Konferencë shtypi e Josip Kuzhes
Trajneri analizion Grupin D
“Një grup i fortë, i vështirë dhe i padëshirueshëm për ne”. Menjëherë pas kthimit nga Varshava, në konferencën e tij për shtyp organizuar në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri Josip Kuzhe ka bërë anëlizën e shortit për eliminatoret e kampionatit Europian. “Pavarësisht forcës së skuadrave kundërshtare ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën duke nxjerrë në fushë një skuadër të fortë. Unë kam gjashtë muaj që punoj me këtë skuadër dhe është detyra ime që të nxjerr në fushë një skuadër sa më të fortë”-ka deklaruar nr.1 i kombëtares shqiptare.
Më pas trajneri deklaroi se për të dhe ekipin e tij, është e rëndësishme që ndeshjet të merren një e nga një, për të arritur më të mirën. Sa i takon objektivave në këtë grup trajneri Josip Kuzhe deklaroi se skuadra shqiptare do të luftojë për të arritur një renditje më të mirë se ajo e eliminatoreve të mëparshme. Ai theksoi se, do të bashkërendojë planet e tij me ato të Federatës Shqiptare të Futbollit për të arritur të nxjerrë në fushën e lojës një kombëtare sa më të fortë, brenda të cilës të ketë elemntë sa më të spikatur.
Media FSHF

- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni
- Dita e trete e grumbullimit te ekipit kombetar

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente