Newsletter
Email:
Poll: Kombëtarja: 6 pikët e rradhës
Do te fitoje ekipi kombetar dy ndeshjet e rradhes?
Gjithsej ne faqe: 5
Vizitor: 5
Antare: 0
Hyrje | FSHF | Përshëndetja e Presidentit Armand Duka

Përshëndetja e Presidentit Armand Duka

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Mbrëmë në darken festive për nder të delegacionit të UEFA-s

   

 

 

 

 

 

Të nderuar miq Vizita e Presidentit Michel Platini në Shqipëri, është një moment historik për futbollin shqiptar. Jo thjesht, për madhështinë e figurës së tij sportive dhe postit të rëndësishëm që ka në drejtimin e UEFA-s. Por për mbështetjen, që ai dhe organizmi që drejton, i kanë dhënë dhe po tregojnë se po i japin futbollit shqiptar, në çdo hap. Ardhja e Presidentit Platini është një ngjarje e madhe, që është përjetuar me respekt të thellë, nga i gjithë opinioni futbolldashës i Shqipërisë.   Në këto çaste solemne dhe historike, në emër të të gjithë strukturave të futbollit shqiptar, unë do të dëshiroja ta falenderoja Presidentin Platini. Për ndihmën që i ka dhënë Federatës tonë dhe futbollit shqiptar. Për përpjekjet e tij, për ta çuar përpara futbollin e kontinentit tonë dhe më gjerë. Mbështetja e organizmit që ai drejton, ka qenë përcaktuese në ecurinë e një proçesi të gjatë, që FSHF ka marrë përsipër, për të konsoliduar strukturat dhe pavarësinë e saj.   Këto janë çaste historike. Të cilat patjetër do të mbeten, në kujtesën e çdo dashamirësi të futbollit. Nga figurat e nderuara të futbollit shqiptar, deri tek tifozi më i thjeshtë. Në emër edhe të të cilëve, unë sot kam kënaqësinë të them me dorën në zemër:  

 

Mirëseerdhe zoti President! Faleminderit Michel! 

Komente (0 publikuar):

KOMENTONI - Duhet te jeni antare per te bere komente comment

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Fair Play