Grupi G-ndeshjet

Data
 
Ndeshja
05/09/16
Shqipëri
2 - 1
Maqedoni
06/10/16
Lichtenstein
0 - 2
Shqipëri
09/10/16
Shqipëri
0 - 2
Spanjë
12/11/16
Shqipëri
0 - 3
Izrael
24/03/17
Itali
2 - 0
Shqipëri
11/06/17
Izrael
-
Shqipëri
02/09/17
Shqipëri
-
Lichtenstein
05/09/17
Maqedoni
-
Shqipëri
06/10/17
Spanjë
-
Shqipëri
09/10/17
Shqipëri
-
Itali

Kupa e Botës Rusi 2018 Grupi G

Nr.
 
Skuadra
NL
F
B
H
P
1
Spanjë
5
4
1
0
13
2
Itali
5
4
1
0
13
3
Izrael
5
3
0
2
9
4
Shqipëri
5
2
0
3
6
5
Maqedoni
5
1
0
4
3
6
Lichtenstein
5
0
0
5
0

Presidenti

Armand Duka eshte Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka vendosur të kontribuojë në futbollin shqiptar në mënyrë serioze duke kandiduar si President i FSHF-së në vitin 2002 me disa objektiva te rendesishme për të ardhmen.
Pavarësia e institucionit në drejtimin profesional te futbollit, shëndoshja e buxheteve financiare duke thithur investime dhe sponsorizime dhe një pjesëmarrje dinjitoze në organizmat ndërkombëtare kanë qënë disa nga sfidat e tij tanimë të realizuara.
Rritja dhe zhvillimi i skuadrave përfaqësuese në organizim dhe në rezultate teknike, ndërtimi i një stadiumi modern kombëtar dhe një kualifikim i mundshëm i Shqipërisë në fazën finale të Europianit Francë 2016 janë disa nga objektivat aktualë të Presidentit Duka dhe insistucionit që ai drejton.

                                                      Curriculum Vitae

Emri

Armand

Mbiemri

Duka

Kombesia

Shqiptare

Shtetesia

Shqiptare

Gjendja civile

I martuar me dy femije

Datelindja

07.10.1962

Gjuha amtare

Shqip

Gjuhet e huaja

Anglisht dhe Italisht

Profesioni

Ekonomist

 

Arsimimi :   
1981-1986 Universiteti i Tiranes, Dega E Ekonomise për Industri

Eksperienca:
1986-1990 Ekonomist në Parkun e Mallrave ne Burrel
1990-1991 Ekonomist ne parkun e mallrave te eksportit ne Durres
1991-1993 Vetëpunësim në biznes privat

Karriera në Biznes:    1993 – aktualisht
Sipërmarrës privat: krijon kompaninë AIBA sh.a., një ndër kompanitë më të njohura në vend për prodhim dhe tregti të produkteve blegtorale
Gootech elektronik:  distributor i dhe Licence Eksklusive i pajisjeve elektroshtëpiake
Ecomarcet food: distributor e rrjet tregtar ushqimor
Aksioner e drejtues në disa bisnese te tjera ne sektoret e prodhimit, telefonise, media, etj

Eksperienca në FSHF:
2002 Zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Futbollit
2006 Zgjedhur per here te dyte president
2010 Zgjedhur per here te trete president
2014 Zgjedhur per here te katert president

Eksperienca në UEFA:
2004-2006 Anëtar i Komitetit të Federatave
2006-2008 Zv/kryetar i Komitetit të Federatave
2008 - në vazhdim Zv/kryetar i Komitetit të Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare

Eksperienca në FIFA
2008-2012 Anëtar i komitetit te Federatave
2012-2013 Anëtar i Komitetit Organizator të Kupës se Konfederatave

Tituj nderi:    

1998: Bashkia e Shijakut i jep Titullin “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë, si president i klubit të qytetit.

2001: Bashkia e qytetit të Durresit dhe shoqata “Durrësi” i jep titullin “Nderi i Qytetit”, për kontribut dhënë në zhvillimin ekonomik të qytetit si dhe për vlerat e spikatura, profesionale dhe humane, në dobi të interesave të qytetit

2002: Bashkia e qytetit te Durresit dhe Shoqata “Durresi” i jep titullin ‘Simbol i Qytetit të Durrësit” për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, në mbështetjen e aktiviteteve për promovimin e historisës dhe kulturës qytetare durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale e humane.
2003: Bashkia e qytetit te Durresit  e shoqata “Durrësi”, i jep titullin “Dyrrah - 3000”
2010: Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, e dekoron me titullin e lartë “Naim Frashëri” të Klasit të Parë, për kontribut të shquar, në drejtimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar

 

Roli dhe Kompetencat e Presidentit te FSHF-se
Presidenti është përfaqësuesi ligjor i FSHF-së dhe figura përfaqësuese e institucionit të futbollit. Ai është shprehje e unitetit të institucionit dhe sigurisht është përcaktues në politikat e tij për zhvillimin e futbollit shqiptar. Presidenti zgjidhet drejtëpërdrejt nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, e cila mbahet nje here ne kater vjet.
Për t’u zgjedhur president, kandidati ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme. Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50% +1) zgjidhet President.
Presidenti i  Federatës Shqiptare të Futbollit, është përcaktues si në politikat e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme të institucionit të futbollit. Ai është hartuesi kryesor i strategjisë që do të ndjekë Federata e Futbollit dhe ndjek në dinamikë, detyrat dhe objektivat e një programi të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme.
Detyrat e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit janë si më poshtë: Të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme dhe Komitetin Ekzekutiv. Ai gjithashtu drejton Asamblenë e Përgjithshme dhe mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv. Presidenti i FSHF mbikqyr zbatimin e vendimeve të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme dhe Komiteti Ekzekutiv dhe siguron funksionimin e rregullt dhe efektiv të organeve dhe departamenteve te FSHF-së në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuara.
Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm ose njëri nga zevendës presidentët dhe Sekretari i Përgjithshëm mund të firmosin së bashku në emër të FSHF-së përveç rasteve ku është vendosur ndryshe në rregulloret e brendshme organizative të Sekretariatit të Përgjithshëm të FSHF-së.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, mban lidhjet midis FSHF-së dhe anëtarëve të saj, konfederatave nderkombetare FIFA dhe UEFA, me organizmat politike dhe organizata të tjera. Ai mbikqyr funksionimin e Sekretariatit të Përgjithshëm. Presidenti emëron trajnerët dhe stafet teknike të ekipeve kombëtare, pasi është konsultuar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Në rastet kur Presidenti mungon, detyrat e tij plotësohen nga zevendës-Presidenti i parë. Në rast se edhe ky i fundit mungon, atëherë përgjegjësinë e merr zevendës-Presidenti i dytë. Në rastet kur Presidenti jep dorëheqjen gjatë mandatit të tij, Komiteti Ekzekutiv zgjedh një nga anëtarët e tij të kryejë funksionin e Presidentit të përkohshëm. Komiteti Ekzekutiv mund të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të jashtëzakonshme  për të zgjedhur një President të ri për kohën e mbetur nga mandati. Nëse Asambleja e Përgjithshme e radhës mbahet brenda gjashtë muajve atëhere nuk mblidhet Asambleja e Përgjithshme e jashtëzakonshme dhe zevendës-Presidenti i Parë merr funksionet e Presidentit.

Na ndiqni në Facebook

Na ndiqni në Twitter

U19 humbet finalen e "Lazio Cup" me penallti https://t.co/Z3LKt7SSsa

Renditja superiore

Nr.
Skuadra
P
NL
F
B
H
1
75
36
20
15
1
2
72
36
19
15
2
3
72
36
21
9
6
4
44
36
11
11
14
5
40
36
8
16
12

Rezultatet e Kategorise Superiore

Data
Skuadra 1
Rez.
Skuadra 2

Garat

Informacione të plota & Statistikat përkatëse për të gjithë kompeticionet

Uji Tepelena Union Bank Spitali Amerikan Albatrans Ama Caffe Vas tours Bolv oil