Newsletter
Email:
Gjithsej ne faqe: 17
Vizitor: 17
Antare: 0
Hyrje | Kombetarja | Haan me diplomaci: Ne sot nuk pame ndeshje

Haan me diplomaci: Ne sot nuk pame ndeshje

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Berti Vogst: Ishte loje e kenaqshme deri kur ndodhi incidenti

 


 

 

 

 

 

 

 

 

Pas incidentit qe ndodhi nga arbitri gjeorgjian ne takimin miqesor Azerbajxhan - Shqiperi, gjithkush priste me interes te degjonte se cfare do te thonin te dy trajneret ne Konferencen per shtyp.

Trajneri i Shqiperise Arie Haan, megjithese i indinjuar per ate qe ndodhi, ruajti diplomacine: "Megjithe ate qe ndodhi, Berti Vogst vazhdon te jete miku im", citoi trajneri shqiptar, i cili do te shtonte: "Pas asaj qe ndodhi ne e vetmja gje qe nuk pame ishte ndeshje", theksoi trajneri shqiptar i cili ne fizionomine e tij e tregonte dershperimin per ate qe ndodhi.

Nga ana tjeter, trajneri gjerman i Azerbajxhanit, Beri Vogst me i qeshur,i cili perpara Konferences per shtyp pati nje takim me trajnerin e kombetares tone, holandezin Arie Haan ishte me pak realist por me teper favorizues i lojes dhe ne paraqitje ndryshoi imazhin e vet menjehere pas pyetjeve te gazetareve: "Ne zhvilluam nje loje te mire deri perpara asaj qe na dhuroi gjyqtari, me pas nuk kishte kuptim asgje" theksoi trajneri gjerman i cili ne ate pike do ti permbahej asaj qe tha trajneri Haan.

Holandezi, i pyetur rreth bojkotimit te ndeshjes nga lojtaret kuqezi u shpreh: "Gjithkush kishte nje mendim te tij pas perfundimit te pjeses se pare, por e rendesishme ishte qe te luanim futboll dhe ju e pate ate qe ne vendosem te dalim, ndonese me vonese", theksoi trajneri Haan, skuadra e te cilit luajti me 10 lojtare gjate gjithe pjeses se dyte, fale nje gabimi skandaloz te gjyqtarit Gjeorgjian i cili nxorri Beqirin me karton te kuq pa asnje arsye. Kjo situate solli irritimin e futbollisteve tane qe deshen te bojkotonin lojen

Komente (1 publikuar):

Fadil Beqiri ne 06 December, 2008 07:41:36
avatar
A ka ndermarre dicka federarata ne lidhje me incidentin në ndeshjen e fundit. Mendimi im eshte se nuk eshte dashte te vazhdohet ne pjesen e dytë.

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play
fairplay