Newsletter
Email:
Gjithsej ne faqe: 16
Vizitor: 16
Antare: 0
Hyrje | Kombetarja | U-21 | Shqiperi-Tunizi 1 me 2

Shqiperi-Tunizi 1 me 2

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kombetarja Shqiptare e Futbollit U-20 eshte mundur 2-1 nga Tunizia

 

 

 

Ne fillimin e ndeshjes, ka qene skuadra tuniziane qe eshte munduar te imponoje ritmin e lojes por pa arritur te caje mbrojtjen e kuqezinjve. Me kalimin e minutave, skuadra shqiptare, e mbeshtetur nga nje numer i konsiderueshem tifozesh shqiptare te pranishem ne stadiumin e Francavilla, fillon te shohe me shume drejt sulmit. Ne minuten e 23-te eshte sulmuesi i Flamurtarit, Ardit Shehaj qe entuziazmon te pranishmit duke kaluar Shqiperine U-20 ne avantazh pas nje depertimi ne krahun e majte. Por avantazhi nuk zgjat shume, pasi skuadra tunizane perfiton edhe nga “ndihma” e tregjes se gjyqtareve qe ben gjithcka per te penalizuar kuqezinjte nepermjet faullave inekzistente te akorduar kunder tyre praen zones tone. Pikerisht nga nje moment i tille, ne minuten e 29-te eshte Ben Massaoud qe barazon rezultatin me nje goditje denimi. Pak minuta me vone, eshte Ayari qe shenon golin e avantazhit per Tunizine qe mbyll edhe pjesen e pare. Gjyqtari turk Aydinus Firat, ne fillimin e pjeses se dyte, ne menyre te pabesueshme largon nga loja me karton te kuq mbrojtesin Bicaj, i cili po kerkonte zbatimin e Fair Play pasi nje lojtar i shtrire ne toke kerkonte ndihmen mjekesore. Ndonese ne inferioritet numerik, jane kuqezinjte qe rrezikojne me shume porten kundershtare fale depertimeve te Hyses e Shehajt. Ky I fundit sheh t’i anullohet nje gol per pozicion jashte loje, pavaresisht kontestimeve te tifozeve te pranishem ne stadium te cilet gjate gjithe kohes kane mbeshtetur Kombetaren Shqiptare U-20. Minutat e fundit zhvillohet teresisht praen zones tuniziane, por nuk vjen goli i shumepritur i barazimit dhe kjo sfide mbyllet me fitoren 2-1 te skuadres tuniziane. Megjithate, ne fund te pranishmit ne stadium kane duartrokitur ekipin shqiptar per lojen e zhvilluar edhe pse ne inferioritetin numeric te pamerituar.tashme kombetarja kuqezi do te luaje shanset e saj per vendin e dyte ne grup ne sfiden direkte kunder Spanjes diten e hene.

 

Skeda e ndeshjes

Mocka, Malotaj, Bicaj, Hithi, Samina, Lilaj, Gava, Vucaj, Cikalleshi (60’Kaculi), Hysa, Shehaj (81’ Dashi)

 

Kartona te verdhe: Vucaj, Malotaj, Bicaj

Karton i kuq: Bicaj

 

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play
fairplay