Shoqata e Arbitrave, Deklarate per Shtyp
Dënon ashpër, dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve anësorë italianë
Deklaratë për shtyp
Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, e shqetësuar për situatën e rëndë të krijuar pas incidenteve në fushëën e stadiumit të Peqinit, në ndeshjen gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë me Shkumbinit dhe Flamurtari shpreh qëndrimin e saj si më poshtë:
- Dënon ashpër, dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve anësorë italianë Xhonantonio Puxhioto e Xhanluka Kaçialdo, në ndeshjen .
- Kërkon që në të gjitha fushat e futbollit shqiptar, të respektohet figura e gjyqtarit pa të cilën loja e mrekullueshme e futbollit nuk do të ishte një aktivitet normal dhe i këndshëm.
- Kërkon nga Komisionet përkatëse, ndëshkimin e autorëve të tyre dhe konfirmon se nuk do të gjykojë në fusha apo stadiume ku nuk sigurohet rendi dhe paprekshmëria e arbitrave.
Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Shqipërisë,i bën thirrje të gjithë faktorëve që kanë lidhje me futbollin të përkrahin lojën e ndershme dhe të mos prishin bukurinë e saj.
Ajo i kërkon ndjesë gjyqtarëve italianë, që erdhën në Shqipëri si miq por nuk u trajtuan sit të tillë, në fushën e stadiumit të Peqinit. Ajo falenderon treshen italiane Gabriele Gava, Xhonantonio Puxhioto e Xhanluka Kaçialdo.
Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Shqipërisë

- Mishel Platini uron Presidentin e FSHF per rizgjedhjen
- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente