Newsletter
Email:
Poll: Kombëtarja: 6 pikët e rradhës
Do te fitoje ekipi kombetar dy ndeshjet e rradhes?
Gjithsej ne faqe: 5
Vizitor: 5
Antare: 0
Hyrje | Kombetarja | Presidenti i FSHF falenderon tifozët shqiptarë

Presidenti i FSHF falenderon tifozët shqiptarë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit z. Armand Duka, ka shprehur një falenderim të veçantë për tifozët shqiptarë, të ekipit përfaqësuese.

 

 

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit z. Armand Duka, ka shprehur një falenderim të veçantë për tifozët shqiptarë, të ekipit përfaqësuese. “Duhet t’i falenderoj zyrtarisht të gjithë tifozët shqiptarë kudo që ndodhen, në Shqipëri, jashtë saj dhe në mënyrë të veçantë ata që ndoqën skuadrën tonë përfaqësuese në dy ndeshjet e fundit në Hungari dhe Portugali”, është shprehur numri 1 i futbollit shqiptar. Sipas Presidentit Duka, mbështëtetja e tifozerisë shqiptare, ka qenë tepër e çmuar për skuadrën tonë përfaqësuese në përballjet e saj, për eliminatoret e kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010. Ai ka kërkuar, që kjo lidhje e ngushtë mes ekipit kombëtar dhe tifozerisë shqiptare të forcohet edhe më tej, në të mirë të futbollit shqiptar dhe të rezultateve të ekipit kombëtar. “Jam i lumtur të vlerësoj, se marrëdhënia e shkëlqyer mes tifozerisë dhe skuadrës, ka krijuar një atmosferë të mrekullueshme, e cila ka ndikuar në rritjen e moralit të ekipit kuqezi. Në këtë moment, mbështetja e tifozërisë është një faktor shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e rezultateve pozitive”-përfundoi Duka.

Presidenti i FSHF-së, ka patur takime përpara ndeshjes me Portugalinë me tifozë shqiptarë në shkallët e stadiumit të Bragës.

 

Media FSHF      

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play