Newsletter
Email:

Skender Hyka

Skënder Hyka

Skënder Hyka

Vendlindja: Shqiperi
Kombësia: Shqiptare
Shtetësia: Shqiptare
Datëlindja: 06.09.1944
Gjuha nënës: Shqip
Gjuhët e folura:

Italisht

Profesioni: Mësues i edukimit fizik
Profesioni që kryen: Mësues i edukimit fizik
Detyra: Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Biografia:
Ka lindur në qytetin e Tiranës më 06.09.1944. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në vitin 1968.
Eshte i martuar, me 1 fëmijë.
Nga viti 1957 – 1974, ka luajtur futboll me të gjitha nivelet e Klubit Sportiv „17 Nëntori“, që nga ekipet e moshave dhe deri tek skuadra e parë, duke qenë nga futbollistët kryesore të klubit.
Nga viti 1967-1974, ka qenë anëtar i  ekipit shpresa dhe atij kombëtar në të gjitha aktivitetet e zhvilluara.
Në vitet 1992 – 1995, ka qenë Sekretar i Klubit Sportiv Tirana.
Në vitin 1997 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Nga viti 1992 e në vazhdim, është Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Jeton në Tiranë.

Fair Play
fairplay