PËR PËRBËRJEN, FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E SHPËRBLIMIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR KUNDËR DHUNËS NË SPORT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, 2 e 4 të nenit 50 të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: - Komisioni Kombëtar kundër Dhunës në Sport të kryesohet nga zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në përbërje të ketë: -Drejtorin e Sportit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sekretar; -Zëvendësministrin e Brendshëm anëtar; -Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit anëtar; -Sekretarin e Përgjithshëm të KOSH-it anëtar; -Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit anëtar; -Kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë anëtar; -Një specialist të Drejtorisë së Sportit në Ministrinë e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve koordinator/sekretar.
- Komisioni Kombëtar kundër Dhunës në Sport të mblidhet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve jo më shumë se 4 herë në vit pas njoftimit të bërë nga kryetari. Sekretari i Komisionit përgatit materialet që do të shqyrtohen dhe ia vë në dispozicion anëtarëve të Komisionit 7 ditë përpara mbledhjes. Komisioni i zhvillon mbledhjet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve, pra jo më pak se pesë veta, në të kundërt mbledhja e këtij Komisioni bëhet jo më vonë se dy javë nga data e njoftimit të ri.
- Anëtarët e Komisionit Kombëtar kundër Dhunës në Sport përfitojnë për pjesëmarrje, në çdo mbledhje, një shpërblim prej 5 000 (pesë mijë) lekësh.
- Pagesat për shpërblimet të përballohen nga të ardhurat dytësore, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (Fondi Kombëtar i Zhvillimit të Sportit).
- Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI Sali Berisha |
PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES STRUKTURORE DHE SHPËRBLIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SPORTIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 9 të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: -
- Miratimin e përbërjes strukturore të Këshillit Kombëtar të Sportit, i cili të kryesohet nga zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në përbërje të ketë 14 anëtarë si më poshtë vijon:
- -Zëvendësministrin e Financave anëtar; -Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës anëtar; -Zëvendësministrin e Shendetësisë anëtar; -Zëvendësministrin e Brendshëm anëtar; -Zëvendësministrin e Mbrojtjes anëtar; -Drejtorin e Sportit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Boksit anëtar; -Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar anëtar; -Rektorin e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” anëtar; -Një specialist nga Drejtoria e Sportit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve koordinator/ sekretar.
- Këshilli Kombëtar i Sportit thirret si rregull nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, jo më shumë se 4 herë në vit.
- Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI Sali Berisha |
Për miratimin e listës së materialeve dhe të pajisjeve sportive, që do të përjashtohen nga detyrimet doganore dhe procedurat e përjashtimit Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6 të nenit 7 të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave Vendosi: - Miratimin e listës së materialeve dhe të pajisjeve sportive, që do të përjashtohen nga detyrimet doganore, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet sportive ndërkombëtare, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, rast pas rasti, me marrjen e kërkesës nga organizatat sportive, për importimin e mallrave të listuara në aneksin 1, i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, përpara importimit të tyre, kërkesën për përjashtim nga detyrimet doganore.
Kërkesa shoqërohet me: a) kopje të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet organizatës sportive shqiptare dhe institucionit sportiv ndërkombëtar, nëse ka një të tillë, dhe kopje të projektit të bashkëpunimit, kur është e mundur; b) aktin e dhurimit a çdo vërtetim zyrtar, përmes së cilit provohet donacioni nga një institucion sportiv ndërkombëtar për të gjitha materialet dhe pajisjet sportive që përjashtohen, sipas aneksit 1; c) listën e hollësishme të materialeve, të shoqëruar me vlerën e tyre tregtare apo me faturën tregtare, kur kjo e fundit është e mundur. - Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportive të kontrollojë procedurat e shpërndarjes së materialeve, që kanë përfituar përjashtim nga detyrimet doganore, sipas dokumentacionit të dorëzuar nga organizatat sportive.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha |