STATUTI I FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT
I -PERCAKTIMI I TERMAVE
II -RREGULLA TE PERGJITHSHME
III -ANETARET
IV -ORGANIZIMI
A. ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
B. KOMITETI EKZEKUTIV
C. ORGANET E KONTROLLIT FINANCIAR
D. SEKRETARIATI I PERGJITHSHEM
V. -FINANCA
VI. -SHPERNDARJA
VII. RREGULLIME INDIVIDUALE
VIII. -KUSHTE PARASHIKUESE DHE FINALE
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I. PERCAKTIMI I TERMAVE
Ne interpretimin e termave te ketij Statuti dhe te Rregulloreve te Federates Shqiptare te Futbollit fjalet dhe shkurtimet e meposhtme perfaqesojne (sipas rendit alfabetik):
· “Gjykata e Arbitrazhit”: Gjykate e vetme e pavarur dhe e pa anshme ose nje panel arbitrazhi e krijuar nga persona private, qe vepron ne vend te nje gjykate te zakonshme brenda qellimit dhe fuqive te caktuara ne perputhje me ligjet shqiptare ne fuqi.
· “Asambleja”: do te nenkuptoje Asamblene e Pergjithshme si organ me i larte i FSHF-se.
· “ CAS”: do te thote Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ne Lausanne (Zvicer).
· “Komiteti Ekzekutiv”, ose KE: do te nenkuptoje organin Ekzekutiv te FSHF-se, i cili funksionon ne perputhje me dispozitat e ketij statuti.
· “FIFA” do te nenkuptoje Federaten Nderkombetare te Shoqatave te Futbollit.
· “FSHF” ose “Federate” do te nenkuptoje Federaten Shqiptare te Futbollit.
· “IFAB” do te thote Bordi Nderkombetar i Shoqatave te Futbollit, i cili nxjerr dhe modifikon Ligjet e Lojes.
· “Liga” do te nenkuptoje kombinim ose grup klubesh brenda territorit te FSHF-s, e cila varet dhe eshte nen autoritetin e FSHF-s.
· “Zyrtar”: do te nenkuptoje nje anetar te nje bordi/organizate, anetar Komisioni, traineret, arbitrat dhe asistentet e arbitrave, zyrtaret e katert, personat pergjegjes per cershtjet teknike, mjekesore dhe administrative ne FSHF dhe anetaret e FSHF.
· “Gjykata e Zakonshme”: Gjykata me juridiksion te zakonshem ne Shqiperi, qe marrin vendime ne lidhje me mosmarreveshje, ne baze te kompetencave te tyre sikurse eshte vendosur ne Kushtetuten e Shqiperise dhe nga legjislacion tjeter Shqiptar.
· “Lojtar”: do te nenkuptoje nje futbollist te regjistruar ne FSHF.
· “UEFA” do te nenkuptoje Bashkimin e Shoqatave Europiane te Futbollit.
II.
HYRJE
Federata Shqiptare e Futbollit eshte themeluar me 6 Qershor 1930 dhe eshte anetare e Federates Nderkombetare te Shoqatave te Futbollit (FIFA-s) prej vitit 1932 dhe e Bashkimit te Shoqatave Europiane te Futbollit (UEFA) prej vitit 1954. Federata Shqiptare e Futbollit eshte anetare e Komitetit Olimpik Shqiptar dhe organi i vetem kompetent per te organizuar futboll ne territorin e Shqiperise.
III.
RREGULLA TE PERGJITHSHME
NENI 1
Forma ligjore, Selia 1.Federata Shqiptare e Futbollit eshte ent ligjor juridik, shoqate, e cila perfaqeson bashkimin vullnetar te shoqatave dhe klubeve sportive te futbollit ne Republiken e Shqiperise, te cilat veprojne ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil, Ligjit Nr.8789, date 27.05.2001 “Per regjistrimin e organizatave jofitimprurese”, Ligjit Nr.9376, date 21.04.2005 “Per Sportin”, dhe akte te tjera ligjore e nenligjore qe drejtojne kete aktivitet.
2. Federata Shqiptare e Futbollit eshte e detyruar te respektoje statutet, rregulloret, direktivat dhe vendimet FIFA-s dhe UEFA-s. 3. Federata eshte asnjeanese ne çeshtjet politike dhe fetare. 4. Diskriminimi i çdo lloji kunder nje vendi tjeter, personi ose grupi njerezish ne lidhje me origjinen etnike, gjinore, gjuhen, fene, politikat ose ndonje arsye tjeter eshte krejtesisht e ndaluar dhe denohet me pezullim, perjashtim, ose ndonje vendim tjeter disiplinor. 5. Federata eshte themeluar per nje periudhe te pakufizuar kohe dhe ka pavaresi te plote teknike, organizative dhe administrative ne zbatimin e veprimtarive te saj. Ajo respekton autoritetin e shtetit. 6. Selia e saj ndodhet ne qytetin e Tiranes ne adresen Rruga Elbasanit. 7. Asambleja e Pergjithshme, me propozim te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-së vendos per ndryshimin e selise se FSHF-së. NENI 2 Shkurtimi, Flamuri, Emblema, Vula dhe Gjuha.
1. Federata Shqiptare e Futbollit perdor shkurtimin “FSHF”. 2. Emblema dhe flamuri i FSHF-se perbehet nga nje fushe e bardhe me fjongo kuq e zi, me nje top futbolli ne qender, inicialet FS HF dhe viti i krijimit 1930. 3. Vula eshte rrethore dhe perfshin emblemen e FSHF. 4. Gjuha zyrtare e FSHF eshte shqipja. 5. Sipas rregullave, FSHF ka regjistruar flamurin, stemen dhe shkurtimin ne perputhje me legjislacionin kombetar. NENI 3 Objektivat
1. FSHF eshte organizate jofitimprurese. Prandaj çdo e ardhur qe fitohet do te ri-investohet ne aktivitete futbolli. 2. FSHF ndjek objektivat e meposhtme: a. Te zhvilloje, promovoje, kontrolloje dhe rregulloje aktivitetin sportiv te shoqates se futbollit ne te gjitha format e tij, pergjate gjithe territorit te Republikes se Shqiperise, ne perputhje me statutet, rregulloret dhe direktivat e adoptuar nga FIFA dhe UEFA. b. Te organizoje gara ne shoqaten e futbollit ne te gjithe format e tij ne nivel kombetar, duke percaktuar saktesisht, siç kerkohet, kompetencat qe i lejohen niveleve te ndryshme te ligave. c. Te kontrolloje dhe mbikeqyre te gjitha ndeshjet miqesore dhe zyrtare te futbollit te te gjitha formave te luajtura ne Republiken e Shqiperise. d. Te perdore eksperiencen e saj per te ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e marredhenieve miqesore midis anetareve te FSHF-se, duke inkurajuar frymen e tolerances, te mirekuptimit dhe lojes se drejte (Fair Play) ne te gjitha nivelet e ndeshjeve. e. Te organizoje, administroje dhe kontrolloje disiplinen dhe lojen e futbollit ne Republiken e Shqiperise. f. Te mbroje interesat e perbashketa te shoqatave te futbollit dhe te anetareve te saj. g. Te menaxhoje lidhjet sportive nderkombetare lidhur me shoqaten e futbollit ne te gjitha format e saj dhe me gjithe partneret (FIFA, UEFA, shoqatat kombetare etj.) h. Te ekuilibroje dhe normalizoje interesat e pergjithshme te futbollit ne rastet e mosmarreveshjeve midis anetareve te saj. i. Te mbeshtese dhe perkrahe iniciativat e anetareve te saj, per rritjen e te ardhurave te tyre, konform legjislacionit ne fuqi. j. Te organizoje konferenca, seminare, kurse trajnimi dhe te siguroje informacion mbi aktivitetet dhe anetaret e saj. k. Te mbaje kontakte dhe te bashkepunoje me shtetin sidomos ne lidhje me strategjine dhe politikat per zhvillimin e futbollit dhe ato qe kane te bejne me legjislacionin per sportin. l. Te siguroje asistence, sponsorizime, donacione nga burime te ndryshme brenda dhe jashte vendit si dhe subvencione nga shteti.
