Kuzhe: Nuk fituam ndeshjen por te ardhmen
"Te gjithe ata qe provova ma shperblyen besimin"
Eshte ndoshta nje nga trajneret me te komunikueshem, qofte me vete lojtaret, ashtu edhe me mediat. Trajneri kroat I Shqiperi, Josip Kuzhe, pas ndeshjes nuk kursehet ne asgje, ne asnje deklarate dhe ne asnje detaj tjeter, madje edhe ne “momentin” e Hykes, apo edhe kalimin e Vangjelit ne rolin e nje “shkaterruesi” se bashku me Bulkun ne mesfushe…
- Nje barazim, por shume akivizime. Jeni I kenaqur?
- Sigurisht qe jam. Une e thashe qe nese do te doja te fitoja do te aktivizoja “senatoret” e skuadres, si Bogdanin, Canen, Skelen, Duron, etj. Por, ne fakt une doja te provoje pikerisht keta lojtare qe provova sot dhe mendoj se ata ma shperblyen besimin. Pra, tani mund te them me plot gojen se e di se ccfare skuadre kam ne dispozicion dhe se ccfare lojtaresh jane ata qe bejne pjese ne kete kombetare.
- Do te donit te fitonit ama?
- Sigurisht qe po. Ne zhvilluam nje pjese te pare jo te mire, por u rritem tek e dyta dhe te them te drejten, patem shume raste qe te shenonim golin e fitores. Ata na ndeshkuan qe ne fillim, por me pas ne arritem qe te kthenim rezultatin. Megjithate ne fund te fundit nuk mund t’I ve faj, sepse disa nga ata lojtare qe luajten dje jane lodhur, sidomos pas asaj perballjeje qe zhvilluan ndaj Portugalise. Megjithate, une mendoj se nuk duhet te merziteni. Sepse, ne fund te fundit, ne nuk kemi fituar ndeshjen, por te ardhmen pa dyshim qe e kemi fituar. Keta jane lojtare shume te mire, qe te gjithe dhe sot me dhane nje prove konkrete.
- Ujkani ju bindi?
- Po. Mendoj se po. Ishte mire, luajti me determinacion dhe me nje deshire te madhe. Eshte nje portier qe do te na vleje shume per te ardhmen. Eshte fat qe e kemi.
- Kjo do te thote se Hidi nuk do te jete me pjese e perfaqesueses?
- Nuk e thashe kete. Degjoni, une nuk mund te them tani se kush do te jete, kush eshte dhe kush nuk do te jete pjese e perfaqesueses sepse nuk ka sens. Mua me duhen te gjithe. Por, gjate kesaj kohe une do te shikoj edhe lojtare te tjere. Por, sic e thashe une dua gjithnje te kem ne dispozicion sa me shume lojtare dhe dua me te miret.
- Aktivizimi I Hykes, mund te ndodhte me perpara?
- Degjoni si eshte e verteta e Hykes. Perpara ndeshjes nuk e kishim vendosur ende se ku do te luante. Por, me pas I thame qe te luante ne krahun e djathte, atje ku realisht lojtari ka pak veshtiresi qe te adaptohet dhe vete lojtari na tha se mund te jape maksimumin vetem ne krah te majte. Dhe per kete arsye aktivizuam Muzaken. Megjithate, dihet qe Hyka eshte nje lojtar shume I vlefshem per ne.
- Po Kapllani?
- Te them te drejten nuk mund te jap nje gjykim. Te gjithe luajten sot, por ne pjesen e pare nuk ishim mire si ekip. Pra, nuk mund te veccoj askend.
- Si do te jete vera e Kuzhes?
- Pune, pune dhe pune. Do te nis te flas me FSHF-ne per zbulimin e talenteve te lojtareve shqiptare qe luajne jashte. Po keshtu do te shikoj te gjithe ndeshjet e ekipeve shqiptare qe luajne ne kupat e Europes. Me pas do te jem ne “Pescara 2009” dhe do te shikoj edhe atje ndeshjet e ekipit olimpik U-20. Pra, e shikoni, s’kam shume kohe qe te mendoj pushime.

- Mishel Platini uron Presidentin e FSHF per rizgjedhjen
- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente