Ndryshimet e ligjit per sportin
LIGJ Nr.9816, datë 22.10.2007 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR SPORTIN”Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin” bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: Neni 1 Në nenin 3 bëhet ky ndryshim dhe kjo shtesë: 1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Veprimtari sportive” janë të gjitha format e veprimtarive fizike e sportive, të cilat, nëpërmjet pjesëmarrjes së organizuar apo të rastësishme, synojnë shprehjen ose përmirësimin e aftësive fizike e psikike, zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore ose arritjen e rezultateve sportive në garat e të gjitha niveleve, duke respektuar shpirtin sportiv dhe duke vlerësuar ndershmërinë sportive. Veprimtari sportive janë veprimtaritë konkrete, të zhvilluara në një formë, kohë apo vend të caktuar.”. 2. Pas pikës 14 shtohen pikat 15 e 16 me këtë përmbajtje: “15. “Sport amator” është veprimtaria sportive, ku pjesëmarrësit, për përgatitjen dhe përfaqësimin në të, mbështeten te vullnetarizmi. 16. “Sport profesionist” është veprimtaria sportive, ku pjesëmarrësi, për përgatitjen dhe përfaqësimin në të, trajtohet financiarisht.”. Neni 2 Në nenin 7, në fund të pikës 5 shtohen fjalët “dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.”. Neni 3 Pas nenit 10 “Organizata sportive” shtohet neni 10/1 me këtë përmbajtje: Neni 10/1
Neni 4 Në nenin 11, në fund të pikës 1 shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Çdo ndryshim i statutit të Komitetit Olimpik Shqiptar, përpara se të regjistrohet në gjykatën kompetente, miratohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”. Neni 5 Në nenin 13 bëhen këto shtesa: Në fund të pikës 2 shtohet togfjalëshi “brenda 10 ditëve” dhe pas tij fjalia “Në rastet kur vendimi i marrë bie në kundërshtim me ligjin, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duhet ta dërgojë çështjen për shqyrtim në gjykatën kompetente brenda 10 ditëve.” . Neni 6 Në nenin 14 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
“Çdo ndryshim i statutit të federatës sportive, përpara se të regjistrohet në gjykatën kompetente, miratohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”. 3. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje: “2/1. Parimet bazë të statutit tip të organizatave sportive përcaktohen me urdhër të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”. 4. Në fund të pikës 4 shtohet togfjalëshi “brenda 10 ditëve” dhe pas tij fjalia “Në rastet kur vendimi i marrë bie në kundërshtim me ligjin, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duhet ta dërgojë çështjen për shqyrtim në gjykatën kompetente brenda 10 ditëve.” Neni 7 Në nenin 15 pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Në këtë rast Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i kërkon gjykatës heqjen e emrit “Federatë Shqiptare”.”. Neni 8 Në nenin 16 pikat 1 dhe 3 shfuqizohen. Neni 9 Në nenin 17 pika 2, pas fjalës “jofitimprurëse” shtohet togfjalëshi “si dhe në bazë të këtij ligji”. Neni 10 Në nenin 19 pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Procedurat e transformimit të tyre realizohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozim të përbashkët të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.”. Neni 11 Neni 22 riformulohet si më poshtë: Neni 22 Çdo anëtar, në rast se vendimet e organeve drejtuese të organizatave sportive bien në kundërshtim me ligjin dhe me statutin e tyre, ka të drejtë t’i drejtohet Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS) pranë Komitetit Olimpik Shqiptar, i ngritur mbi bazën e marrëveshjes së federatave sportive dhe Komitetit Olimpik Shqiptar për zgjidhjen e konflikteve në sport. KAS-i organizohet dhe vepron mbi bazën e rregullores së tij dhe Kodit të Procedurave Administrative. Të drejtat dhe detyrat e tij përcaktohen në rregulloren e tij të funksionimit, që miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të KOSH-it me shumicën e thjeshtë të anëtarëve. Rregullorja përgatitet konform Statutit Ndërkombëtar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.”. Neni 12 Pas nenit 23 shtohet neni 23/1 me këtë përmbajtje: Neni 23/1 Sportistët janë amatorë dhe joamatorë, sipas kushteve të përcaktuara në statutet dhe rregulloret e federatave sportive kombëtare. Sportistë amatorë janë ata sportistë, që praktikojnë sportin e tyre dhe nuk kanë ndonjë kontratë pune të lidhur me klubin sportiv apo shoqatën, ku janë regjistruar. Sportistë joamatorë janë ata sportistë që, për praktikimin e sportit të tyre, nënshkruajnë me klubin sportiv apo shoqatën, ku janë regjistruar, sipas ligjit: a) një marrëveshje juridiko-civile për shërbimin e ofruar; b) një kontratë individuale pune, duke përfituar statusin e sportistit profesionist.”. Neni 13 Në nenin 25 pika 1, pas fjalës “konventa” shtohet fjala “ndërkombëtare”. Neni 14 Në nenin 29, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Në rastet kur vërehet se kushtet dhe kriteret nuk janë plotësuar sipas standardeve të miratuara nga organizatat ndërkombëtare të sporteve përkatëse, merren masa për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive sportive, deri në përmbushjen e tyre.”. Neni 15 Neni 31 ndryshohet si më poshtë: Neni 31 Objektet sportive jepen me koncesion, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë.”. Neni 16 Pas nenit 33 shtohet neni 33/1 me këtë përmbajtje: Neni 33/1 Të ardhurat e përfituara nga e drejta e transmetimit radioteleviziv u kalojnë organizatorëve të veprimtarisë sportive në masën 90 për qind. Pjesa tjetër i kalon 5 për qind Buxhetit të Shtetit dhe 5 për qind Fondit Kombëtar të Zhvillimit të Sportit. Marrëdhëniet juridiko-civile me operatorët televizivë përcaktohen në kontratat e veçanta, që lidhen ndërmjet dy palëve, të hartuara në zbatim të Kodit Civil.”. Neni 17 Në nenin 37, pas fjalës “ hipodromet” shtohet togfjalëshi “të ardhurat nga shitja e së drejtës radiotelevizive, si dhe të ardhura të tjera të ligjshme”. Neni 18 Në nenin 42 pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Veprimtarinë kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë e drejton Komisioni Kombëtar Antidoping dhe i Etikës Sportive, që është një strukturë këshillimore e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”. Neni 19 Neni 46 ndryshohet si më poshtë: “Neni 46 Qendra Kërkimore Shkencore e Sportit organizohet dhe funksionon si pjesë përbërëse e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve.”. Neni 20 Në nenin 49 pika 1 hiqet togfjalëshi “të hapura përspektatorët”. Neni 21 Në nenin 51 bëhen këto ndryshime:
Neni 23 Në të gjithë ligjin emërtimet “Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” dhe “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” zëvendësohen, përkatësisht, me emërtimet “Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” dhe “Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”. Neni 24 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të nenit 10 të këtij ligji. 2. Ngarkohet Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të nenit 6 pika 3 të këtij ligji. Neni 25 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. |
Shpallur me dekretin nr.5494, datë 31.10.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir TopiLigj Nr 9816 Datë 22-10-2007 -Kuvendi -100% PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005“PËR SPORTIN” LIGJ Nr.9816, datë 22.10.2007 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 PËR SPORTIN Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, mepropozimin e Këshillit të Ministrave KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI Fletorja Zyrtare: Viti 2007, Nr 148 , Faqe 4351 , Data e aprovimit 22-10-2007, Data e botimit 06-11-2007; Statusi: ; |
- Komisioni Apelit:Vendimet
- Kupa e Shqiperise Turi i Pare
- Lala dhe Beqaj nen kujdesin e mjekeve
- Arbitrat e Kampionatit Kombetar
- KOMISIONI I DISIPLINES
- Skela "Dy gëzime" në një ditë
- Haan me diplomaci: Ne sot nuk pame ndeshje
- Azerbaixhan-Shqiperi,1-1
- KOMISIONI I DISIPLINES
- U-21: Maqedoni-Shqiperi 0-3

english