Newsletter
Email:
Gjithsej ne faqe: 24
Vizitor: 24
Antare: 0
Hyrje | Kombetarja | Miqesorja ,SHQIPËRI-MILAN 3-3

Miqesorja ,SHQIPËRI-MILAN 3-3

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kombetarja shenon 3 gola ne porten e Milanit

 

 

 

 

SHQIPËRI-MILAN 3-3
Shënues: Vila, Muzaka, Salihi/ Ronaldinjo, Shevçenko, Inzagi 88’
Me penallti Milani fitoi 5-4. Elvin Beqiri humbi penalltinë e fundit për Shqipërinë.
 

 

Trajneri Artan Bushati  që ka drejtuar seleksionin shqiptar, ia ka arritur qëllimit, duke spikatur disa futbollistë

Një miqësore me skuadrën më të kuotuar në botë nuk është impresionuese vetëm për lojtarët, por edhe për stafin e kombëtares shqiptare. Artan Budshati, trajneri i Shpresës, që ka marrë drejtimit e kombëtares për miqësoren me Milanin, ka qenë i entuziazmuar pas ndeshjes, që i dhuroi publikut emocione të mëdha. Për Bushatin, jo vetëm që u kënaq publiku, por u arrit edhe qëllimi për një parapërgatitje për ndeshjen me Portugalinë, që do të luhet më 6 qershor.

“Ky takim kishte vlerat e një spektakli dhe si e tillë na bëri që ta vlerësonin në shumë aspekte, duke ia arritur qëllimit. Mendoj se edhe pubkliku mbeti shumë i kënaqur nga ajo çfarë iu ofrua në fushë. Ne e shfrytëzuam këtë sfidë për qëllimet tona, për të parë gjendjen e lojtarëve.

Dëshira ime para këtij takimi ishte t’i aktivizoja të gjithë lojtarët dhe ia arriti këtij qëllimi, duke pasur parasysh rezultati nuk ishte shumë i rëndësishëm. Është një ditë e shënuar për të gjithë ne që ishim protagonistë në këtë ndeshje. Nuk është kollaj të kthesh rezultatin përballë Milanit, skuadrës më të madhe europiane,” - është shprehur trajneri emergjent i kombëtares.

Pas një pjesë të parë disi të përgjumur, në të dytën ka ardhur reagimi i kuqezinjve, sidomos pas futjen se në lojë katërshes Muzaka Agolli Vila Hyka. Promovimi i lojtarëve të rinj ishte qëllimi kryesor i Bushatit, i cili thekson se një lojtar si Vila e ka vendin në kombëtare. “Jo pa qëllim e futa Vilën në lojë. E kisha parapërgatitur psikologjikisht para ndeshjes. Jam i lumtur jo pse vjen nga Shpresa, por sepse është një lojtar që do t’i bëjë shumë kombëtares në të ardhmen.

Them se duhet të grumbullohet sa më shpejt kombëtaren,” - vijon shkodrani i Shpresës. Pavarësisht këtij momenti pozitiv në pankinën kuqezi, Bushati hedh poshtë mundësinë për ta vijuar më tej këtë detyrë, duke deklaruar se Shqipërisë i duhet një trajner i huaj. “E kam drejtuar kombëtaren në një moment vakuumi, por kjo nuk do të thotë se do të jem unë trajner për më shumë kohë. Besoj që do të ishte shumë e vlefshme që kombëtaren tonë ta drejtonte një trajner i huaj, për vetë kushtet që na rrethojnë,” - ka përfunduar Artan Bushati.

Duro: Treguam vlerat e futbollit shqiptar

Klodian Duro ishte kapiteni i seeksionit shqiptar, nga të paktët veteranë që kanë mundur t’i përgjigjen ftesës së kombëtares. Për Duro kjo miqësore ishte fitore e futbollit shqiptar: “Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe me spektakël, që i ka vlejtur mbi të gjitha futbollit shqiptar, që në fakt ka shumë nevojë për të tilla aktivitete. Kur ke përballë kampionë të tillë, që kanë fituar trofetë më të rëndësishëm në futbollin botëror, motivimi është edhe më i madh.

Besoj që të gjithë çunat dhanë sot maksimumin. Kjo ndeshje tregoi vlerat që ka futbolli shqiptar, edhe pse jo me lojtarët më të mirë. Me punë dhe sakrificë mendoj se mund të kultivojmë një futboll shumë më të bukur në të ardhmen. Nuk mendoj se kanë triumfuar individë të veçantë, por i gjithë grupi. Këtë sukses e meritojnë të gjithë, sepse treguan se kanë dëshirë për të luajtur futboll. Kjo duhet të jetë një shtysë për ne, sepse nuk është e lehtë të përballesh në arenën ndërkombëtare nëse nuk ke një grup të gjerë futbollistësh.

Jam shumë i kënaqur jo vetëm që luajtëm kundër Milanit, por arritëm të kthenim rezultatin nga 2 0 në 3 2. Nuk është pak të përmbysësh gjithçka përballë këtyre gjigantëve të futbollit botëror. Ekipe me shumë emër nuk kanë mundur t’ia kthejnë rezultatin Milanit, pavarësisht se kjo ishte thjesht një miqësore. Për mua ka qenë privilegj edhe mbajtja e shiritit të kapitenit, si drejtues i këtyre çunave të rinj.

Vila: Ishte më shumë se një ëndërr

Aktivizimi me Milanin ishte një ëndërr që m’u realizua. Në radhë të parë, dua të falënderoj stafin që më grumbulloi për këtë ndeshje dhe që besoi te forma ime. Ky takim ishte një test i rëndësishëm para Portugalisë, ku duhet të tregoja vlerat e mia.

Do të thosha një ëndërr e madhe imja u bë realitet. Në fillim mezi prisja të aktivizohesha qoftë për disa minuta, por tani që kam shënuar më duket më janë plotësuar shumë ëndrra. Do të thosha gjithashtu se kam qenë me shumë fat sonte përballë lojtarëve me famë botërore si Ronaldinjo, Kaka, Sedorf apo Shevçenko. Deri tani kam bërë një hap të madh, por do të më duhet të punoj edhe më tepër, që të luaj me kombëtaren. Shpresoj se do t’ia arrij edhe këtij qëllimi.

Salihi: Tani pres t’u shënoj Portugalisë

“Për mua gëzimi që mora pjesë në këtë ndeshje nuk mbaroi thjesht me qenien time në fushë. Shënova një gol që i vlejti skuadrës, ndaj jam edhe më shumë i gëzuar. Është një kujtim i bukur që do të më mbetet gjatë në mendje. Po kaloj një formë shumë të mirë dhe shpresoj ta ruaj edhe në ndeshjen me Portugalinë. Nëse do të kem shanse në këtë sfidë, besoj se do t’i shfrytëzoj në maksimum.

Është e padiskutueshme që kombëtarja gjithmonë ushqehet nga futbollistë të rinj që vijnë nga kombëtaret e moshave. Mua këtë radhë më kanë bërë përshtypje disa lojtarë të rinj shumë të talentuar si Vila apo Veliu, të cilët mund të jenë pjesë e rëndësishme e kombëtares sonë.”

Muzaka, “dopieta” që i djeg Milanit

Të luash kundër Milanit është diçka e veçantë, t’i shënosh është një ëndërr, ndërsa ta bësh këtë për herë të dytë është mrekulli. Gjergji Muzaka do të mbahet mend gjatë si futbollisti që i ka shënuar një “dopietë” Milanit. 14 tetorin e kaluar lëshoi një predhë nga rreth 30 metra, duke e shtangur Abiatin, ndërsa mbrëmë nuk i dha asnjë shans për të reaguar të riut Edusini.

“Nuk di si ta përshkruaj këtë mbrëmje. Shënova një gol shumë të bukur si lojtar i Tiranës dhe e përsërita edhe me bluzën e kombëtares. Me shumë se kaq nuk mund të kërkoja,” - është shprehur futbollisti i Tiranës. Ndoshta ka ardhur momenti që Gjergji Muzaka të mos konsiderohet thjesht kandidat për një vend në kombëtare, por pjesë e përhershme e saj.

 

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play
fairplay