Newsletter
Email:
Poll: Kombëtarja: 6 pikët e rradhës
Do te fitoje ekipi kombetar dy ndeshjet e rradhes?
Gjithsej ne faqe: 25
Vizitor: 25
Antare: 0
Hyrje | FSHF | Presidenti Duka uron Presidentin Turk

Presidenti Duka uron Presidentin Turk

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Telegram me rastin e zgjedhjes në postin e lartë

 

 

 

 

 

I nderuar zoti President!

I dashur mik!

 

 

Me rastin e zgjedhjes Tuaj në postin e Presidentit të Federatës Turke të Futbollit, ndjehem i lumtur t’ju përcjell urimet më të mira të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të miat personale.

 

I nderuar z. Mahmut Ozgener! Besimi që ju ka dhënë komuniteti turk i futbollit, duke ju zgjedhur në postin e Presidentit të Federatës Turke të Futbollit, është një garanci në suksesin e punës tuaj në vazhdim.

 

Jam i lumtur të konstatoj, që marrëdhëniet midis dy Federatave, deri tani  kanë qenë në nivele të larta miqësore. Unë shpresoj se nën drejtimin tuaj, marrëdhëniet e dy institucioneve tona do të vazhdojnë në këtë frymë bashkëpunimi, e cila do të forcohet në të ardhmen.

 

Më lejoni edhe njëherë, i nderuar Zoti President, t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe t’ju uroj punë të mbarë e suksese në detyrën tuaj të re.

 

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play