Biografia: Armand Duka, ka lindur në qytetin e Shijakut, më 07.10.1962. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Shijak, në vitet 1976-1980. Kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Ekonomise (dega ekonomist për industrinë) në vitet 1981-1986. Eshte i martuar, me 2 fëmijë. Pas mbarimit të fakultetit, në vitet 1986-1990 punon në Parkun e Mallrave Burrel. Më pas, në vitet 1990-1991 punon në parkun e mallrave Durrës. Në vitin 1991, me hyrjen e vendit në ekonominë e tregut, fillon aktivitetin e tij privat. Në 1993 krijon Kompaninë „AIBA sh.a.“ një ndër më të njohurat në vend. Aktivitetet kryesore të kësaj kompanie të njohur janë: a. prodhim: I ushqimeve për blektori, i pulave per veze, i ambalazheve, i vezëve, i plehut organik, etj. b. tregti: I të gjitha prodhimeve të veta. Gjithashtu është përfaqësues ekskluziv për Shqipërinë i disa kompanive të huaja: INDESIT INTERNATIONAL, DIVELLA, SAI-CAFFE. BESCOM. c. investi: Gjithashtu “AIBA” është aksionere dhe në disa kompani të tjera prestigjiose në Shqiperi dhe jashtë saj. Sponsorizime në sport: Në vitet 1995-1997 sponsor i klubit të futbollit F.K. Teuta Në vitet 1997-2002 sponsor i klubit të F.K Erzeni Tituj nderi 1998 - Bashkia Shijak i jep titullin “QYTETAR NDERI” Për kontributin e madh që ka dhenë si president i klubit të qytetit. 2001 - Bashkia Durrës dhe shoqata“Durrësi“ i jep titullin “NDERI I QYTETIT” për kontributin e shquar, të dhënë në zhvillimin ekonomik të qytetit si edhe për vlerat e spikatura profesionale dhe humane në dobi të interesave të qytetit të Durrësit. 2002 – Shoqata “Durresi“ i jep titullin „Simbol i Qytetit të Durrësit“ për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, në mbështetjen e aktiviteteve për promovimin e historisës dhe kulturës qytetare durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale e humane. 2003 - Bashkia Durrës e shoqata “Durrësi” i jep titullin “DYRRAH 3000”. 2002 - Zgjidhet President i Federates Shqiptare te Futbollit Në bazë të filozofisë së Armand Dukës në drejtimin e futbollit: “Menaxhim efikas, administratë e fortë dhe funksionale, përmirësim i infrastrukturës dhe komunikimit me anëtarët e saj, në shërbim të lojës dhe spektaklit, të rezultateve dhe imazhit”, Federata Shqiptare e Futbollit ndërton një strategji efikase të ndryshimit të prekshëm. Drejtimet kryesore të kësaj strategjie, kanë qenë: Riorganizimi i një institucioni të rregullt. Ndërtimi i një administrate të fortë dhe funksionale në shërbim të garës, spektaklit dhe mbarëvajtes së kampionateve. Menaxhim i shkëlqyer, i imazhit të ekipeve kombëtare dhe përmirësimi deri në përsosje i kushteve për ta. Përmirësimi i infrastrukturës dhe i komunikimit me klubet anëtare të FSHF-së Ndryshimet u ndjenë menjëherë. Strukturat e Federatës nisin të funksionojnë më së miri dhe krijohet një administratë e aftë për të udhëhequr lojën më të dashur në Shqipëri. Kampionatet e futbollit i rikthehen normalitetit, ndërkohë që FSHF, në bashkëpunim me UEFA-n, përfundon projektin për ndërtimin e dhjetë fushave në stadiumet kryesore shqiptare. Krijohet qendra e stërvitjes së ekipeve kombëtare, një ëndërr e kahershme e strukturave shqiptare të sportit. FSHF bëhet institucioni i parë sportiv, në Shqipëri, që blen një seli të vetën dhe administrata e përmirëson mjaft nivelin e punës së saj, duke bërë një revolucion të vërtetë në infrastrukturën logjistike. Përmirësimi i kushteve për skuadrat kombëtare, ka qenë një nga arritjet më të mëdha të Federatws Shqiptare tw Futbollit gjatw kësaj periudhe, të cilat janë pasuar edhe nga disa rezultate të spikatura dhe historike në fushën e lojës. Në drejtimin e skuadrës kombëtare shqiptare vijnë emra të njohur të futbollit botëror, kampionë bote, kampionë evrope dhe figura të njohura të trajningut, si Xhuzepe Dosena, Hans Peter Brigel, Oto Bariç apo Ari Han. Shqipëria përveçse ndryshon rrënjësisht imazhin e kombëtares së saj, ngjitet shumë shkallë në renditjen e FIFA-s, në vende që si kishte arritur kurrë më parë. Rezultatet e skuadrës kombëtare gjatë kësaj periudhe janë më të mirat në historinë e futbollit shqiptar, ndërsa vetë imazhi i saj, është rritur shumë tek sportdashësit. 2006 Rizgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit detyrë që vazhdon ta mbaje edhe sot. Në mënyrë pothuajse plebishitare (ka fituar 51 nga 68 votat e mundshme), Asambleja e Futbollit e rizgjedh President të FSHF-së, për një mandat të dytë. Gjatë kësaj periudhe, filozofia e Armand Dukës, ka qenë përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, bashkëpunimi i ngushtë dhe ndihma për klubet anëtare, plotësimi i logjistikës dhe në mënyrë të veçantë përsosja e metodave të menaxhimit, për t’i vënë të gjitha këto në shërbim të lojës dhe bukurisë së saj. Përsosja e mënyrës së punës e administratës, kualifikimi i kuadrit trajner dhe gjyqtar, nëpërmjet seminareve të ndryshme, përmirësimi i kushteve të ekipeve kombëtare, bashkëpunimi i ngushtë dhe ndihma për klubet anëtare të Federatës, janë disa nga drejtimet e punës së FSHF-së në këtë periudhë. „Përsosje, kualifikim, menaxhim, marketing, të gjitha për të mirën e futbollit“, ka qenë filozofia e Federatës Shqiptare tw Futbollit gjatw mandatit tw dytw tw Armand Dukës si President i FSHF-së. Por kjo nuk do të ishte plotësisht e saktë, në rast se s’do të shtohej edhe termi: pavarësi institucionale. Për gati tre vjet me rradhë, FSHF, përballet me sulme të ndryshme të institucioneve shtetërore, që kanë si qëllim kryesor cënimin e pavarësisë së FSHF-së dhe vënien e saj nën urdhërat e politikës. „Respektoj dhe dua shtetin tim por futbollin e drejtojnë statuti i FSHF-së dhe organet e zgjedhura prej asamblesë. Askush, përveç anëtarëve të familjes së futbollit, nuk ka të drejtë të marrë vendime në emër të tij“, ka qenë përmbledhja e qëndrimit i Armand Dukës për këtë problem, e cila është përkrahur dhe mbështetur nga të gjitha strukturat e zgjedhura dhe legjitime të FSHF-së, anëtarët e saj si edhe organizmat e njohura të futbollit europian dhe botëror FIFA dhe UEFA. |