplotesimit te dokumentacioneve ne baze te rregollores te FSHF-se do te perjashtohet nga aktiviteti ne baze te nenit 24/30 te K.D.S.
10. Futbollisti I KF Kelcyra Eraldo Meshini per goditje me grusht te kundershtarit dhe me shkelm te arbitrit te ndeshjes pezullohet 1 (nje) vit dhe gjobitet me 200.000 leke ne baze te nenit 26/3 te K.D.S.
11. Futbollistet U-19 te Beslidhjes Armir Meksi dhe futbollisti U-19 I KF Lacit Flogert Rrushi per goditje me grushta me kundershtaret pezullohen 8 (tete) ndeshje nga aktiviteti futbollistik ne baze te nenit 26/1,b.
12. Ekipet:
1) U-17; U-19 te K.F Bylisit
2) U-17 te KF.Ada
3) U-17 , U-19 te KF Terbuni
per mosparaqitje ne ndeshjet e futbollit dhe me raste te perseritura perjashtohen nga aktiviteti futbollistik dhe zbresin nje kategori me poshte ne baze te nenit 24/34 te K.D.S.
13. Ekipet U-17; U-19 te KF Turbina per mosparaqitje ne ndeshje me ekipet U-17 e U-19 te K.F Burrelit e humbasin ndeshjen me rezultatin 2:0 ne favor te ekipeve U-17. U-19 te Burrelit ne baze te nenit 23/3 te K.D.S
14. Ekipi U-19 I KF Beslidhja dhe ekipi U-19 te KF Lacit per zenke masive ne baze te nenit 24/22 te K.D,S vleresohen me 0 (zero) pike secili ekip.
Kunder vendimit lejohet ankimim Brenda 5 (pese) diteve ne Komisionin e Apelit.
Anetar Sekretar Anetar
Saimir Dauti Ramazan Ragami Ilir Lame
Zbardhi nga origjinali: z.Marjus Sulejmani
- Skela: Malta dhe Hungaria? Duam 6 pikë
- Arbitrat Kategoria Superiore
- Grumbullim me lojtaret kandidate per kombetaret e moshave
- Talentet shqiptare nder 4 me te miret ne UEFA
- Trajnerët tashme shqiptarë mund të drejtojne ekipe Europiane
- Kampionati Kombetar: Arbitrat
- Kupa e Shqiperise, turi i dyte rezultatet
- Komisioni i Disiplines:Vendimet
- Kombetarja U-21, grumbullim dy ditor
- Kampionati Mini-Futbollit 2008-2009

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente