Biografia: Ka lindur në qytetin e Shkodrës më 31.01.1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Skodër. Kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji. Ka kryer studimet e larta edhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve „Vojo Kushi“ (sot Akademia e Sporteve). Eshte i martuar, me 2 fëmijë. Në vitin 1963 – 1979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit. Në vitet 1984-86 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik. Në vitet 1992-96 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Ka fituar titullin e lartë „Mjeshtër i Merituar i Sportit“. Jeton në Tiranë dhe jep leksione futbolli. |