Ka përfunduar punimet me sukses Asambleja e Futbollit
Ka mbyllur me sukses punimet e saj, Asambleja e Përgjithshme, e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ka mbyllur me sukses punimet e saj, Asambleja e Përgjithshme, e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një atmosferë miqësore dhe dashamirëse, organizmi më i rëndësishëm vendmarrës i futbollit shqiptar, ka zhvilluar paraditen e të mërkurës, punimet e saj.
Në orën 09.00, në sallën e konferencave të Pallatit të Kongreseve, Asambleja ka nisur punimet, e nderuar nga pjesëmarrja e delegacionit të nivelit të lartë të UEFA-s, drejtuar nga Presidenti Michel Platini.
Pas hapjes së punimeve, nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm Arben Bici, ka përshëndetur Presidenti i FSHF Armand Duka. Pas tij, ka përshëndetur edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Hysen Domi. Në emër të organizmit që drejton, ai i ka deklaruar Presidentit Michel Platini, “Urdhërin Olimpik”.
Më pas në foltore, është ngjitur Presidenti i UEFA-s. Kjo ka qenë një nga pikat kulmore të punimeve të Asamblesë. Z. Michel Platini, ka mbajtir një fjalim të rëndësishëm për anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Futbollit. Ndër të tjera, ai ka vlerësuar rolin e Federatës Shqiptare të Futbollit, të Komunitetit të futbollit dhe të Presidentit të FSHF, në udhëheqjen e proçesit të reformave për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe ruajtjen e pavarësisë së tij. Ai siguroi për mbështetjen që UEFA, i ka dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë futbollit shqiptar edhe në të ardhmen.
Pas largimit të delegacionit të UEFA-s, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka mbajtur raportin e tij. Ky raport është miratuar me vota unanime nga Asambleja. Po kështu është miratuar raporti financiar dhe buxheti për vitin e ardhshëm. Disa përfaqësues të klubeve të kategorisë superiore, kanë kërkuar një shpërndarje në mënyrë të tjetër të shpërblimeve. Kjo temë është lënë e hapur për diskutim.
Më pas me shumicë dërmuese votash janë miratuar një seri ndryshimesh në statut, të cilat kënë për qëllim përmirësimin e tij.
Në fund Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF, ka miratuar vendimin e Komitetit Ekzekutiv për pranimin e ekipeve të Luzit të Vogël 2008 dhe të Adriatikut të Mamurrasit, si anëtarë të Asamblesë së FSHF.
Punimet e Asamblesë i ka mbyllur Presidenti Armnd Duka me një fjalim përshëndetës.
Media FSHF

- Kombetarja U-15, programi i punes
- Telegram ngushëllimi i Presidentit të FSHF
- Ndahet nga jeta mjeshtri Petro Ruci
- Spanje-Shqiperi 3-0
- Stervitja e fundit para ndeshjes me Tunizine
- Shqiperi-Tunizi 1 me 2
- Sulejman Demollari emërohet trajner
- Lojrat Mesdhetare, Kombetarja U-20 vazhdon stervitjen
- Programi stervitor i ekipit kombetar ne Lojrat Mesdhetare
- Lojrat Mesdhetare, lista e plote e Kombetares U-20

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente