Federata Shqiptare e Futbollit: Presidenti Duka uron Presidentin Turk Presidenti Duka uron Presidentin Turk ================================================================================ federata on 26 August, 2008 07:20:00 I nderuar zoti President! I dashur mik! Me rastin e zgjedhjes Tuaj në postin e Presidentit të Federatës Turke të Futbollit, ndjehem i lumtur t’ju përcjell urimet më të mira të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të miat personale. I nderuar z. Mahmut Ozgener! Besimi që ju ka dhënë komuniteti turk i futbollit, duke ju zgjedhur në postin e Presidentit të Federatës Turke të Futbollit, është një garanci në suksesin e punës tuaj në vazhdim. Jam i lumtur të konstatoj, që marrëdhëniet midis dy Federatave, deri tani kanë qenë në nivele të larta miqësore. Unë shpresoj se nën drejtimin tuaj, marrëdhëniet e dy institucioneve tona do të vazhdojnë në këtë frymë bashkëpunimi, e cila do të forcohet në të ardhmen. Më lejoni edhe njëherë, i nderuar Zoti President, t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe t’ju uroj punë të mbarë e suksese në detyrën tuaj të re.