IV. ANETARET
NENI 4 Kategorite e anetareve
1. FSHF-ja perbehet nga anetaret qe vijojne:
a. Klubet e futbollit te themeluara ne perputhje me legjislacionin shqiptar; b. Shoqatat qe kane lidhje me funksionet specifike te futbollit, ose kategorite: I. traineret, II. gjyqtaret, III. personelin mjeksor IV. minifutbolli c. Shoqata e futbollit amator qe perbehet nga 8 zona futbolli brenda territorit te Shqiperise. Komitetit Ekzekutiv i FSHF vendos mbi territorin e seciles zone. 2. Klubet e futbollit ose entet ligjore (p.sh: shoqatat) lidhur me kategori specifike te futbollit (dmth te rinjte, femrat, futboll plazhi) ose funksione te futbollit, mund te behen anetare te FSHF. Të tilla organe duhet te njihen dhe te varen nga FSHF. Te drejtat dhe detyrat e tyre jane percaktuar qarte ne statute, te miratuara nga FSHF dhe duhet te perputhen me keto statute, gjithashtu edhe me rregulloret dhe vendimet e marra nga FSHF. 3. Çdo ligë ose grup tjeter klubesh ne nivelin kombëtar mund te lejohen vetem me pranim nga FSHF dhe do te varen prej saj. Nje grup i tille klubesh mund te krijohet vetem nga momenti qe autoriteti, te drejtat dhe detyrat qe i jane caktuar, jane specifikuar ne menyre te qarte ne statutet prezente dhe duke patur parasysh qe nje grup i tille pranon qe statutet dhe rregulloret e tij te jene subjekt i miratimit nga ana e FSHF. NENI 5 Kushtet per anëtarësim
1. Çdo kërkesë per t’u anëtaresuar në FSHF duhet të behet me shkrim dhe duhet t’i dergohet Sekretarise se Pergjithshme te FSHF duke e shoqeruar me:
a. Nje deklarate qe verteton se i interesuari jeton brenda teritorit Shqiptar. b. Nje deklarate qe garanton se i interesuari do te luaje te gjitha ndeshjet zyrtare vetem ne territorin Shqiptar, perveç rastit kur vendoset ndryshe nga organet kompetente. c. Nje deklarate qe siguron se përberja ligjore e aplikantit garanton se ai mund te marre vendime ne menyre te pavarur nga ndonje ent tjeter. d. Nje kopje te statuteve dhe rregulloreve te saj, te vlefshme ligjerisht. e. Nje deklarate qe do ti bindet gjithmone statuteve, rregulloreve, direktivave dhe vendimeve te FSHF, FIFA dhe UEFA-s dhe Kodit të Etikes së FIFA-s si dhe siguron qe keto do te respektohen nga anetaret e tij (zyrtaret dhe lojtaret etj).
f. Nje deklarate qe do te respektoje Ligjin e Lojrave te botuar nga IFAB dhe Ligjin e Lojrave te Minifutbollit botuar nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s. g. Nje deklarate qe njeh Gjykaten e Arbitrazhit per çeshtje kombetare dhe Gjykaten e Arbitrazhit te Sportit (CAS) ne Lausanne (Zvicer) per çeshtjet nderkombetare, ne perputhje me Statutet korresponduese te FIFA-s dhe UEFA-s. h. Nje liste te zyrtareve, me emrat e personave te autorizuar per firmosje me te drejten per te hyre ne marreveshje ligjore me nje pale te trete.
i. Nje deklarate qe merr persiper te organizoje ose te marre pjese ne ndeshje miqesore vetem duke marre me pare miratimin nga FSHF-ja.
j. Nje kopje te protokollit te mbledhjes me te fundit te Asamblese se Pergjithshme ose te takimit konstitucional.
2. Sekretari i Pergjithshem verteton marrjen e kerkeses per anetaresim te aplikantit.
Neni 6
Procedura për te marre statusin e anetarit
1.Sekretariati i Pergjithshem verifikon plotesimin e kerkeses per anetaresim dhe pergatit nje raport me shkrim per Komitetin Ekzekutiv te FSHF-se.
2. Komiteti Ekzekutiv shqyrton kushtet e anetaresise dhe vendos nese kerkesa per anetaresim i ploteson te gjitha kerkesat dhe ben nje rekomandim per Asamblene e Pergjithshme, e cila duhet te vendose per pranimin.
1.Sekretariati i Pergjithshem verifikon plotesimin e kerkeses per anetaresim dhe pergatit nje raport me shkrim per Komitetin Ekzekutiv te FSHF-se.
2. Komiteti Ekzekutiv shqyrton kushtet e anetaresise dhe vendos nese kerkesa per anetaresim i ploteson te gjitha kerkesat dhe ben nje rekomandim per Asamblene e Pergjithshme, e cila duhet te vendose per pranimin.
NENI 7 Vendime mbi anetaresimin
1. Asambleja e Pergjithshme e FSHF-se eshte i vetmi organ qe ka te drejte te pranoje nje aplikant si anetarin e ri te FSHF. 2. Midis dy Asambleve te Pergjithshme, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se mund t’i jape anetaresim provizor nje kandidati, i cili permbush te gjitha kerkesat statutore percaktuar ne Nenin 5 si me siper. NENI 8 Forma ligjore e anetareve
Anetaret e FSHF-se mblidhen bashke ne formen e nje organizate private me natyre shoqate ne perputhje me ligjet ne fuqi ne Republiken e Shqiperise per organizatat jo-fitimprurese.
NENI 9 Te drejtat e anetareve
1. Anetaret e FSHF kane te drejtat e meposhtme:
a. Te pajiset me karten e anetaresimit. b. Te njihet me pare me axhenden e çdo Asambleje te Pergjithshme, te ftohet ne takim ne kohen e percaktuar, te marre pjese ne mbledhje dhe te ushtroje te drejten per te votuar. c. Te jete i informuar per veprimtarite e FSHF. d. Te marre pjese ne aktivitetet sportive qe organizohen nen patronazhin e FSHF, ne perputhje me rregulloret e saj. e. Te propozoje kandidatet per organet e FSHF per t’u zgjedhur ne Asamblene e Pergjithshme. f. Te hartoje propozime per axhenden e Asamblese se Pergjithshme. g. Te marre falas raportet vjetore dhe botimet e tjera te FSHF. h. Te gjitha te drejtat e tjera qe dalin nga ky statut ose ato qe njihen nga rregulloret, direktivat dhe vendimet e FSHF. 2. Ushtrimi i ketyre te drejtave eshte subjekt i dispozitave te tjera ne keto statute dhe ne rregulloret e aplikueshme.
NENI 10 Detyrimet e anetareve
FSHF dhe anetaret e saj kane detyrimet e meposhtme: a.Te respektoje Statutet, rregulloret, direktivat dhe vendimet e FSHF, FIFA dhe UEFA-s, gjithashtu te respektoje Kodin e Etikes së FIFA-s. b.Te njohe autoritetin e Gjykates se Arbitrazhit per Sportin (CAS) ne Lozane (Zvicer)sikurse eshte specifikuar ne dispozitat perkatese te Statuteve te FIFA dhe UEFA.
c. Çdo mosmarreveshje e dimensionit kombetar qe del nga/ose lidhet me aplikimin e statuteve ose rregulloreve te FSHF-së ose ndonje kontrate, i duhet referuar nje Gjykate te pavarur dhe te paaneshme te arbitrazhit, qe eshte Gjykata e Arbitrazhit per Sportin ne Lausanne siç eshte specifikuar ne dispozitat perkatese te Statuteve te FIFA dhe UEFA derisa legjislacioni shqiptar te kete ngritur nje gjykate te pershtatshme arbitrazhi ne Shqiperi e cila ploteson kerkesat minimale te FIFA dhe UEFA-s. Gjykata e Arbitrazhit per Sportin ne Lausanne do te zgjidhe mosmarreveshjet ne vend te ndonje gjykate tjeter te zakonshme, derisa kjo te ndalohet nga legjislacioni ne fuqi ne Shqiperi. d. Të jete besnik ndaj FSHF-së qe nenkupton ne veçanti qe anetaret duhet te mos marrin veprime kunder interesave te FSHF-së. e. Të njohe principet e besnikerise, integritetit dhe sjelljes korrekte sportive si nje shprehje e lojes se ndershme (fair play); f. Të respektoje dhe zbatoje Ligjet e Lojes se IFAB dhe Ligjet e Lojes per Minifutbollin te botuar nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s; g. Të siguroje qe anetaret e tij, lojtaret, zyrtaret, agjentet e ndeshjeve dhe te lojtareve njohin dhe pranojne te gjitha detyrimet e permendura me siper; h. Të siguroje qe organi ekzekutiv i tyre eshte i zgjedhur me zgjedhje te lira dhe kur eshte e rendesishme edhe organi i tij ligjor. i. Të paguaje te gjitha detyrimet financiare ndaj FSHF dhe anetareve te saj. j. Të njoftoje FSHF per ndonje ndryshim ne statutet dhe rregulloret e anetarit si dhe per listen e personave ose zyrtareve te autorizuar per te firmosur me te drejte per te hyre ne marreveshje ligjore me pale te treta. k. Të mos mbaje asnje lidhje te natyres sportive me subjekte te panjohura nga FSHF. l. Te siguroje te dhenat e kerkuara statistike per anetarin e FSHF, anetarin e tij dhe qendren e trainimit m. Te njohe te gjitha detyrimet e tjera qe dalin nga keto statute, rregullore, direktiva dhe vendime te FSHF. NENI 11 Doreheqja e nje anëtari
1. Statusi i anëtarit perfundon kur nje anetar jep doreheqjen. 2. Doreheqja nuk e liron anetarin nga pergjegjesite financiare ndaj FSHF ose ndonje anetari te tij. 3. Nje doreheqje e tille kerkon nje njoftim me shkrim per Komitetin Ekzekutiv te FSHF te pakten 6 muaj perpara perfundimit te sezonit sportiv. NENI 12 Pezullimi
1. Shkelja serioze e statuteve, rregulloreve, direktivave dhe vendimeve te FSHF i mund te rezultoje ne pezullimin e anetarit nga FSHF per nje periudhe deri ne 2 (dy) vjet maksimum, ne baze te vendimit nga Asambleja e Pergjithshme. 2. Ne raste urgjente Komiteti Ekzekutiv mund te pezulloje perkohesisht nje anetar. Ne nje rast te tille, pezullimi eshte ne fuqi deri ne Asamblene e Pergjithshme te radhes, e cila merr nje vendim ne lidhje me kete mase. 3. Anetarij i pezulluar humbet menjehere te drejtat e tij te anetaresise veçanerisht te drejten per te votuar ne Asamblene e Pergjithshme dhe te propozoje kandidate per zgjedhje ne organet e FSHF-së. NENI 13 Përjashtimi
Asambleja e Pergjithshme mund te perjashtoje nje anetar per shkelje serioze ose te perseritura te Statuteve, rregulloreve, direktivave dhe vendimeve te FSHF-së.
NENI 14 Humbja e anëtaresisë për shkak të përjashtimit
1. Kerkesa per perjashtimin e nje anetari te FSHF mund ti parashtrohet Asamblese se Pergjithshme nga Komiteti Ekzekutiv me ane te kerkeses me shkrim dhe baza te forta te:
a. Komiteti Ekzekutiv i FSHF ose; b. Organi Gjyqesor i FSHF 2. Para se nje kerkese e tille ti parashtrohet Asamblese se Pergjithshme, Komiteti Ekzekutiv mund ti kerkoje Komisionit Verifikues ta studioje kerkesen dhe te hartoje nje draft me opinion ligjor per Asamblene e Pergjithshme. 3. Anetari ne fjale ka te drejte te degjohet dhe i kerkohet te parashtroje deklaraten e tij me shkrim ne lidhje me kerkesen per perjashtim. Nje anetar i tille mund te kerkoje gjithashtu ti prezantoje Asamblese se Pergjithshme nje deklarate te shkurter. 4. Asambleja e Pergjithshme e merr vendimin duke u bazuar ne Nenin 28 me efekt te menjehershem, ne qofte se nuk vendos ndryshe. Thyerja serioze e Statuteve, rregulloreve, direktivave dhe vendimeve te FSHF mund te rezultoje ne pezullimin e anetarit nga FSHF per nje maksimum prej dy vjetesh, siç mund te vendoset nga Asambleja e Pergjithshme. NENI 15 Shpërbërja
Shperberja e nje enti ligjor te nje anetari mund te jete vullnetar ose ligjor. Ne secilin rast rezulton ne humbjen e statusit te anetarit te FSHF, madje perpara se te arrihet faza e likuidimit.
NENI 16 Humbja e anëtarësisë për shkak të Shpërndarjes
1. Nese nje anetar i FSHF shperndahet per ndonje arsye ligjore ne baze te ligjit kombetar, anetaresia e tij me FSHF do te perfundoje ne te njejten kohe qe personaliteti ligjor pushon se ekzistuari. 2. Komiteti Ekzekutiv i nje anetari te tille ka per detyre te informoje Komitetin Ekzekutiv te FSHF kur fillohen te tille procedura shperndarje. 3. Komiteti Ekzekutiv i FSHF mund te marre çfaredolloj hapi te nevojshem per te mbeshtetur ate anetar ose mund te detyroje pasuesin e mundshem ligjor te ketij anetari qe te permbushe te gjitha detyrimet financiare te anetarit qe eshte shkeputur. NENI 17 Raste të veçanta
Statusi i anetarit humbet edhe per arsye te tjera te parashikuara ne ligjin Shqiptar.
V.
ORGANIZATA
NENI 18 Lista e organeve
1. Trupat e meposhtem kane statusin e organeve te FSHF-se:
A. Organi Legjislativ: Asambleja e Pergjitheshme
B. Organi Ekzekutiv: Komiteti Ekzekutiv
C. Organet Gjykuese:
I. Komisioni Disiplinor,
II. Trupi i Apelit. III.Inspektoret e Disiplines IV.Komisioni i Licensimit te Klubeve V.Trupi i Apelit per Licensimin e Klubeve
D. Organi Administrativ: Sekretari i Pergjithshem
2. FSHF emeron nje kompani audituese te pavarur qe ka eksperiencen dhe kualifikimin e nevojshem per auditimin e llogarive financiare. 3. FSHF ka Komisionet e Perhershme te meposhtme si trupa konsultues te FSHF nqs nuk eshte vendosur ndryshe nga keto Statute, Urdhrat e Perhershme te Asamblese se Pergjithshme ose nga termat e references. Keto terma reference percaktojne te drejtat dhe detyrat si dhe objektivat e çdo Komisioni. Keto terma reference aprovohen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF: a. Komisioni i Verifikimit. b. Komisioni i Finances. c. Komisioni i Garave. d. Komisioni i Arbitrave. e. Komisioni i te Rinjve. f. Komisioni i Teknikes dhe Shkences. g. Komisioni i Mjekesise Sportive. h. Komisioni i Infrastruktures Sportive. i. Komisioni i Statusit te Lojtarit. j. Komisioni i Marredhenieve Nderkombetare k. Komisioni i Marredhenieve me Publikun dhe Medias. 4. Komitetit Ekzekutiv mund te krijoje komitete te perkohshme te posaçme per detyra specifike ose per nje periudhe kohe te kufizuar. Te drejtat dhe detyrat jane percaktuar ne termat e references te miratuara nga Komiteti Ekzekutiv. A. ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
NENI 19 Percaktimi, përberja dhe Komisioni i Verifikimit
1. Asambleja e Pergjithshme eshte takimi ne te cilin te gjithe anetaret e FSHF-se mblidhen se bashku nje here ne vit, per te marre vendime statutore. Ajo perfaqeson autoritetin me te larte te FSHF. 2. FSHF mund te therrase nje Asamble te Pergjithshme te zakonshme ose te jashtezakonshme. Vetem nje mbledhje e thirrur sipas rregullave ka autoritetin per te marre vendime. 3. Presidenti i Nderit dhe anetare nderi ftohen ne Asamblene e Pergjithshme me kapacitet konsultues sikurse edhe anetaret e Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari i Pergjithshem i FSHF. 4. Komiteti Ekzekutiv gjithashtu mund te ftoje persona te tjere ne Asamblene e Pergjithshme. Ata nuk kane te drejte votimi dhe mund te konsultohen ose te mbajne fjalim vetem me lejen e Kryetarit te mbledhjes. 5. Asambleja e Pergjithshme e zakonshme dhe e jashtezakonshme eshte e rregulluar nga Urdhrat e Perhershme te Asamblese se Pergjithshme te cilat percaktojne edhe detyrat e Komisionit te Verifikimit. 6. Urdhrat e Perhershme te Asamblese se Pergjithshme aprovohen nga Asambleja e Pergjithshme. NENI 20 Emërimi i delegateve
1. Anëtaret emërojne delegatet e tyre zyrtare të autorizuar per t’i perfaqesuar ata, ne perputhje me Statutet e tyre. 2. Delegatet zyrtare duhet te jene te pajisur me nje prokure te dhene nga organi i tyre i autorizuar. Ata gjithashtu duhet te kene evidence per ta provuar kete ashtu si kerkohet sikurse edhe prove per identitetin personal te tyre. 3. Anetaret jane te detyruar te dergojne listen e emrave te delegateve te tyre ne Sekretariatin e Pergjithshem te FSHF jo me vone se 20 dite para dates se zhvillimit te Asamblese. NENI 21 Numri dhe percaktimi i delegatëve
1. Numri i delegateve per klubet e futbollit eshte percaktuar ne perputhje me pjesemarrjen ne sistemin e garave te FSHF si vijon:
a. Klubet e futbollit te kategorise Superiore kane secili nga dy delegate, (aktualisht 12 klube = 24 vota). b. Klubet e futbollit te kategorise Pare kane secili nga nje delegat, (aktualisht 14 klube = 14 vota) c. Klubet e futbollit te kategorise Dyte kane secili nga nje delegat, (aktualisht dy grupe me 12 klube secila = 24 vota). 2. Shoqatat specifike te futbollit kane numrin e meposhtem te delegateve:
a. Shoqata e Mjekesise Sportive ka nje delegat; b. Shoqata e Arbitrave ka nje delegat; c. Shoqata e Trainereve ka nje delegat; d. Shoqata e Minifutbollit ka nje delegat; 3. Secili nga 8 rajonet futbollistike te Shoqates se Futbollit Amator kane nga nje delegat. 4. Çdo delegat ka te drejten e nje vote dhe nuk mund te perfaqsoje me shume se nje anetar. 5. Caktimi i numrit te delegateve ne Asamblene e Pergjithshme te FSHF per gjithe vitin kalendarik ne vijim, per çdo klub pjesmarres ne nje nga tre kategorite e permendura me siper, behet ne baze te anetaresimit sportiv deri ne daten 31 Gusht. Ne raste mosmarreveshjesh per caktimet, Komiteti Ekzekutiv i FSHF eshte pergjegjes per te zgjidhur keto ceshtje. 6. Klubet anetare te FSHF qe nuk i perkasin 3 kategorive te siperpermendura deri ne daten 31 Gusht nuk do te perfaqesohen individualisht ne Asamblene e Pergjithshme por vetem nga nje delegat i caktuar nga secila prej 8 Shoqatave te Futbollit Amator rajonal. 7. Promovimi ose lenia ne harrese e nje klubi futbolli anetar i FSHF nuk ka ndikim mbi te drejtat e anetaresise perveç atyre qe kane lidhje me Asamblene e Pergjithshme te FSHF-së. NENI 22 Fushat e autoritetit
Asambleja e Pergjithshme ka fushat e autoritetit te meposhtme:
a. Adopton ose ndryshon Statutet. b. Aprovon proces verbalin e Asamblese se Pergjithshme te fundit. c. Aprovon llogarite vjetore te FSHF dhe vendos ne caktimin e fitimeve ose leshon deklarata se si duhen mbuluar humbjet qe dalin nga llogaria e fitimeve dhe humbjeve. d. Aprovon raportin e aktiviteteve te Komitetit Ekzekutiv. e. Aprovon pasqyren e llogarive vjetore f. Pranon raportin e auditoreve te pavarur; g. Voton per buxhetin e FSHF. h. Cakton auditorin e pavarur. i. Fikson kuoten e regjistrimit te anetaresise dhe pagesa te tjera per çdo kategori te anetareve; j. Zgjedh Presidentin dhe anetaret e Komitetit Ekzekutiv çdo kater vjet; k. Zgjedh anetaret e Komisionit te Verifikimit çdo dy vjet; l. Aprovon propozimet e Komitetit Ekzekutiv per te dhene titullin e Presidentit te Nderit ose per Aneter Nderi per individë, te cilet kane dhene nje kontribut veçanerisht te vlefshem ne futboll brenda FSHF-së. m. Pranon, pezullon ose perjashton nje anetar. n. Pushon nje anetar te nje organi te FSHF; o. Deklaron shperberjen e FSHF-së dhe vendos mbi perdorimin e aseteve te saj financiare. p. Aprovon ose ndryshon Urdhrat e Perhershem te Asamblese se Pergjithshme. NENI 23 Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme
1. Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme thirret nga Komiteti Ekzekutiv nje here ne vit, ne gjashtemujorin qe vijon pas perfundimit te viti financiar. Ftesa per mbledhjen e Asamblese se Pergjithsme te Zakonshme duhet t’u dergohet anetareve te pakten 30 dite perpara dites se zhvillimit te saj. 2. Komiteti Ekzekutiv cakton rendin e dites se Asamblese se Pergjithshme. Rendi i dites, raportet e aktiviteteve, llogarite, buxheti dhe ndonje dokument tjeter i rendesishem duhet t’i dergohen anetareve te pakten dhjete dite para dates se mbledhjes. 3. Çdo anetar ka te drejte te propozoje perfshirjen ne rend te dites te nje çeshtje. Nje kerkese e arsyetuar duhet te paraqitet ne sekretariatin e FSHF 20 dite para mbledhjes. NENI 24 Rendi i dites per Asamblene e Pergjitheshme te Zakonshme
1. Rendi i dites per Asamblene e Pergjitheshme te Zakonshme duhet te perfshije te pakten ceshtjet e meposhtme:
a. Pershendetja nga Presidenti; b. Verifikim i perberjes se mbledhjes. c. Caktimi i vezhguesve d. Emerimi i delegateve per te verifikuar procesverbalin e. Aprovimi i procesverbalit te Asamblese se Pergjithshme te meparshme f. Raporti i Presidentit. g. Aprovimi i raportit te aktiviteteve te Komitetit Ekzekutiv. h. Aprovimi i pasqyres se llogarive per vitin financiar te meparshem. i. Pranimi i raportit te auditorit te pavarur. j. Aprovimi i buxhetit per vitin financiar pasardhes. k. Zgjedhja e Presidentit (per nje Asamble te Pergjithshme zgjedhore). l. Zgjedhja e anetareve te tjere te Komitetit Ekzekutiv (per nje Asamble te Pergjithshme zgjedhore). m. Zgjedhja e anetareve te Komisionit te Verifikimit (per nje Asamble te Pergjithshme zgjedhore) n. Shqyrtimi i propozimeve per ndryshime ne statutet e FSHF. o. Kerkesat nga anetaret e Komitetit Ekzekutiv ose nga anetaret e FSHF p. Ndonje çeshtje tjeter. 2. Pranimi i anetarit duhet te perfshihet ne rendin e dites pas zhvillimit te gjithe diskutimeve. Ne te kundert, pezullimi apo perjashtimi i nje anetari behet perpara çdo lloj diskutimi. 3. Rendi i dites mund te modifikohet vetem nese mbeshtetet nga 2/3 e delegateve te pranishem. NENI 25 Asambleja e Pergjithshme e Jashtezakonshme
1. Komiteti Ekzekutiv mund te therrase nje Asamble te Pergjithshme te Jashtezakonshme nese e quan te nevojshme. 2. Asambleja e Pergjithshme e jashtezakonshme mund te kerkohet me shkrim nga te pakten nje e treta e anetareve te FSHF. Nje kerkese e tille duhet te behet me shkrim duke parashtruar arsyet dhe duke perfshire rendin e dites qe propozohet. Komiteti Ekzekutiv duhet ta therrase Asamblene e Pergjithshme te jashtezakonshme brenda dy muajve qe nga dita e marrjes se kerkeses. Nese nje mbledhje e tille nuk thirret, anetaret qe e kerkuan mund ta adresojne kete çeshtje te FIFA dhe UEFA per ndjekje nga ana e tyre. 3. Lajmerimi per mbledhjen e Jashtezakonshme te Asamblese se Pergjthshme duhet t’u dergohet delegateve te pakten 30 dite para dites se mbledhjes. 4. Rendi i dites dhe çdo dokument tjeter i rendesishem duhet t’u dergohet delegateve te pakten 10 dite para dites se mbledhjes. 5. Kur Komiteti Ekzekutiv therret mbledhjen e Jashtezakonshme te Asamblese se Pergjithshme ai eshte pergjegjes per pergatitjen e rendit te dites. 6. Rendi i dites nuk mund te ndryshohet gjate mbledhjes. NENI 26 Numri i duhur i votave (Quorum)
1. Asambleja e Pergjithshme (e zakonshme ose e Jashtezakonshme) mund te marre vendime te vlefshme vetem kur shumica absolute [50 %+1] e te gjithë anetareve te FSHF perfaqesohet nga delegate te caktuar posaçerisht. 2. Nese numri i duhur nuk arrihet, nje Asamble e Pergjithshme e dyte duhet te mbahet 24 ore pas te pares me te njejtin rend dite. 3. Nuk kerkohet shumice per mbledhjen e dyte, perveç rasteve kur ne rendin e dites jane parashikuar: a. Ndryshime te statuteve te FSHF; b. Zgjedhja e presidentit te FSHF; c. Zgjedhja e nje anetari te Komitetit Ekzekutiv te FSHF; d. Pushimi i nje ose me shume anetareve te nje organi te FSHF; e. Perjashtimi i nje anetari te FSHF ose f. Shperberja e FSHF; 4. Per keto pika te permendura me siper, nevojitet shumica e percaktuar ne paragrafin NENI 27 Drejtimi i Asamblese se Pergjithshme
1. Asambleja e Pergjithshme (e zakonshme ose e jashtezakonshme) drejtohet nga Presidenti i FSHF, dhe zhvillohet me mbeshtetjen e Komisionit te Verifikimit ne perputhje me Rregullat e Perhershme te Asamblese se Pergjithshme. 2. Asambleja cakton te pakten tre vezhgues (numerues votash) me propozimin e Kryetarit te mbledhjes. 3. Kryetari eshte pergjegjes per te siguruar qe mbledhja ndjek rendit e dites dhe respekton Rregullat e Perhershme te Asamblese se Pergjithshme. Ne kete aspekt ai ka te drejte te shkurtoje fjalimet nga delegatet ose te perjashtoje pjesemarres nga dhoma e mbledhjes. 4. Sekretari i Pergjithshem cakton dike te per te mbajtur procesverbalin e mbledhjes i cili sipas rregullit firmoset nga Kryetari dhe duhet t’u çohet delegateve brenda 30 diteve qe nga dita e mbledhjes qe ta rishikojne dhe te komentojne brenda 30 diteve. NENI 28 Marrja e Vendimeve
1. Anetaret e FSHF ushtrojne te drejten e votimit te tyre nepermjet delegateve te tyre zyrtare. 2. Nese nuk eshte percaktuar ndryshe ne statute, vendimet jane te vlefshme neqoftese mbeshteten nga nje shumice e thjeshte (dmth 50% plus nje vote) e votave te vlefshme te delegateve te pranishem. 3. Vendimet qe vijojne kane nevoje per mbeshtetjen e te pakten 2/3 te votave te vlefshme te delegateve te pranishem ne Asamblene e Pergjithshme: a. Modifikimi i rendit te dites te Asamblese se Pergjithshme te zakonshme; b. Ndryshime ne Statutet e FSHF; c. Pushimi i nje anetari te organit te FSHF; d. Dhurimi i titullit President Nderi ose Anetar te Nderit i FSHF; e. Perjashtimi i nje anetari te FSHF; f. Shperberja e FSHF. 4. Votat e demtuara, votat e pambushura, ose ndonje forme tjeter abstenimi nuk do te perfshihet ne numerimin e votave. 5. Vendimet duhet te merren duke ngritur doren, perveç rasteve kur 1/3 e delegateve qe jane te pranishem kerkon votim te fshehte. 6. Votimi nga perfaqesues ose me leter nuk lejohet. 7. Vendimet e marra nga Asambleja hyjne ne fuqi nje dite pasi ato jane miratuar, me perjashtim te rasteve kur Asambleja vendos ndryshe. NENI 29 Zgjedhjet
1. Zgjedhjet behen ne menyre te fshehte. Ne qofte se numri i kandidateve eshte i barabarte me numrin vakant, zgjedhjet mund te behen duke ngritur doren. 2. Asambleja e Pergjithshme zgjedh sipas radhes qe vijon dhe me zgjedhje te lira: a. Presidentin e FSHF; b. Anetaret qe mbeten te Komitetit Ekzekutiv; c. Anetaret e Komisionit Verifikues 3. Gjate zgjedhjes se pare, Presidenti ka nevoje per 2/3 e votave te vlefshme me qellim qe te zgjidhet sipas rregullave. Ne rastet kur asnje nga kandidatet nuk arrin kete shumice, behet nje raund i dyte zgjedhjesh midis dy kandidateve qe kane marre me shume vota ne raundin e pare. Ne raundin e dyte, kandidati qe merr me shume vota zgjidhet President. Ne rastet e votave te barabarta, votimi do te perseritet. Neqoftese edhe votimi i dyte perfundon me rezultat te barabarte, vendimi merret nepermjet hedhjes se shortit nga Sekretari i Pergjithshem dhe monitoruar nga Komisioni i Verifikimit. 4. Zgjedhja e anetareve te mbetur te Komitetit Ekzekutiv dhe anetaret e Komisionit te Verifikimit letra e zgjedhjeve konsiston ne nje list te te gjithe kandidateve (ne rend alfabetik). Kandidati zgjidhet ne ra undin e pare nese mbeshtetet nga nje shumice absolute e votave te vlefshme (p.sh 50% + nje vote). Ne qofte se nuk ka kandidate te mjaftueshem qe arrijne nje shumice absolute per te mbushur vendet bosh, organizohet raundi i dyte per te cilin nje shumice e thjeshte (me te shumtat e votave) mjafton per nje kandidat qe te zgjidhet. Ne rast barazimi behet raundi i trete per te cilin mjafton nje shumice e thjeshte. Ne rastin e nje barazimi te metejshem, rezultati i zgjedhjeve percaktohet nepermjet hedhjes se shortit nga Sekretari i Pergjithshem.
B. KOMITETI EKZEKUTIV
NENI 30 Perberja
1. Komiteti Ekzekutiv perbehet nga 11 anetare:
a. Presidenti b. Dy zv/presidente c. Tete anetare te thjeshte 2. Presidenti i zgjedhur i Shoqates se Arbitrave te Futbollit Shqiptar eshte ishanetar i Komitetit Ekzekutiv te FSHF. 3. Nje anetar i FSHF mund te propozoje vetem nje kandidat per presidence ose nje kandidat per vendet e mbetura ne Komitetin Ekzekutiv. 4. Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e meposhtme: a. Te jete shtetas shqiptar dhe te banoje ne Shqiperi; b. Te mos jete i denuar per krim te rende; c. Te leshoje nje deklarate me shkrim se ai jep doreheqjen nga funksionet brenda anetaresise se FSHF nese zgjidhet; d. Te jete nen moshen 70 vjeç ne daten qe mbahet Asambleja e Pergjithshme zgjedhore; e. Kushte te tjera ne lidhje me shkollimin apo kualifikimin e nevojshem te percaktuara ne termat e references korresponduese te miratuara nga Komiteti Ekzekutiv. 5. Anetaret e pezulluar nuk mund te propozojne ndonje kandidat per zgjedhje. 6. Anetaret duhet te dergojne emrat e kandidateve bashke me kurrikulumin e tyre ne Sekretariatin e Pergjithshem te FSHF I cili i dergon ato tek Komisioni i Verifikimit per vlersim dhe aprovim. Lista e kandidateve te aprovuar duhet t’u dergohet kandidateve bashke me rendin e dites se Asamblese. 7. Ne mbledhjen e tyre te pare, anetaret e zgjedhur te Komitetit Ekzekutiv zgjedhin midis tyre zevendes presidentin e pare dhe te dyte. Presidenti mund te shpreh propozimet e tij. 8. Nje anetar i Komitetit Ekzekutiv nuk mund te jete njekohesisht edhe anetar i nje organi juridik te FSHF. NENI 31 Kohezgjatja e mandateve
1. Anetaret e Komitetit Ekzekutiv (perfshire dhe Presidentin) sherbejne nje mandat kater vjeçar. 2. Ne qofte se nje nga vendet e tyre mbetet bosh, Komiteti Ekzekutiv duhet ta plotesoje ate brenda 30 ditesh, per periudhen qe mbetet deri ne mbledhjen e radhes te Asamblese se Pergjithshme te zakonshme ku zgjidhet nje zevendesues per kohen e mbetur te mandatit. 3. Anetaret e FSHF mund te propozojne kandidate per mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te zakonshme te radhes ne perputhje me Nenin 28. Zevendesuesit emeruar nga Komiteti Ekzekutiv jane automatikisht kandidate per keto zgjedhje. NENI 32 Mbledhjet
1. Komiteti Ekzekutiv mblidhet sipas kerkesave, por te pakten gjashte here ne vit. 2. Mbledhjet drejtohen nga Presidenti. 3. Presidenti therret mbledhjen te pakten dhjete dite perpara zhvillimit te mbledhjes. 4. Me kerkesen e te pakten kater anetare te KE, Presidenti duhet te therrase mbledhjen brenda tre javeve pas marrjes se kerkeses dhe nese Presidenti nuk e therret mbledhjen, atehere nje nga anetaret qe ka kerkuar takimin ka te drejte ta beje kete vete. 5. Anetaret duhet te propozojne tema per rendin e dites te mbledhjes tek Sekretari i Pergjithshem te pakten tete dite perpara takimit. Rendi i dites perfundimtar dhe dokumentet perkatese duhet te dergohen tek anetaret e Komitetit Ekzekutiv te pakten pese dite para mbledhjes. 6. Sekretari i Pergjithshem merr pjese ne takimet e Komitetit Ekzekutiv vetem si konsultues.. 7. Mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv nuk mbahen ne publik. Megjithate Komiteti Ekzekutiv mund te ftoje pale te treta te marrin pjese. Keto pale te treta nuk kane te drejte votimi dhe mund te shprehin opinionin e tyre vetem me lejen e Presidentit te FSHF. NENI 33 Kompetencat
1. Komiteti Ekzekutiv ka autoritet ne fushat e veçanta te meposhtme:
a. Te menaxhoje dhe drejtoje punet e FSHF-se ne perputhje me keto Statute. b. Me propozim te Presidentit, te emeroje Sekretarin e Pergjithshem. c. Me propozim te Sekretarit te Pergjithshem te emeroje apo ta shkarkoje shefat e sektoreve te Sekretariatit te Pergjithshem te FSHF. d. Me propozim te Sekretarit te Pergjithshem te permiresoje rregulloren e brendshme organizative te Sekretariatit te Pergjithshem te FSHF. e. Te zgjedhe midis anetareve te tij zevendes Presidentin e pare dhe te dyte. f. Te emeroje, pezulloje ose pushoje anetare te organeve gjyqesore te FSHF. g. Te pergatise dhe te mbaje Asamblene e Pergjithshme te zakonshme dhe te jashtezakonshme. h. Te rishikoje pasqyren e llogarive dhe te hartoje buxhetet. i. Te aprovoje kontratat me shkrim per secilin trainer dhe anetar te stafit teknik te ekipeve kombetare te ndryshme. j. Te hartoje raportin per aktivitetet. k. Te pezulloje me efekt te menjehershme nje anetar te Komitetit Ekzekutiv ose te nje organi juridik ne rastet kur shkel hapur ose ne menyre te perseritur ndonje nga dispozitat kuadrit ligjor te FSHF, apo per arsye te tjera te rendesishme qe demtojne imazhin dhe reputacionin e FSHF.(p.sh kryerja e nje vepre penale, etj) l. Te emeroje, te pezulloje ose te shkarkoje anetaret e Komiteteve te perhershem ose te perkohshme. m. Te pergatise rregulloret qe do te adoptohen ose ndryshohen nga Asambleja e Pergjithshme. n. Te miratoje, ose ndryshoje rregulloren e FSHF qe eshte nen kompetencat e saj si dhe termat e references te organeve dhe Komiteteve te FSHF. o. Te lejoje fonde per shpenzime te paparashikuara ne buxhet qe nuk e kalon masen e 10% te buxhetit vjetor te FSHF qe eshte aprovuar ne mbledhjen me te fundit te Asamblese se Pergjithshme. p. Te krijoje, organizoje dhe te anulloje garat zyrtare ne nivel kombetar. q. Te ushtroje te drejten per te propozuar perfaqesuesit e FSHF per zgjedhje ne organe te ndryshme kombetare dhe nderkombetare. r. Te propozoje candidate te pershtatshem titullin President Nderi ose Anetar Nderi i FSHF. s. Te aprovoje statutet dhe rregulloret e liges si dhe ndryshimet perkatese. 2. Gjithashtu Komiteti Ekzekutiv ushtron ato autoritete te cilat nuk i jane caktuar ndonje organi tjeter te FSHF. 3. Me miratimin e tij, Komiteti Ekzekutiv mund t’i delegoje detyrat e tij qe jane jashte fushes se vet te kompetencave me shkrim dhe te kerkoje sherbimet e keshilltareve ose ti jape mandate paleve te treta. NENI 34 Vendimet
1. Komiteti Ekzekutiv ka nevoje per nje numer te caktuar prej te pakten gjashte anetaresh ne menyre qe te marre vendime te vlefshme. 2. Vendimi merret ne qofte se mbeshtetet te pakten nga shumice absolute (50%+1 vote) te anetareve te pranishem. Ne rastin e votave te barabarta, Presidenti ka vote vendimtare. Anetaret qe mungojne nuk mund te votojne. 3. Çdo anetar i Komitetit Ekzekutiv duhet te abstenoje automatikisht nga diskutimi dhe votimi nese ka rrezik ose mundesi per konflikt interesash me nje anetar te FSHF. 4. Vendimet e marra regjistrohen ne procesverbal. 5. Vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv hyjne ne fuqi menjehere, perveç rasteve kur Komiteti Ekzekutiv vendos ndryshe. 6. Per ceshtje qe kerkojne zgjidhje te menjehershme midis dy mbledhjeve te Komitetit Ekzekutiv, Presidenti me dy zevendes presidentet duhet te marre nje vendim, i cili duhet te ratifikohet ne mbledhjen e radhes te Komitetit Ekzekutiv. NENI 35 Presidenti
1. Presidenti perfaqesuesi ligjor i FSHF. 2. Detyrat e Presidentit jane si me poshte: a. Mbledh Asamblene e Pergjitheshme dhe mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv; b. Drejton Asamblene e Pergjithshme dhe mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv; c. Mbikqyr zbatimin e vendimeve te miratuara nga Asambleja e Pergjithshme dhe Komiteti Ekzekutiv;ë d. Siguron funksionimin e rregullt dhe efektiv te organeve dhe trupave te FSHF, ne menyre qe te arrihen objektivat e percaktuara nga keto Statute dhe/ose te fiksuara nga Komiteti Ekzekutiv; e. Mban lidhjet midis FSHF dhe anetareve te tij, FIFA dhe UEFA, me organizmat politike dhe organizata te tjera; f. Mbikqyr funksionimin e Sekretariatit te Pergjithshem. g. Te emeroje trajneret dhe stafet teknike te ekipeve kombetare pasi eshte konsultuar me anetaret e Komitetit Ekzekutiv. 3. Ne rast kur Presidenti mungon, detyrat e tij plotesohen nga Zevendes-Presidenti i Pare. Ne rast se edhe ky i fundit mungon, atehere pergjegjesine e merr Zevendes-Presidenti i Dyte. 4. Ne rastet kur Presidenti jep doreheqjen gjate mandatit te tij, Komitei Ekzekutiv zgjedh nje nga anetaret e tij te kryeje funksionin e Presidentit te perkohshem. Komiteti Ekzekutiv mund te therrase Asamblene e Pergjithshme te jashtezakonshme per te zgjedhur nje President te ri per kohen e mbetur nga mandati. Nese Asambleja e Pergjithshme e radhes mbahet brenda gjashte muajve atehere nuk mblidhet Asambleja e Pergjithshme e jashtezakonshme dhe Zevendes-Presidenti i Pare merr funksionet e Presidentit. NENI 36 E drejta e firmosjes
Presidenti dhe Sekretari i Pergjithshem ose njeri nga zevendes presidentet dhe Sekretari i Pergjithshem, mund te firmosin se bashku ne emer te FSHF perveç rasteve ku eshte vendosur ndryshe ne rregulloret e brendshme organizative te Sekretariatit te Pergjithshem te FSHF.
C. ORGANET E KONTROLLIT FINANCIAR
NENI 37 Kontrollues te pavarur
1. Audituesi i pavarur i FSHF auditon pasqyren e llogarive te rishikuara nga Komisioni i Finances dhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF ne perputhje me parimet e kontabilitetit dhe legjislacionit kombetar. 2. Raporti i auditimit i kalohet Komitetit Ekzekutiv dhe pa ndryshime duhet t’i kaloje edhe Asamblese se Pergjithshme per miratim. 3. Organi i pavarur i kontrollit te financave duhet te jete nje kompani e njohur dhe me reputacion ne fushen e kontrollit financiar qe emerohet per nje vit. Mandati i ketij organi mund te rinovohet. D. ORGANET GJYKUESE
NENI 38 Dispozita te pergjithshme
1. Organet gjykuese juridike perbehen nga trupa disiplinore dhe trupa per licensimin e klubeve. 2. Organet e disiplines te FSHF jane: a. Komisioni i Disiplines; b. Trupi i Apelit; c. Dy Inspektoret e Disiplines. 3. Pergjegjesite e tyre dhe funksionet e trupave disiplinore jane percaktuar ne Rregulloret e Disiplines si dhe ne termat korresponduese te references te dyja te aprovuara nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. 4. Organet e licensimit te Klubeve te FSHF-s jane: a. Komisioni i Licensimit te Klubeve b. Trupi i Apelit per Licensimin e Klubeve 5. Pergjegjesite e tyre dhe funksionet e trupave per licensimin e klubeve jane percaktuar ne Rregulloret e Licensimit te Klubeve si dhe ne termat korresponduese te references te dyja te aprovuara nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. 6. Te gjithe anetaret e ketyre organeve gjyqesore juridike zgjidhen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF per nje mandat kater vjeçar dhe duhet te perputhet me rregulloret korresponduese . NENI 39 Pavaresia dhe Abstenimi
1. Organet gjyqesore jane te pavarura. Asnje anetar nuk mund te jete ne te njejten kohe anetar i ndonje organi tjeter te FSHF. 2. Anetaret e tyre kufizohen nga Statutet dhe Rregulloret e FSHF si dhe nga legjslacioni kombetar ne fuqi. 3. Nje anetar i organit gjyqesor duhet te abstenoje automatikisht ne rastet kur ekziston ose mund te ndodhe nje konflikt interesi. Ne rast dyshimi, Kryetari i Organit merr vendimin perfundimtar. NENI 40 Komisioni Disiplinor
1. Komisioni Disiplinor perbehet nga:
a. Kryetari b. Dy anetare te zakonshem c. Dy anetare zevendesues 2. Kryetari i cili duhet te jete jurist, mbledh dhe drejton mbledhjet. Vendimet merren ne prezence te tre anetareve. 3. Te gjithe anetaret (perfshire ketu edhe Kryetarin) duhet te votojne ne menyre qe vendimet e Trupit Disiplinor te jene te vlefshme. 4. Ne rastin e nje vendi vakant ose nqs ndonje nga anetaret nuk mund te marre pjese, Kryetari fton nje anetar zevendesues. 5. Ne qofte se Kryetari mungon ne mbledhje, atehere anetari me i vjeter drejton mbledhjen. NENI 41 Trupi i Apelit
1. Trupi i Apelit perbehet nga:
a. Kryetari; b. Dy anetare te zakonshem c. Dy anetare zevendesues 2. Kryetari i cili duhet te jete jurist, mbledh dhe drejton mbledhjet. Vendimet merren ne prezence te tre anetareve. 3. Te gjithe anetaret (perfshire ketu edhe Kryetarin) duhet te votojne ne menyre qe vendimet e Trupit Disiplinor te jene te vlefshme. 4. Ne rastin e nje vendi vakant ose nqs ndonje nga anetaret nuk mund te marre pjese, Kryetari fton nje anetar zevendesues. 5. Ne qofte se Kryetari mungon ne mbledhje, atehere anetari me i vjeter drejton mbledhjen. NENI 42 Inspektoret e Disiplines
1. FSHF ka dy Inspektore te Disiplines te zgjedhur. 2. Kryetari i Komisionit te Disiplines mund te hape nje çeshtje hetimi te disiplines pasi te kete marre nje kerkese nga ndonje organ tjeter statutor i FSHF. 3. Kryetari i Komisionit te Disiplines cakton nje nga Inspektoret e Disiplines per çeshtje te veçante, i cili duhet te paraqese nje raport tek Komisioni i Disiplines, i cili merr edhe vendimin perkates. 4. Inspektoret e Disiplines jane Juriste dhe detyrat e tyre rregullohen ne Rregulloret e Disiplines te FSHF. NENI 43 Lista e masave disiplinore
1. Trupat disiplinore mund te vendosin masat disiplinore sikurse vijojne me poshte te cilat edhe mund te kombinohen: 2. Ne lidhje me personat individuale dhe ligjore : a. paralajmerim b. qortim (verejtje e rende) c. gjobe d. heqja e nje titulli ose çmimi 3. Ne lidhje me individet: a. Nje pezullim per numer te caktuar ndeshjesh ose per nje periudhe te caktuar ose te pacaktuar b. Pezullim nga kryerja e nje funksioni per numer te caktuar ndeshjesh ose per nje periudhe te caktuar ose te pacaktuar c. Nje ndalim hyrje ne dhomat e xhveshjes dhe/ose ne stolin e rezervave d. Nje ndalim per te hyre ne stadium; e. Nje ndalim per te marre pjese ne cfaredo lloj aktiviteti futbolli. 4. Ne lidhje me persona ligjore a. Anullimin e rezultatit te nje ndeshje; b. Urdher qe nje ndeshje duhet luajtur me dyer te mbyllura; c. Luan ndeshjen ne nje territor neutral; d. Nje ndalim per te luajtur ne nje stadium te veçante; e. Ndalim transferimi; f. Dhenia e nje ndeshjeje gabimisht; g. Uljen e pikeve; h. Zbritje ne nje kategori me te ulet. i. Heqja e licences E. SEKRETARIATI I PERGJITHSHEM
NENI 44 Detyrat
1. Sekretariati i Pergjithshem eshte organi administrativ i perhershem i FSHF. 2. Detyrat e tij te veçanta jane: a. Te vere ne zbatim vendimet e organeve te FSHF dhe gjithashtu edhe vendimet e Komiteteve te Qendrueshem ne qofte se specifikohet ne termat korresponduese te references. b. Te drejtoje çeshtjet administrative te FSHF dhe te mbeshtese anetaret e tij ne kete aspekt. c. Te drejtoje çeshtjet administrativisht per garat kryesore te FSHF. d. Te beje pregatitjet per Asamblene e Pergjithshme dhe per mbledhjet e organeve te tjera dhe Komiteteve. e. Te mbaje protokollin e Asamblese se Pergjithshme dhe mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv. f. Te kujdeset per korrespondencen e FSHF. g. Te rinovoje listen e anetareve te FSHF dhe te zyrtareve te tyre. h. Te mbaje librat e llogarise se FSHF. 3. Sekretariati i Pergjithshem nxjerr publikimin zyrtar te FSHF, gazeten e FSHF si dhe faqen e saj te internetit. NENI 45 Sekretari i Pergjithshem
1. Sekretari i Pergjithshem eshte drejtues me pergjegjesi te plote per Sekretariatin e Pergjithshem. 2. Ai emerohet nga Komiteti Ekzekutiv ne baze e nje kontrate punesimi dhe ne perputhje me profilin dhe kerkesat te rena dakort nga Komiteti Ekzekutiv. Komiteti Ekzekutiv gjithashtu, shkarkon Sekretarin e Pergjithshem 3. Ai eshte pergjegjes per mbarevajtjen e funksionimit e Sekretariatit te Pergjithshem ne perputhje me rregulloret e brendshme te organizates. 4. Ai puneson dhe pushon nga detyra anetaret e stafit te sekretariatit dhe propozon per emerimin dhe shkarkimin e shefave te sektoreve te Sekretariatit te Pergjitheshem te FSHF.. 5. Ai merr pjese ne Asamblene e Pergjithshme, takimet e Komitetit Ekzekutiv dhe Komiteteve te qendrueshme dhe te posacme si konsultues. 6. Ne mungesen e e tij, ai cakton nje zevendesues nga Sekretariati i Pergjithshem. VI.
FINANCA
NENI 46 Periudha financiare
Periudha financiare eshte nje vit Kalendarik, qe per FSHF fillon me 1 Gusht dhe mbaron me 31 Korrik te çdo viti.
NENI 47 Te ardhurat
Te ardhurat e FSHF sigurohen veçanerisht nga:
a. regjistrimet vjetore te anetareve dhe kuotat; b. te ardhurat e krijuara nga marketingu i te drejtave qe gezon FSHF; c. gjobat e vena nga organet e autorizuara te FSHF. d. sponsorizimet, donacionet, kontribute, financimet nga shteti dhe e. burime te tjera te ligjeshme. NENI 48 Shpenzimet
FSHF ka:
a. Shpenzimet sipas buxhetit te aprovuara ne Asamblene e Pergjitheshme. b. Shpenzime te tjera qe jane aprovuar nga Asambleja e Pergjithshme dhe ato qe Komiteti Ekzekutiv ka te drejte te shpenzoje brenda kompetencave te tij. c. Shpenzime te tjera per t’ju permbajtur objektivave qe ka FSHF. NENI 49 Parimet e llogarise
Llogarite duhet te mbahen ne perputhje me ligjet e kontabilitetit dhe ligjet ne fuqi
VII.
GARAT DHE TE DREJTAT NE GARA DHE EVENIMENTE
NENI 50
Organizimi i ndeshjeve
1. FSHF eshte e autorizuar te organizoje dhe koordinoje te gjitha ndeshjet zyrtare dhe miqesore qe zhvillohen ne territorin e Shqiperise. 2. FSHF organizon garat qe vijojne ne Republiken e Shqiperise per klubet e meposhtme: a. Kategoria Superiore, Kategoria e Pare dhe te Dyte b. Kupen e Shqiperise c. Superkupen e Shqiperise. 3. Per te rinjte dhe futbollin e shkollave: a. U–19 b. U–17 c. U–14 d. U–10 e. U–8 f. U–6 g. Kampionatet per shkollat fillore, te mesme dhe universitetet; h. Kupa e FSHF per te Rinjte. 4. Per futbollin e femrave, Komiteti Ekzekutiv cakton nje sistem gare dhe mund te delegoje disa gara per femrat tek Shoqata e Futbollit Amator ose ndonje shoqate e veçante futbolli per femrat. 5. Per minifutbollin: a. Kategoria e Pare; b. Kategoria e Dyte; c. Kampionati i te rinjve; d. Kampionati i femijeve. 6. Kategoria e Trete eshte pjese e shoqatave te futbollit amator e cila oraganizon garat e saj nen monitorimin e FSHF. 7. Komiteti Ekzekutiv i FSHF mund te paraqese nje gare te re ose mund te shfuqizoje garat aktuale. 8. Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregullore te garave, qe duhet te pershtaten me kalendarin nderkombetar te futbollit te botuar nga FIFA. Ai mund t’i delegoje Shoqatave Amatore te Futbollit autoritetin per te organizuar garat e tyre. 9. Garat e organizuara nga anetaret ne vartesi te FSHF nuk mund te nderhyjne ne kalendarin kombetar ose me ato gara te organizuara nga FSHF dhe/ose me kalendarin e ndeshjeve nderkombetare. 10.Ndeshjet miqesore midis klubeve te anetareve te ndryshem te FSHF ne territorin e Shoqates kombetare, kane nevoje te miratohen nga FSHF, sikurse edhe ndeshjet me klubet e huaja ne territorin e FSHF.
11.Ndeshjet nderkombetare jashte vendit jane subjekt i aprovimit nga shoqata kombetare perkatese dhe/ose organet drejtuese nderkombetare te FIFA dhe UEFA.
12.Ne vazhdim, FSHF dhe anetaret e saj nuk duhet te luajne ndeshje ose te realizojne kontakte sportive me shoqatat qe nuk jane anetare te FIFA ose UEFA ose me anetare provizore te UEFA pa miratimin me pare nga FIFA.
NENI 51 Pjesemarja ne garat e klubeve
1. Pjesemarrja e nje klubi anetar ne nje gare te organizuar ne nivel kombetar ose ne gara te klubeve te UEFA –s, mund te jete subjekt i nje liçense qe jepet nga FSHF. 2. Komiteti Ekzekutiv i FSHF, percakton kriteret ne rregulloret per licensimin e klubeve, te cilat duhet te plotesohen nga klubet dhe procesi i licensimit duhet te vezhguar nga trupi i licensimit te klubeve. 3. Pjesemarrja ne garat e klubeve te UEFA eshte subjekt i kerkesave minimale te vendosura nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA. NENI 52 Integriteti i garave kombetare dhe pronesia e perbashket
Ne menyre qe te mbrojme integritetin e garave nacionale, Komiteti Ekzekutiv duhet te hartoje rregullore specifike qe ndalojne çdo ndermarje komerciale (perfshire ketu ndonje kompani aksionere dhe kompani subvensionuese), persona private ose ndonje ent ligjor qe ka ne kontroll me shume se nje klub anetar te FSHF.
NENI 53 Te drejtat (duke perfshire te drejtat e medias, etj)
1. FSHF dhe anetaret e saj jane pronaret origjinale te te gjitha te drejtave qe dalin nga garat dhe ngjarje te tjera, qe vijne nga juridiksioni respektiv i tyre, pa asnje kufizim ne permbajtje, kohe, vend dhe ligje.Keto te drejta perfshijne, midis te tjerash, çdo lloj te drejte financiare, audiovizuale dhe regjistrim ne radio, te drejat e riprodhimit dhe transmetimit, te drejtat e multimedias, te drejtat e marketingut dhe reklamave dhe te drejtat per jo-materiale, si emblemat dhe te drejtat qe dalin mbi bazen e ligjit te kopjimit. 2. Komiteti Ekzekutiv i FSHF vendos se si dhe deri ne çfare mase perdoren keto te drejta dhe harton rregullore specifike per kete qellim. Vetem Komiteti Ekzekutiv vendos nese keto te drejta duhet te perdoren ne menyre eskluzive, bashkerisht me nje pale te trete ose teresisht nga n