Newsletter
Email:
Poll: Kombëtarja: 6 pikët e rradhës
Do te fitoje ekipi kombetar dy ndeshjet e rradhes?

Aktet Nenligjore

VENDIM Nr.18, datë 13.1.2006
PËR PËRBËRJEN, FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E SHPËRBLIMIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR KUNDËR DHUNËS NË SPORT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, 2 e 4 të nenit 50 të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Komisioni Kombëtar kundër Dhunës në Sport të kryesohet nga zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në përbërje të ketë: -Drejtorin e Sportit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sekretar; -Zëvendësministrin e Brendshëm anëtar; -Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit anëtar; -Sekretarin e Përgjithshëm të KOSH-it anëtar; -Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit anëtar; -Kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë anëtar; -Një specialist të Drejtorisë së Sportit në Ministrinë e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve koordinator/sekretar.
  2. Komisioni Kombëtar kundër Dhunës në Sport të mblidhet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve jo më shumë se 4 herë në vit pas njoftimit të bërë nga kryetari. Sekretari i Komisionit përgatit materialet që do të shqyrtohen dhe ia vë në dispozicion anëtarëve të Komisionit 7 ditë përpara mbledhjes. Komisioni i zhvillon mbledhjet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve, pra jo më pak se pesë veta, në të kundërt mbledhja e këtij Komisioni bëhet jo më vonë se dy javë nga data e njoftimit të ri.
  3. Anëtarët e Komisionit Kombëtar kundër Dhunës në Sport përfitojnë për pjesëmarrje, në çdo mbledhje, një shpërblim prej 5 000 (pesë mijë) lekësh.
  4. Pagesat për shpërblimet të përballohen nga të ardhurat dytësore, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (Fondi Kombëtar i Zhvillimit të Sportit).
  5. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

 

VENDIM Nr.88, datë 15.2.2006
PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES STRUKTURORE DHE SHPËRBLIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 9 të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

    1. Miratimin e përbërjes strukturore të Këshillit Kombëtar të Sportit, i cili të kryesohet nga zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në përbërje të ketë 14 anëtarë si më poshtë vijon:
    2. -Zëvendësministrin e Financave anëtar; -Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës anëtar; -Zëvendësministrin e Shendetësisë anëtar; -Zëvendësministrin e Brendshëm anëtar; -Zëvendësministrin e Mbrojtjes anëtar; -Drejtorin e Sportit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes anëtar; -Presidentin e Federatës Shqiptare të Boksit anëtar; -Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar anëtar; -Rektorin e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” anëtar; -Një specialist nga Drejtoria e Sportit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve koordinator/ sekretar.
  1. Këshilli Kombëtar i Sportit thirret si rregull nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, jo më shumë se 4 herë në vit.
  2. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Sali Berisha

Vendim

Nr. 306, datë 24.5.2006

Për miratimin e listës së materialeve dhe të pajisjeve sportive, që do të përjashtohen nga detyrimet doganore dhe procedurat e përjashtimit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6 të nenit 7 të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

  1. Miratimin e listës së materialeve dhe të pajisjeve sportive, që do të përjashtohen nga detyrimet doganore, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet sportive ndërkombëtare, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, rast pas rasti, me marrjen e kërkesës nga organizatat sportive, për importimin e mallrave të listuara në aneksin 1, i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, përpara importimit të tyre, kërkesën për përjashtim nga detyrimet doganore.

Kërkesa shoqërohet me:

a) kopje të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet organizatës sportive shqiptare dhe institucionit sportiv ndërkombëtar, nëse ka një të tillë, dhe kopje të projektit të bashkëpunimit, kur është e mundur;

b) aktin e dhurimit a çdo vërtetim zyrtar, përmes së cilit provohet donacioni nga një institucion sportiv ndërkombëtar për të gjitha materialet dhe pajisjet sportive që përjashtohen, sipas aneksit 1;

c) listën e hollësishme të materialeve, të shoqëruar me vlerën e tyre tregtare apo me faturën tregtare, kur kjo e fundit është e mundur.

  1. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportive të kontrollojë procedurat e shpërndarjes së materialeve, që kanë përfituar përjashtim nga detyrimet doganore, sipas dokumentacionit të dorëzuar nga organizatat sportive.
  2. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Aneksi 1 Lista e materialeve dhe E artikujve sportivë që do të përjashtohen nga detyrimet doganore

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

  1. Tapet bari natyral
  2. Impiante vaditëse
  3. Makineri mirëmbajtjeje të fushave me aksesorët
  4. Sisteme ndriçimi të stadiumeve
  5. Tabelë elektronike
  6. Ndenjëse plastike për spektatorët në stadium
  7. Tapet bari artificial me aksesorët për instalimin e tij
  8. Makineri mirëmbajtjeje për fusha me bar artificial
  9. Kostum sportiv
  10. Bluza
  11. Mbathje
  12. Geta
  13. Çorape
  14. Kapele
  15. Kapuç
  16. Doreza
  17. Jelekë
  18. Këpucë sportive
  19. Çanta sportive
  20. Çanta për mjekët sportivë
  21. Topa
  22. Materiale didaktike stërvitore
  23. Libra CD ose videokaseta me materiale didaktike dhe shkencore
  24. Kompjutera
  25. Aparate projektimi
Fair Play