Grupi G-ndeshjet

Data
 
Ndeshja
05/09/16
Shqipëri
2 - 1
Maqedoni
06/10/16
Lichtenstein
-
Shqipëri
09/10/16
Shqipëri
-
Spanjë
12/11/16
Shqipëri
-
Izrael
24/03/17
Itali
-
Shqipëri
11/06/17
Izrael
-
Shqipëri
02/09/17
Shqipëri
-
Lichtenstein
05/09/17
Maqedoni
-
Shqipëri
06/10/17
Spanjë
-
Shqipëri
09/10/17
Shqipëri
-
Itali

Kupa e Botës Rusi 2018 Grupi G

Nr.
 
Skuadra
NL
F
B
H
P
1
Spanjë
1
1
0
0
3
2
Itali
1
1
0
0
3
3
Shqipëri
1
1
0
0
3
4
Maqedoni
1
0
0
1
0
5
Izrael
1
0
0
1
0
6
Lichtenstein
1
0
0
1
0

FSHF reagon për ndeshjen me Serbinë

1413355262445 wps 37 Fans and players of Serbi

FSHF, jep përpara opinioni publik, mediave dhe tifozerisë, qëndrimin e saj në lidhje me ndeshjen Serbi – Shqipëri, të ndërprerë pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.
FSHF me qëllim e ka shtyrë këtë prononcim publik për të qenë më të qetë dhe jo nën ndikimin e emocioneve negative të ngjarjeve te ditës së djeshme, brenda dhe jashtë stadiumit, në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Europian “Francë 2016”
FSHF pranoi kushtet e Federates Serbe të futbollit, për të mos paisur me bileta tifozët nga Shqiperia. Pavarësisht faktit që futbolli luhet per publikun dhe se futbolli duhet të shërbejë  si urë bashkëpunimi midis vendeve, vendimi i FSHF-s ishte në interes të zhvillimit të një ndeshjeje normale futbolli, duke respektuar kërkesën e vendit organizator.
Por fatkeqësisht që me mbërritjen e ekipit dhe delegacionit që e shoqeronte nuk gjetëm një atmosferë të qetë dhe normale. Masat e rrepta të sigurisë më shumë krijuan tension se sa garanci. Gjatë udhëtimit për në stadium, eshte goditur autobuzi i kombëtares. Atij, ju gjuajtën tre gurë, nga tifozët serbë.
Para fillimit të nxjemjes nga ana e ekipit tonë, një pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar i drejtuar nga presidenti Armand Duka është goditur me një copë betoni, e cila është marrë në dorëzim nga ana e delegatit të UEFA-s.
Në çdo dalje të ekipit shqiptar apo individëve të tij, në fushën e lojës gjithçka bëhej agresive dhe tejet acaruese nga ana e tifozerisë vendase.
Pas përfundimit të nxjemjes, lojtarët janë goditur me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera, përpara se të hynin në tunelin e hyrjes në stadium.
Për të gjithë periudhën që u zhvillua nxjemja zyrtare përpara ndeshjes, koret fyese prej afro 30.000 zërash me fjalët “vritini shqiptarët” apo “vdekje shqiptarëve” ishin mbizotëruese.
Në rrethimin anësor të tribubës së majtë, mbi kangjella ishin me dhjetra tifozë, të cilët në sytë e policisë, vazhduan të qëndroin të paprekur deri në fund të minutave që u luajtën.
Përpara fillimit të ekzekutimit të himneve, banda frymore, ekzekutoi një marshnacionalist, i cili nuk ishte i përfshirë në programin zyrtar duke krijuar me shume nje atmosfere nacionaliste se sa te nje eventi normal sportiv.
Himni kombëtar i Shqipërisë, është vërshëllyer masivisht, aq sa ishte i padëgjueshëm për të pranishmit në tribuna dhe TV.
Në fushë janë hedhur gurë, sende të forta, çakmakë dhe fishekzjarrë, të cilat kanë ndikuar për keq në atmosferën e lojës dhe janë evidentuar nga pamjet filmike. Tre lojtarët që dolën në nxjemje, pas fillimit të ndeshjes u goditën me sende të forta aq, sa zyrtarët e ndeshjes u detyruan që të ndërronin pozicionin e zhvillimit të saj.
Pas shfaqjes së një banderole, në hapësirën e stadiumit, situata degjeneroi në një dhunë brutale e evidentuar nga mediat. Në fushë kanë hyrë civilë dhe kanë goditur lojtarët shqiptarë me grushta dhe karrike. Për më tepër, lojtarët tanë janë goditur edhe nga personeli i sigurisë, në stadium.
Gjate rrugës që të çon nën tunelin e dhomave të zhveshjes, futbollistët shqiptarë, janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca të sigurisë në stadium dhe policë.
Gjithashtu, para se futbollistët shqiptarë të lejoheshin të dilnin nga stadiumi, me urdhër të Prokurorit te Beogradit (sipas deklaratës së policisë), i gjithë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar u kontrolluan fizikisht një për një, së bashku me sendet personale.
FSHF është e mendimit se të gjitha veprimet e renditura me lart, nuk i kane shërbyer mbarëvajtjes dhe zhvillimit normal  të ndeshjes, e cila nuk arriti të përfundonte.
FSHF mendon, se rrethanat dhe mënyra e administrimit të situatave të veçanta nuk kanë të bëjnë me tifozët shqiptarë, sepse ata nuk ishin të pranishëm në stadium. Çdo nxitim për të gjetur fajtorë pa përfunduar hetimi i plotë dhe paanshëm nuk është në dobi të futbollit.

Na ndiqni në Facebook

Na ndiqni në Twitter

Të mërkurën shorti i Kategorisë së Dytë https://t.co/766q8AZZAA

Renditja superiore

Nr.
Skuadra
P
NL
F
B
H
Klasifikimi: Superiore - 2016/2017
Poz. Skuadra Piket NL F B H GSH GP DG PP
1 KF Skenderbeu 12 4 4 0 0 6 1 5 0
2 KF Partizani 8 4 2 2 0 3 0 3 0
3 FK Kukesi 6 4 1 3 0 5 2 3 0
4 KF Vllaznia 6 4 1 3 0 2 0 2 0
5 Flamurtari FC 4 4 1 1 2 6 4 2 0
6 KF Tirana 4 4 0 4 0 2 2 0 0
7 KF Laçi 3 4 0 3 1 0 1 -1 0
8 KS Luftëtari 3 4 1 0 3 1 7 -6 0
9 KS Korabi 2 4 0 2 2 0 3 -3 0
10 KF Teuta 2 4 0 2 2 0 5 -5 0

Rezultatet e Kategorise Superiore

Data
Skuadra 1
Rez.
Skuadra 2
24/09
KS Korabi
KF Vllaznia
24/09
KF Skenderbeu
KS Luftëtari
24/09
Flamurtari FC
KF Teuta
24/09
KF Laçi
KF Kukesi
25/09
KF Partizani
KF Tirana

Garat

Informacione të plota & Statistikat përkatëse për të gjithë kompeticionet

Uji Tepelena Union Bank Spitali Amerikan Albatrans Ama Caffe Vas tours