Newsletter
Email:
Gjithsej ne faqe: 3
Vizitor: 3
Antare: 0
Hyrje | Kombetarja | U-21 | U-21, Shqipëria fiton 1-0 me Gjeorgjinë

U-21, Shqipëria fiton 1-0 me Gjeorgjinë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kjo ndeshje i ka vlejtur jo pak trajnerit Bushati per te testuar gjendjen e lojtareve te tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

U21, Shqipëri-Gjeorgji 1-0
Shënues: Karabeci 80’
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
E mërkurë, 10 qershor 2009, ora 16:10 

Perfaqesuesja Shpresa ka fituar ne miqesoren qe eshte zhvilluar dje ne stadiumin “Niko Dovana” perballe skuadres U-21 te Gjeorgjise. Ka qene nje gol i mesfushorit Karabeci qe i ka dhene suksesin kuqezinjve te vegjel te drejtuar nga trajneri Bushati. Temperaturat e larta kane ndikuar qe ndeshja te mos luhej ne kushtet ideale, ndersa vapa ka ndikuar ne uljen e ritmit te lojes. Ekipi yne Shpresa qe dje ishte veshur me te bardha ka rrezikuar ne minutat e para me ane te Karabecit. Loja eshte kryesisht e barabarte, ndersa pak minuta me vone do te jene gjeorgjianet qe rrezikojne me Levan. Ne mungesa te disa titullareve qe ishin te grumbulluar me kombetaren e madhe Bushati ka bere disa levizje, ndersa ne qender ka luajtur Malota dhe Bicaj, ndersa Arbri dhe Semina jane pozicionuar ne krahet e mbrojtjes, ne qender te mesfushes luante Lilaj dhe Karabeci, ndersa Zeqiri dhe Malindi duhet te krosonin nga krahet per dy sulmuesit Hysa dhe Jonuzi. Sulmuesi i Teutes Vilfor Hysa ka nje mundesi te mire ne minuten e 20’ por qe nuk shfrytezohet sic duhet per te kaluar skuadren ne avantazh. Djemte e Bushatit levizin mire ne mesfushe, por loja nga krahet nuk ka shpejtesine e duhur per te befasuar kundershtarin. Rasti me ideal i takimit do te jete per Gjeorgjine ku Pantskhava ne nje aksion mjaft te mie personal nuk arrin te finalizoje sic duhet nje rast shume te paster per te shenuar. Ne pjesen e dyte Bushati mendon te ndryshoje dicka nga loja e kraheve duke larguar Malindin dhe Zeqirin, per t’i lene vend Thanes dhe Gaves, te cilet i japin me shume impuls lojes se mesfushes, ndersa skuadra Shpresa kuqezi luan me mire dhe eshte me prane portes me ane te Jonuzit dhe Hyses. Goli i vetem i takimit do te vije 10 minuta para mbylljes se takimit ku Karabeci eshte mjaft i sakte perballe portes. Nga ana tjeter dhe trajneri gjeorgjian ka bere disa ndryshime duke i dhene me shume impuls sulmit per te barazuar takimin. Nese ne minutat e fundit miqte luajne me mire, djemte e Bushatit kane me shume raste per shenim ku Karabeci i ka te gjitha mundesite per te shenuar golin e dyte, por vetem traversa i ka mohuar golin e dyte mesfushorit te Partizanit. Vec fitores kjo ndeshje i ka vlejtur jo pak trajnerit Bushati per te testuar gjendjen e lojtareve te tij.
 

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play
fairplay