Grupi G-ndeshjet

Data
 
Ndeshja
05/09/16
Shqipëri
2 - 1
Maqedoni
06/10/16
Lichtenstein
0 - 2
Shqipëri
09/10/16
Shqipëri
0 - 2
Spanjë
12/11/16
Shqipëri
0 - 3
Izrael
24/03/17
Itali
2 - 0
Shqipëri
11/06/17
Izrael
0 - 3
Shqipëri
02/09/17
Shqipëri
2 - 0
Lichtenstein
05/09/17
Maqedoni
1 - 1
Shqipëri
06/10/17
Spanjë
3 - 0
Shqipëri
09/10/17
Shqipëri
0 - 1
Itali

Kupa e Botës Rusi 2018 Grupi G

Nr.
 
Skuadra
NL
F
B
H
P
1
Spanjë
10
9
1
0
28
2
Itali
10
7
2
1
23
3
Shqipëri
10
4
1
5
13
4
Izrael
10
4
0
6
12
5
Maqedoni
10
3
2
5
11
6
Lichtenstein
10
0
0
10
0

Presidenti Duka dhe trajneri De Biasi në konferencë për shtyp

lajmi 14 qershor

Presidenti Duka dhe trajneri Gianni de Biasi kanë dalë në një konferencë për shtyp sot në orën 11:00 ku trajneri i kombetares njoftoi përmes një letre largimin nga drejtimi i skuadrës përfaqësuese, duke lexuar edhe letren që kishte përgatitur.

Presidenti Armand Duka ne fjalen e tij deklaroi: "Deklarimi i trajnerit dje, që tha se ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën pas këtij edicioni personalisht më surprizoi, por jo vendimi. Ka qenë një diskutim i përbashkët i imi dhe trajnerit. Sipas trajnerit cikli i tij ka mbaruar, por kjo nuk është bindja ime. Duke qenë se ky njoftim u dha, menduam bashkarisht që trajneri ta bëjë zyrtare. Dua të falenderoj trajnerin për kontributin në ekipin kombëtar, në futbollin shqiptar dhe në të gjithë punën e FSHF. Jam jo i qetë, i emocionuar, sepse kemi kaluar 5 vite punë. Pesë vjet që i kanë patur të gjitha, shumë emocione, por edhe debate. Por, mbi të gjitha me një sukses të pazakonte, që do të lejë shenjë në jetën time, si një nga sukseset më të mëdha që kemi arritur falë punës, angazhimit dhe asaj që injektoi Gianni. Kur emëruam zotin De Biasi në krye të Kombëtares, edhe pse kishim disa alternativa, besuam se do të arrinim diçka. Sot edhe pse jo një ditë normale dhe jo e mirë, sepse ndahemi nga një bashkëpunëtor, por ndahemi me bindje pozitive sepse bëm mirë dhe bëm zgjidhjen e duhur. Edhe pse nuk e mendoj si trajneri se cikli i tij ka përfunduar.

Edhe pse nuk kam thënë asgjë se kontrata duhet të vazhdojë, duke menduar se gjithmonë negociatat për kontratë dëmtojnë qëllimin kryesor, ekipin kombëtar. Është e njëjta sjellje që kemi bërë gjithmonë dhe jo vetëm në këtë rast. Në asnjë moment nuk kam menduar që të mos vazhdonim më tej. De Biasi është trajneri më i mirë i Kombëtares shqiptare, më i miri deri më sot. Për sukseset e arritura dua ta falënderoj. Nga pikëpamja umane dhe miqësore nuk kemi humbur asgjë, sepse do të vijojmë të jemi miq. Madje nga sot e tutje do të jemi edhe më tepër miq. Prej ditës së konferencës së trajnerit kam qenë i emocionuar. Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies nuk ka qenë i konsoliduar, përkundrazi mendonim të shikonim së bashku drejt së ardhmes.

Pas Luksemburgut nuk e mendova atë që mendoi trajneri për largimin. Nuk kam gjykuar asnjëherë vetëm bazuar në një rezultat. Trajneri për të mirën e ekipit mendon të largohet menjëherë. Nuk ka oferta, por trajneri mendon që pasardhësi i tij duhet të ketë kohën e mjaftueshme për tu përgatitur drejt kualifikueseve të vitit 2020. E njoh shumë mirë De Biasin dhe nëse do të kishte një ofertë do të më thoshte. Ia kam thënë trajnerit që FSHF nuk do ta cënonte asnjëherë karrierën e tij si trajner.

Nuk kam menduar asgjë për emra konkret për trajnerin e ri. Nga sot do të nisë kjo punë. Opsioni shqiptar? nuk e kam mbyllur asnjëherë këtë mundësi. E rëndësishme është që Kombëtarja të ketë një trajner të mirë. Kurrë mos thuaj kurrë. Tramezzani mund të jetë një alternativë, një njeri që e njeh Shqipërinë. Përsa i takon De Biasit, për aq kohë sa marrëdhëniet njerëzore vazhdojnë, përse të mos na jape ndonjë mendim."

Na ndiqni në Facebook

Na ndiqni në Twitter

FUTBOLLI I FËMIJEVE, #FSHF NË DURRËS ME AKTIVITETIN E RADHËS NË SHKOLLA! https://t.co/B6oO1Gm0b8

Renditja superiore

Nr.
Skuadra
P
NL
F
B
H
1
31
14
9
4
1
2
25
14
6
7
1
3
23
14
6
5
3
4
22
14
6
4
4
5
21
14
6
3
5

Rezultatet e Kategorise Superiore

Data
Skuadra 1
Rez.
Skuadra 2

Garat

Informacione të plota & Statistikat përkatëse për të gjithë kompeticionet

Uji Tepelena Union Bank Spitali Amerikan Albatrans Ama Caffe Vas tours Bolv oil