Newsletter
Email:
Gjithsej ne faqe: 15
Vizitor: 15
Antare: 0
Hyrje | Kombetarja | Kombëtarja A | Duka: Shorti nuk ishte bujar

Duka: Shorti nuk ishte bujar

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ne 19 shkurt ne Luksemburg do te percaktohet datat e ndeshjeve

 

 

 

 

 

 

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i pranishëm në ceremoninë e Varshavës, analizon shortin e ekipit tonë përfaqësues.. Reagimi i menjëhershëm i numrit 1 të futbollit shqiptar, është si më poshtë: “Shorti nuk është treguar bujar me Shqipërinë. Si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo financiare, skuadrat nuk ishin ato që dëshironim”.

Duke analizuar, ekipet që bëjnë pjesë në  Grupin D, Presidenti Duka theksoi se skuadrat e vazos 2 (Rumania), 3 (Bosnjë Hercegovina) dhe 4 (Bjellorusia), ishin pikërisht ato, që Shqipëria nuk i  preferonte: “ Për fat të keq në grup na ranë ekipe të forta dhe të “varfra” nga pikëpamja financiare. Të treja këto skuadra, janë të forta dhe të vështira për Shqipërinë”- ka theksuar ai.

Presidenti Armand Duka e ka vlerësuar të gjithë shortin si shumë të vështirë, ndërkohë që e ka komentuar kështu, qënien “kokë” e Grupit D të Francës, nënkampione e botës: “Patjetër që është një nga skuadrat më të rëndësishme të botës. Një ekip shumë i vështirë nga pikëpamja sportive. Ishte 50% e shanseve që do të kërkonim nga ekipet e vazos së parë”- ka përfunduar Presidenti i FSHF-së.

Nderkaq eshte vendosur qe ne date 19 shkurt ne Luksemburg te behet takimi ndermjet presidenteve dhe trajnereve te Grupit D per percaktimin e datave te ndeshjeve .

Media FSHF


Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play
fairplay