Newsletter
Email:
Gjithsej ne faqe: 14
Vizitor: 14
Antare: 0
Hyrje | Kombetarja | Kombëtarja A | Shqipëria në grupin D

Shqipëria në grupin D

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Hidhet shorti për eliminatoret e Europianit 2012

 

 

 

 

 


Shqipëria ka njohur, në Varshavë, kundërshtarët e saj për eliminatoret e Europianit 2012, i cili do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Franca, Rumania, Bosnjë Hercegovina, Bjellorusia dhe Luksemburgu, do të jenë kundërshtarët e kombëtares shqiptare, në Grupin D të eliminatoreve të Kampionatit Europian. Nga duart e kampionëve të njohur, Blohin, Sharmak, Boniek dhe Shevçenko, Shqipëria që ishte e vendosur në vazon e e pestë, mësoi kundërshtarët e saj.

Të pranishëm në këtë ceremoni, si përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit ishin Presidenti Armand Duka, zv/Presidenti Lutfi Nuri, Sekretari i Përgjithshëm Eduard Prodani, trajneri i Shqipërisë Josip Kuzhe dhe ish futbollisti i skuadrës kombëtare Edvin Murati.

Të gjitha skuadrat me të cilat Shqipëria do të ndeshet në kuadrin e Grupit D eliminator, janë ndeshur më parë, me ekipin tonë përfaqësues.

Sipas shortit, 51 vende europiane (këtu nuk janë përfshirë Polonia dhe Ukraina që janë kualifikuar, si vende organizatore) janë ndarë në 9 grupe. Gjashtë grupet e para kanë nga nëntë skuadra, ndërsa tre grupet e fundit nga 5 skuadra.

Media FSHF 

 

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play
fairplay