Federata Shqiptare e Futbollit: Trajneri Ari Han: Kam gjithçka gati Trajneri Ari Han: Kam gjithçka gati ================================================================================ federata on 09 February, 2009 08:35:00 Trajneri holandez i përfaqësueses shqiptare Ari Han, ka dalë të martën në konferencë për shtyp në ambientet e hotel “Korinthia Palace”, përpara gazetarëve shqiptarë dhe të huaj. Drejtuesi i pankinës së Shqipërisë, ka treguar për përgatitjet e skuadrës së tij përpara ndeshjes me Maltën dhe objektivat për këtë takim. Menjehërë ai ka deklaruar se portieri titullar i përfaqësueses shqiptare Arjan Beqaj, do të qëndrojë në tribunë për shkak të dëmtimit që ka. 18 futbollistët e tjerë, të grumbulluar, do të përbëjnë listën anti-Maltë. “Sigurisht është një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati për ta përballuar kundërshtarin. Tashmë i kam idetë e qarta dhe ka vendosur edhe mënyrën e lojës. Madje edhe lojtarët që do t’i përshtaten kësaj skeme”-ka deklaruar Haan. Si zakonisht, ai nuk ka preferuar që të deklarojë formacionin, i cili do të zbresë të mërkurën në “Ta Qali”, kundër Maltës. Ai do të mësohet vetëm përpara ndeshjes. Media FSHF