Federata Shqiptare e Futbollit: Ka përfunduar punimet me sukses Asambleja e Futbollit Ka përfunduar punimet me sukses Asambleja e Futbollit ================================================================================ Federata Futbollit on 13 November, 2008 02:14:00 Ka mbyllur me sukses punimet e saj, Asambleja e Përgjithshme, e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një atmosferë miqësore dhe dashamirëse, organizmi më i rëndësishëm vendmarrës i futbollit shqiptar, ka zhvilluar paraditen e të mërkurës, punimet e saj. Në orën 09.00, në sallën e konferencave të Pallatit të Kongreseve, Asambleja ka nisur punimet, e nderuar nga pjesëmarrja e delegacionit të nivelit të lartë të UEFA-s, drejtuar nga Presidenti Michel Platini. Pas hapjes së punimeve, nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm Arben Bici, ka përshëndetur Presidenti i FSHF Armand Duka. Pas tij, ka përshëndetur edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Hysen Domi. Në emër të organizmit që drejton, ai i ka deklaruar Presidentit Michel Platini, “Urdhërin Olimpik”. Më pas në foltore, është ngjitur Presidenti i UEFA-s. Kjo ka qenë një nga pikat kulmore të punimeve të Asamblesë. Z. Michel Platini, ka mbajtir një fjalim të rëndësishëm për anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Futbollit. Ndër të tjera, ai ka vlerësuar rolin e Federatës Shqiptare të Futbollit, të Komunitetit të futbollit dhe të Presidentit të FSHF, në udhëheqjen e proçesit të reformave për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe ruajtjen e pavarësisë së tij. Ai siguroi për mbështetjen që UEFA, i ka dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë futbollit shqiptar edhe në të ardhmen. Pas largimit të delegacionit të UEFA-s, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka mbajtur raportin e tij. Ky raport është miratuar me vota unanime nga Asambleja. Po kështu është miratuar raporti financiar dhe buxheti për vitin e ardhshëm. Disa përfaqësues të klubeve të kategorisë superiore, kanë kërkuar një shpërndarje në mënyrë të tjetër të shpërblimeve. Kjo temë është lënë e hapur për diskutim. Më pas me shumicë dërmuese votash janë miratuar një seri ndryshimesh në statut, të cilat kënë për qëllim përmirësimin e tij. Në fund Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF, ka miratuar vendimin e Komitetit Ekzekutiv për pranimin e ekipeve të Luzit të Vogël 2008 dhe të Adriatikut të Mamurrasit, si anëtarë të Asamblesë së FSHF. Punimet e Asamblesë i ka mbyllur Presidenti Armnd Duka me një fjalim përshëndetës. Media FSHF