Komunikatë për Shtyp
FSHF denon dhunen ndaj arbitrave ne Peqin
Federata Shqiptare e Futbollit, e shqetesuar pas ngjarjeve te renda, te ndodhura ne fushen e stadiumit te Peqinit, kerkon te informoje te gjithe opinonin publik brenda dhe jashte Shqiperise:
FSHF denon dhunen e ushtruar ndaj dy asistenteve italiane ne stadiumin e Peiqinit, gjate zhvillimit te ndeshjes gjysemfinale mes Shkumbinit dhe Flamurtarit. Veprime te tilla, nuk kane asnje lidhje me lojen e futbollit dhe prishin bukurine e saj. Nepermjet tyre, futbolli plagoset cdo dite dhe e ka te veshtire te ece perpara.
Federata Shqiptare e Futbollit, i kerkon organeve te rendit, qe punojne sa me shpejt per zbardhjen e ngjarjes se rende dhe gjetjen e fajtoreve. Vetem keshtu do te japim nje shembull te vendosmerise sone per te ruajtur imazhin dhe lojen.
Keto veprime jo vetem prishin imazhin e futbollit shqiptar por edhe demtojne marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes FSHF dhe FIGC. Keto marredhenie te shkelqyera tashme jane te konfirmuara jo vetem ne fushen e gjykimit por edhe ne ate te rritjes se nivelit teknik te trajnereve etj.
Ne gjejme rastin te falenderojme treshen italiane te kryesuar nga Gabrielle Gava dhe asistentet Gianluca Cacialdo dhe Gionantonio Puggito per korrektesine dhe profesionalitetin e tyre. Nga ana tjeter i kerkojme ndjese morale, arbitrave italiane per incidentet e ndodhura duke shprehur bindjen se ky rast, nuk do te perseritet me ne Shqiperi.
Federata Shqiptare e Futbollit kerkon nga te gjithe aktoret dhe faktoret qe kane mundesi, ta ndihmojne futbollin, qe te bejne c’ eshte e mundur per te evituar ngjarje te tilla, qe pengojne bukurine e lojes dhe spektaklin magjik qe shpreh futbolli
Federata Shqiptare e Futbollit

- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni
- Dita e trete e grumbullimit te ekipit kombetar

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente