Stervitja e fundit para ndeshjes me Tunizine
Trajneri Bushati shprehet optimist per grupin e lojtareve
Kombetarja Shqiptare e Futbollit U-20 ka zhvilluar sot stervitjen e fundit para debutimit qe do te beje diten e neserme ne Lojrat Mesdhetare “Pescara 2009”. Stervitja e fundit e skuadres eshte zhvilluar ne stadiumin e “Francavilla”, ku kuqezinjte e drejtuar nga Artan Bushati do te perballen neser ne oren 17:00 me skuadren e Tunizise. Trajneri Bushati eshte shprehur i kenaqur me gjendjen e lojtareve qe ka ne dispozicion per kete aktivitet. “Kemi mbyllur pergatitjet per kete ndeshje e cila eshte e para ne kete aktivitet per Kombetaren Shqiptare. Gjendja e lojtareve eshte e mire dhe kemi impenjimin maksimal per te dhene me te miren tone ne kete sfide te turnout ku duam te shprehim vlerat tona”, u shpreh trajneri Bushati.Kundershtari i kuqezinjve, Tunizia, ka barazuar 2-2 me Spanjen ne ndeshjen e pare ne grup. “Kemi nje avantazh minimal pasi e kemi pare kete skuader ne ndeshjen kunder Spanjes dhe njohim vlerat e saj. Do te perpiqemi te shfrytezojme mangesite e shfaqura nga kundershtari per te arritur nje rezultat te kenaqshem dhe te rendesishem per perfaqesuesen tone, gjithmone duke vene theksin te loja e mire ku nepermjet saj te evidentohen elementet e rinj te skuadres tone. Lojtaret jane te perqendruar maksimalisht dhe kjo eshte me e rendesishmja”, perfundoi trajneri Bushati. |

- Mishel Platini uron Presidentin e FSHF per rizgjedhjen
- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente