Shqipëria miqësore kundër Gjeorgjisë
Sfidat e 10 qershorit për kombëtaren "A" dhe U-21
Federata Shqiptare e Futbollit, bën gati miqësoret e 10 qershorit. Shqipëria e futbollit, do të luajë kundër Gjeorgjisë në një sfidë të dyfishtë. Kombëtarja shqiptare dhe ekipi U-21, do të ndeshen me homologët e tyre gjeorgjianë në dy takime miqësore në Tiranë.
Gjeorgjia, megjithëse një kombëtare e re (e formuar pas vitit 1991), është një ndër skuadrat që është ndeshur më shumë me Shqipërinë, në eliminatore, gjatë këtyre dy dekadave të fundit.
Kombëtarja shqiptare është ndeshur 10 herë me Gjeorgjinë, ku ka fituar 3 takime ka barazuar 1 dhe ka humbur 6 ndeshje. Golaverazhi i përgjithshëm i këtyre ballafaqimeve, është 8-16.
Ndërsa ekipi shpresa është ndeshur katër herë me skuadrën gjeorgjiane. Tre nga takimet i kanë fituar gjeorgjianët ndërsa një ndeshje, 21 vjeçarët shqiptarë. Golaverazhi i përgjithshëm është 5-6.
Media FSHF

- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni
- Dita e trete e grumbullimit te ekipit kombetar

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente