Presidenti Duka dhe Kryetari Shkëmbi përurojnë punimet
FSHF, investim edhe në Pogradec
Pasi Presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryetari i Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, nën shoqërinë e kapitenit të kombëtares Ervin Skela,“urdhëruan” hyrjen e eskavatorëve në fushën e stadiumit “Gjorgo Kyçyku, gjithçka ka pushuar. Stadiumi s’do të kishte më fushën e vjetër, sepse në të do të ndërtohej një tjetër. Po kështu edhe aneksi….
Ka qenë një projekt i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe i Bashkisë së Pogradecit, ai që ka bërë të mundur, realizimin e një ëndrre për qytetin e Liqenit. Sipas tij, në Pogradec do të ndërtohen dy fusha të reja. Njëra e stadiumit “Gjorgo Kyçyku“ dhe tjetra e aneksit stërvitor, ndërtuar me bar artificial të cilësisë më të lartë.
Në fillimin e edicionit të ardhshëm, të dyja fushat do të jenë të gatëshme, për t’ju shërbyer ekipeve të Futboll Klub Pogradecit.
“Ky është një investim i FSHF, që ka gjetur mbështetjen e Bashkisë së Pogradecit dhe në mënyrë të veçantë të Kryetarit Artan Shkëmbi. Falë këtij bashkëpunimi, së afërmi do të kemi një impiant modern, që do të nxisë futbollin në këtë qytet” – deklaroi Presidenti Duka.
Sipas Kryetarit të Bashkëisë Artan Shkëmbi: “Ky është një investim serioz, që e rradhit qytetin e Pogradecit mes më të mirëve në Shqipëri. Do të vazhdojmë të punojmë ç’ do ditë, për përmirësimin e infrastrukturës” – ka deklaruar shefi i Bashkisë së Pogradecit.

- Mishel Platini uron Presidentin e FSHF per rizgjedhjen
- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente