Newsletter
Email:
Gjithsej ne faqe: 11
Vizitor: 11
Antare: 0
Hyrje | FSHF | Ismet Bellova, festohet 75 – vjetori i komentatorit të njohur

Ismet Bellova, festohet 75 – vjetori i komentatorit të njohur

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti Duka: Është një vlerë kombëtare

Ka festuar 75 – vjetorin, në një shëndet të plotë dhe në shoqërinë e miqve, dashamirësve e kampionëve të sportit. Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura të gazetarisë radiofonike dhe të gjithë gazetarisë shqiptare në përgjithësi, është nderuar në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë.

Shumë figura të nderuara, kanë vlerësuar punën e tij dhe kontributin që ka dhënë në të mirë të sportit e futbollit shqiptar.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili i ka dhuruar një ”Kujtim - Mirënjohje”, në emër të FSHF-së, ka vlerësuar kontributin e komentatorit të njohur, në shërbim të futbollit shqiptar.

”Jam i lumtur të jem mes jush, për të vlerësuar një prej emrave më të njohur dhe të shquar të gazetarisë sportive shqiptare, të cilët kanë kontribuar dhe fatmirësisht vazhdojnë të kontribuojnë, për zhvillimin e futbollit shqiptar. Ismet Bellova, është shembulli tipik i mështetjes dhe kontributit për futbollin”- ka theksuar shefi i FSHF - së, Armand Duka.

Më pas, ai i ka dorëzuar radiokronistit dhe gazetarit Ismet Bellova, një ”Kujtim- Mirënjohje”, të Federetës Shqiptare të Futbollit, ku vlerësohet edhe një herë kontributi i këtij të fundit, në zhvillimin e sportit dhe në veçanëri i futbollit shqiptar.

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play
fairplay