Ndahet nga jeta mjeshtri Petro Ruci
Pas nje semundje te rende shuhet ne nje spital ne Athine
Është shuar në mëngjesin e ditës së mërkurë, mjeshtri i njohur i futbollit vlonjat Petro Ruci. Pas një sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme, në një spital të Athinës, është ndarë nga familja dhe të dashurit, një prej emrave më të shquar të Flamurtarit të viteve 80-të.
Petro Ruci, është vlerësuar si një prej futbollistëve më të shquar të shkollës vlonjate të futbollit. Anëtar i ekipit Flamurtari, në të gjitha sukseset e tij, ai arriti që falë punës dhe aftësive të ishte njëkohësisht edhe anëtar i ekipit kombëtar. Të paharruara kanë qenë ndeshjet e tij, kundër Republikës Federale Gjermane dhe Irlandës së Veriut. Po kështu përballjet me Barcelonën, Partizanin e Beogradit etj. Serioz dhe mjaft punëtor, Petro e kishte fituar respektin e vazhdueshëm të tifozerisë shqiptare, që e patën vlerësuar mjaft.
Dashuria e tij për futbollin, ka bërë që ai të mos shkëputet kurrë prej tij. Vitet e fundit, Petro ka drejtuar me mjaft profesionalizëm zyrën e zbulimit të talenteve të futbollit në Greqi, duke i bërë një shërbim mjaft të mirë ekipeve kombëtare shqiptare.
Me largimin e tij të parakohshëm, futbolli shqiptar ka humbur një prej emrave më të shquar të tij. Një profesionist të aftë dhe një mik të mirë i cili do të mbetet i paharruar për të gjithë ne.
Media FSHF

- Kampionati Kombetar, ndeshjet do te shtyhen
- Komisioni i Disiplines : Vendimet
- Armand Duka fiton mandatin e tretë për President
- Kampionati Kombetar : Rezultatet
- Botimi zyrtar per Asamblene e FSHF-se
- Kuzhe: i lumtur per fitoren
- Deklarate per Shtyp
- Kombetarja e nis me fitore 2010
- Shqiperi-Irlande e Veriut, formacioni
- Dita e trete e grumbullimit te ekipit kombetar

english

Komente (0 publikuar):
KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente