Presidenti i Republikes i ftuar nga Platini ne finalen e Romes
Shkëlqesia e tij, Bamir Topi. Ai do të jetë i ftuar special i Presidentit te UEFA-s Michel Platini.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton me kënaqësi të veçantë opinionin publik, se në finalen e Ligës së Kampioneve, që luhet të mërkurën në Romë, do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e tij, Bamir Topi. Ai do të jetë i ftuar special i Presidentit te UEFA-s Michel Platini. Kjo ftesë që ka mbërritur fizikisht, keto ditë në Tiranë, i është deklaruar Presidentit Topi, gjatë vizitës që z. Platini zhvilloi në nëntor 2008 në Tiranë.
Prania e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Tribunën VIP, të stadiumit Olimpico të Romës, do t’i shtohet asaj të personaliteteve të larta shtetërore si Mbreti Huan Carlos i Spanjës, Kryeministri anglez Gordon Brown, etj.
Presidenti Bamir Topi, njihet nga të gjithë, si një dashamirës i vjetër futbolli dhe mbështetës i këtij sporti dhe zhvillimit të tij në Shqipëri.

- Mishel Platini uron Presidentin e FSHF per rizgjedhjen
- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente