Tirana A.S fituese e Turneut kombetar te futbollit te femrave
Ekipi kryeqytetas ka mundur 4-0 skuadren shkodrane Jubani.
Ekipit Tirana A.S i drejtuar nga ish-futbollisti i ekipit kombetar Altin Rraklli eshte shpallur fitues i Turneut te pare kombetar te futbollit te femrave organizuar per here te pare nga Federata Shqiptare e Futbollit.Skuadra e kryeqytetit ka mundur ne finale skuadren e femrave nga shkodra Jubani.Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 2-0 , ne pjesen e dyte skuadra bardheblu shenoi edhe dy gola te tjere duke fituar takimin 4-0.
Ne ceremonine e dorezimit te trofeut te ketij aktiviteti kombetar Kupen e dorezoi Presidenti i FSHF-se Armand Duka i cili i uroje suksese skuadrave pjesmarrese ne aktivitet duke i premtuar mbeshtetjen e institucionit qe ai drejton.Presidenti Duka deklaroi perpara medias se ne te ardhmen do te zhvillohen edhe disa aktivitete promovuese te futbollit te femrave dhe se FSHF eshte ne pergatitje per te organizuar kampionatin e pare kombetar per femra ne te gjithe historine e futbollit Shqiptar.
Rezultatet e ndeshjeve ne diten e pare te turneut jane si me poshte :
Date 23.01.2009
Stadiumi "Selman Stermasi" Tirane
1.Tirana A.S-Tropoje 8-0
2.Jubani-Olimpik 7-0
Kompleksi i Ekipeve Kombetare ne Kamez
1.Tirana-Rubiku 1-3
2.Memaliaj-The Door-Albania 0-3
Kalojne per turin gjysmefinal ekipet e , Tirana AS, The Doors, Jubani dhe Tirana.
Ndeshjet Gjysmefinale date 25.01.2009.
Tirana A.S- The Door-Albania 7-0
Rubiku-Jubani 0-5
Ndeshja Finale 28.01.2009.
Tirana A.S-Jubani 4-0

- Konferencë shtypi e Josip Kuzhes
- Bilancet e Shqiperise me rivalet e Grupit D
- Shqipëria në grupin D
- Kuzhe: Short shumë i vështirë
- Duka: Shorti nuk ishte bujar
- Kampionati Kombetar : Arbitrat
- Kalendari i Kampionatit :rezultatet LIVE
- Komisioni i Disiplines: Vendimet
- Komitetit Ekzekutiv: Vendimet
- Komisioni i Apelit: Vendimet

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente