Newsletter
Email:
Gjithsej ne faqe: 12
Vizitor: 12
Antare: 0
Hyrje | FSHF | Telegram ngushellimi i Presidentit te FSHF

Telegram ngushellimi i Presidentit te FSHF

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Duka: Humbem nje mik te mire

 

 

 

 

 

 

 


 

Thellësisht i dëshpëruar, për humbjen e mikut dhe ish-futbollistit të njohur Petro Ruci, dëshiroj të ndaj me familjen, miqtë, shokët dhe të gjithë komunitetin e futbollit, dhimbjen e thellë që na ka pushtuar në këto çaste.

Petro Ruci, ka qenë dhe do të mbetet një nga emrat më të shquar të futbollit vlonjat dhe atij shqiptar. Pjesë e sukseseve të Flamurtarit të madh të mesit të viteve 80-të ai do të mbetet gjithmonë një kujtim i paharruar dhe një pikë referimi. Petro ka dhënë një kontribut të shquar për futbollin edhe si zbulues talentesh. Një futbollist i madh dhe një mik i mirë i të gjithëve. Pasioni i tij i njohur për lojën e futbollit, e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, dhe e ka bërë shumë të dashur, për të gjithë ne.

Në këto momente të vështira për familjen, të afërmit dhe të gjithë njerëzit e futbollit, në emër të FSHF dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, për humbjen e një mjeshtri të lojës dhe të një miku të mirë.

 

 

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play
fairplay